Çmimi i madh i Bahrainit 2008
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
F1 Bahrain për vitin 2008 ishte gara e tretë në Formula Një e organizuar nga FIA që u mbajt nga 4 gjer më 6 prill në Qarkun Ndërkombëtar në Bahrain në Sakhir, Bahrain.
Në dy garat më parë piloti i ekipit McLaren, Lewis Hamilton, ishte udhëheqës në tabelën e klasifikimit me 3 pikë para pilotëve Kimi Räikkönen nga Ferrari dhe Nick Heidfeld nga BMW. McLaren gjithashtu kishte epërsi 5 pikëshe para ekipit BMW dhe 13 pikëshe para Ferrarit.
Remove ads
Përmbledhje
Ushtrimet
Gjat ushtrimeve të dyta të së premtes Lewis Hamilton kishte një aksident të madhë.
Kualifikimet
- Rundi i parë
Ndër pilotët që nuk arritën të kualifikohen për rundin e dytë ishin Coulthard nga Red Bull dhe Vettel nga Toro Rosso.
- Rundi i dytë
Massa me goma të reja arriti të zhvillojë xhiro në kohë 1:31.188, kurse pilotët e ekipit Red Bull dhe Toro Rosso nuk arritën të kualifikohen në rundin final. Webber, Barrichello, Glock, Piquet Jr., Bourdais dhe Nakajima ishin ata të cilët nuk arritën të kualifikohen për rundin final.
- Rundi i tretë
Kubica tregoi se çfar mund të bëj BMW duke u radhitur në pozitën e parë me kohë prej 1:33.096. Massa nuk arriti të e tejkalojë kështu që u radhit i dyti, Hamilton i treti Raikkönen i treti. Kovalainen, Heidfeld, Trulli, Rosberg, Button dhe Alonso kompletuan vijën top-10.
Gara

Në start Massa dhe Kubica filluan mirë, kurse Massa arriti të tejkalojë BMW-në e Kubicës. Lewis Hamilton u nis shumë ngadalë duke mbetur mu në mes. Kovalainen shfrytëzoi këtë rast dhe kaloi në pozitën e katërt. Në kthesën e pestë Sebastian Vettel u largua nga gara për shkak të problemeve me motorin, kurse Hamilton në fund të xhiros së parë u gjet i nënti pas spanjollit Alonso. Button u godit nga prapa dhe iu dëmtua goma kështu që u detyrua të paraqitet tek mekanikët.
Në xhiron e dytë Hamilton u ndesh me Alonzon duke shkatërruar krahun e tijë të përparëm dhe rastin për të fituar pikë.
Në xhiron e tretë Trulli, Rosberg dhe Webber luftonin për pozitën e 6-të, 7-të dhe 8-të, por asnjëri nuk arritit të tejkalojë tjetrin. Përpara, në kolonë Räikkönen tejkaloi Kubicën dhe u ngjit në pozitën e dytë dhe u bënë 1-2 Ferrari para të tjerëve. Në fund të xhiros Heidfeld u ngjit në pozitën e katërt.
Në xhiron e 18-të Kubica u paraqit tek mekanikët për të mbushur veturën me derivat, pastaj njetë veproi dhe Rosberg me Williams.
Në fund, Massa fitoi garën e parë në këtë sezon për 3.3 sekonda para kolegut Räikkönen dhe 1-2 fitore për Ferrarin. Kubica u radhit i treti dhe Heidfeld i katërti. Kovalainen ishte piloti i vetëm i ekipit McLaren që fitoi pikë me pozitën e tijë të pestë. Trulli, Webber dhe Rosberg ishin pilotët tjerë të cilët fituan pikë. Timo Glock për herë të parë përfundoi garën edhe atë si i 9-i.
Remove ads
Statistikat
Kualifikimet
Gara
Remove ads
Referimet
Shih edhe
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads
