Jenson Button
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Jenson Alexander Lyons Button (sq. Xhenson Aleksandër Lons Buton) (lindur më 19 janar 1980) është një pilot britanik i Formula Një nga Anglia i cili aktualisht garon me McLaren. Ai është shpallur Kampion Botëror i Formula Një në sezonin 2009, duke garuar me Brawn GP.
Button filloi karrierën e tij të garimit në kategorinë karting që në moshën tetë vjeçare duke arritur një sukses të hershëm, përpara se të përparonte te Kampionati Britanik i Formula Ford dhe Kampionati Britanik i Formula Tre. Ai garoi për herë të parë në Formula Një me Williams F1 në vitin 2000. Në vitin e ardhshëm ai kaloi te Benetton, një vit më vonë te Renaulti, dhe në vitin 2003 kaloi te BAR. Ai e mbylli sezonin 2004 në vendin e tretë në renditjen e pilotëve, duke u renditur mbrapa dy pilotëve të Ferrarit. BAR përfundimish u riemërua Honda për sezonin 2006, gjatë të cilës Button fitoi Çmimin e tij të parë të madh në Hungari, pas 113 garash.[1]
Pas tërheqjes së Hondës nga sporti në dhjetor 2008, ai ngeli pa skuadër për sezonin 2009, deri sa Ross Brawn bleu një skuadër në shkurt 2009, dhe Button çudërisht e gjeti veten e tij në nivele të larta me makinën e tij me motorr Mercedes. Ai arriti të barazojë rekordin me gjashtë fitore në shtatë garat e para të sezonit 2009, duke siguruar Titullin Kampion për Pilotë pas 2009 Çmimit të madh të Brazilit, duke udhëhequr me pikë gjatë gjithë sezonit; suksesi i tij gjithashtu ndihmoi Brawn GP për të siguruar Titullin Kampion për Konstruktorë.
Për sezonin 2010, ai kaloi te McLaren, duke qënë shok skuadre i britanikut tjetër dhe ish kampionit tjetër të Formula Një, Lewis Hamilton. Pasi e mbylli sezonin e parë me skuadrën në vendin e dhjetë, Button e mbylli sezonin 2011 si ndjekës. Në sezonin 2012, ai mori poz pozitën e tij të parë me McLaren në 2012 Çmimin e madh të Belgjikës. Ai e shpenzoi sezonin e pestë me McLaren në vitin 2014, i 15ti i tij në Formula Një. Nga 275 gara që Button ka startuar, ai ka fituar 15 të tilla, duke marrë edhe 50 podiume. Button është shpallur "Njeriu i Vitit" në vitet 2009 dhe 2011 nga Top Gear.
Remove ads
Biografia
Karriera
Vitet 2000 - 2002
Vitet 2003 - 2005
Vitet 2006 - 2007
Statistikat
Rezultatet e garimeve
Shih dhe këtë
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads