Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Institucion qeveritar në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), është themeluar më 20 dhjetor të vitit 1975 në Prishtinë me Ligj të veçantë të Kuvendit të Kosovës.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (Akademia e Kosovës) është institucioni më i lartë i shkencës dhe i artit në Kosovë i themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Interesi publik e kombëtar i Akademisë shprehet në ushtrimin e veprimtarisë së saj në fushën e shkencës dhe të artit, që përfshin kultivimin, nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike. Selia e Akademisë është në Prishtinë.[1] Në muajin dhjetor u formua Komisioni për themelimin e saj. Në tetor të vitit 1975 Komisioni kishte bërë zgjedhjen e 11 anëtarëve të rregullt dhe 2 korrespondentë të Shoqatës. Në vitin 1978 Shoqata u avancua në Akademi.
Akademia përbëhet nga tri organe kryesore nga Kuvendi, Kryesia dhe Kryetari. Ndër to organi më i lartë është Kuvendi i Akademisë dhe përbëhet nga të gjithë anëtarët e rregullt dhe korrespondentë të saj. Prezentues i Akademisë është Kryetari i Akademisë. Akademia ka anëtarë të rregullt, anëtarë korrespondentë, anëtarë të jashtëm. Akademikët d.m.th shkencëtarët që bartin titullin Akademik ata janë anëtarë të përjetëshëm.[1]
Në kuadër të Akademisë në fillim kishte anëtarë të të gjitha komuniteteve që vepronin dhe jetonin në Kosovë; shqiptarë, serbë, boshnjakë etj.
Në prill të vitit 1989 u ndërprefinancimi i veprimtarisë së Akademisë me "arsyetim" se nuk i përmbushte standardet jugosllave dhe se me angazhimet e saj publike e rëbdonte rendin kushtetues të ish-Jugosllavisë. Së pari ASHAK doli me Deklaratën Kushtetuese,pastaj doli në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Kosovë,sidomos të shqiptarëve në kuadër të ish-Jugosllavisë,e përkrahu Referendumin për pavarësi,intensifikoi bashkëpunimin me Akademinë e Shqipërisë etj.
Në vitin 1992 Kuvendi i Serbisë,edhe pse nuk ishte themelues i kësaj Akademie,shpalli të mbyllur ASHAK-un.Anëtarët e kësaj Akademie nuk e përfillën vendimin e Serbisë dhe vazhduan punën në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme deri në vitin 1994 policia serbe mbylli godinën e ASHAK-ut duke e përdorur atë për qëllime të tjera.
Gjatë viteve të punës jashtë objektit ,Akademia e vazhdoi punën e rregullt,duke publikuar revista e publikime të tjera shkencore e shoqërore.Publikimin e veprave shkencore e ndihmuan shumë donatorë,në mesin e tyre duhet vequar firmën "Salbatring" me pronar Hetem Ramdani i cili për veprimtarinë botuese të Akademisë dhuroi 40.000 dollarë,Shefki Neziri dhuroi 8.000 franga zvicerane ,Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Kosovës,i cili veprimtarinë e vet botuese e zhvillonte po ashtu në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme,jashtë objektit të vet,në shtëpi private,arriti t'i ndihmonte Akademisë në realizimin e planit botues ( 4 tekste në vit). Lista e donatorëve që e ndihmuan Akademinë gjatë gjiithë atyre viteve është e gjatë.
Remove ads
Seksionet
Akademia ka katër seksione:
- Seksionin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë
- Seksionin e Shkencave Shoqërore
- Seksionin e Shkencave të Natyrës
- Seksionin e Arteve.
Seksionet udhëhiqen nga sekretarët e seksioneve. ASHAK-u ka edhe Departamentin e Bibliotekës dhe të Administratës.
Kryesia
- Kryetar: Akademik Mehmet Kraja
- Nënkryetar: Akademik Justina Shiroka Pula
- Sekretar i përgjithshëm: Akademik Besnik Krasniqi
- Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë: Akademik Sabri Hamiti
- Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore: Gjyljeta Mushkolaj
- Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës: Fetah Podvorica
- Sekretar i Seksionit të Arteve: Akademik Zeqirja Ballata
- Sekretare e Akademisë: Lendita Pula
Remove ads
Anëtarë të rregullt
- Ali Aliu
- Anton K. Berishaj
- Arsim Bajrami
- Arsim Morina
- Bardh Rugova
- Besnik Krasniqi
- Eqrem Basha
- Fejzullah Krasniqi
- Frashër Demaj
- Hivzi Islami
- Isa Mustafa
- Isuf Krasniqi
- Justina Shiroka Pula
- Jusuf Bajraktari
- Kujtim M. Shala
- Mehmet Kraja
- Muhamedin Kullashi
- Nexhat Daci
- Rauf Dhomi
- Rexhep Ismajli
- Rexhep Qosja
- Sabri Hamiti
- Shkumbin Munishi
- Xhevdet Xhafa
- Zejnullah Rrahmani
- Zeqirja Ballata
Anëtarë korrespondentë
- Enver Hamiti
- Fetah Podvorica
- Gjyljeta Mushkolaj
- Ismet Jonuzi
- Mehmet Halimi
- Muhamet Mala
- Myzafere Limani
- Nysret Krasniqi
- Qamil Haxhibeqiri
- Zake Prelvukaj
Anëtarë të jashtëm
In memoriam
Të rregullt
- Agim Çavdarbasha
- Ali Hadri
- Ali Podrimja
- Anton Pashku
- Besim Bokshi
- Dervish Rozhaja
- Edi Shukriu
- Ekrem Myrtezai
- Engjëll Berisha
- Enver Gjerqeku
- Esad Mekuli
- Esat Stavileci
- Eshref Ademaj
- Fehmi Agani
- Feriz Krasniqi
- Gazmend Zajmi
- Hajredin Hoxha
- Ibrahim Kodra
- Ibrahim Rugova
- Idriz Ajeti
- Jashar Rexhepagiq
- Latif Susuri
- Luan Mulliqi
- Mark Krasniqi
- Minir Dushi
- Muharrem Berisha
- Musa Haxhiu
- Muslim Mulliqi
- Osman Imami
- Pajazit Nushi
- Ramiz Abdyli
- Rexhep Ferri
- Ruzhdi Pllana
- Sali Gashi
- Syrja Popovci
- Tahir Emra
- Vladeta Vuković
- Vukašin Vuk Filipović
Të jashtëm
- Agnja Desnickaja
- Aleksandar Stipçeviq
- Bahri Beci
- Branko Paviçeviq
- Çesk Zadeja
- Christian Gut
- Dragisha Ivanoviq
- Dusan Kanazir
- Ed-Hem Çamo
- Eric P. Hamp
- Gjelosh Gjokaj
- Grga Novak
- Gunnar Svane
- Ibrahim Kodra
- Ismail Kadare
- Janez Milçinski
- Joseph Milie-Emili
- Kolë Popa
- Kolec Topalli
- Kristaq Prifti
- Leonard Newmark
- Michael Roux
- Mihajlo Apostolski
- Neils S. Cherniack
- Pavle Saviq
- Radoslav Katiçiq
- Ramiz Abdyli
- Robert Elsie
- Shaban Demiraj
- Tish Daija
- Tomë Berisha
- Wilfried Fiedler
Remove ads
Anëtarë nderi
Kryetarë të Akademisë deri më tash
- Esad Mekuli (20.12.1975 – 29.01.1979)
- Idriz Ajeti (29.01.1979 – 11.05.1982) – (25.05.1995 – 09.07.1996) – (09.07.1996 – 08.11.1999)
- Dervish Rozhaja (11.05.1982 – 10.05.1984)
- Syrja Pupovci (11.05.1984 – 09.05.1986)
- Vukašin Vuk Filipović (09.05.1986 - 24.05.1990)
- Musa Haxhiu (24.05.1990 – 04.06.1992)
- Mark Krasniqi (04.06.1992 – 27.06.1993)
- Gazmend Zajmi (27.06.1993 – 30.06.1994) – (30.06.1994 – 25.05.1995)
- Nexhat Daci (08.11.1999 – 30.11.2002, 2017-2019)
- Rexhep Ismajli (2003 - 2009)
- Besim Bokshi (2009 - 2012)
- Hivzi Islami (2012 - 2017)
- Mehmet Kraja (2019 - aktualisht)
Remove ads
Burimi i të dhënave
Shih edhe
Referimet
Lidhje të jashme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads