Kampionati Botëror i Formula Një 2008

From Wikipedia, the free encyclopedia

Kampionati Botëror i Formula Një 2008
Remove ads

Formula 1 kampionati i vitit 2008 është kampionati i 59-të botërorë në Formula 1, organizuar nga FIA. Ky kampionat filloi më 16 mars dhe mbaroi më 2 nëntor të vitit 2008 pas 18 garave të zhvilluara. Është sezoni i parë nën marrëveshjen e re Kondord. Këtë sezon garojnë shtatë ekipe me nga dy pilotë për garë. Për këtë sezon paraqiten edhe dy qarqe garuese qarku rrugorë në Valencia dhe qarku rrugorë në Singapur ku tek i pari do të zhvillohet gara për çmimin e Evropës dhe tek i dyti për të Singapurit. Gjithashtu gara në Singapur do të jetë gara e parë e cila do të zhvillohet natën.


Formula 1 2008
Kampion:

Sezoni i kaluar - Sezoni i ardhshëm
Gara kampionale 18
Piloti kampion Lewis Hamilton
Ekipi kampion Scuderia Ferrari
Koment:
Përdorimi i stampës
Thumb
Fernando Alonso duke testuar Renault R28Valencia.
Thumb
Sébastien BourdaisToro Rosso STR2B.
Remove ads

Para sezoni dhe testimet

Sezoni i parë multi ekiporë filloi në Jerez14 janar të vitit 2008. Në këtë ditë Ferrari, McLaren dhe Toyota i testuan veturat e tyre të vitit 2008. Williams testoi versionin e modifikuar të FW29 gjersa Renault dhe Red Bull testuan veturat e tyre të vitit 2007. Në testim morrën pjesë gjithashtu edhe Honda, Toro Rosso, Super Aguri dhe Force India. BMW nuk morën pjesë në testim pasi përgatisnin veturën e re F1.08.[1] Pastaj më 22 janar testimi kaloi tek Valenci. Renault dhe Williams ishin ekipet e vetme që testuan ditën e parë. Që të dy ekipet testuan veturat konkuruese të vitit 2008.[2] Tri ditët e ardhëshme testimit iu bashkangjitën të gjithë ekipet tjera përveç Super Aguri-t. Më 1 shkurt për testim ekipet kaluan në Barcelonë ku përsëri Super Aguri i lëshoi testimet. Ditën e parë të testimit Kazuki Nakajima pati aksident me veturën e tijë FW30.[3] Gjithashtu gjatë kësaj dite kishte sulm racist ndaj pilotit anglez Lewis Hamilton. Williams u largua ditën e tretë të testimit që të tentojë të përmirësojë defektin i cili shkaktoi aksidentin e Nakajima-s. Në ndërkohë më 4 shkurt Ferrari dhe Toyota kaluan në Bahrain për të vazhduar testimet me veturat F2008 dhe TF108.[4]

12 shkurt testimi kaloi në Jerez. Ditën e parë Red Bull dhe Williams ishin ekipet e para që testuan.[5] Ditën e dytë u paraqitën ekipet tjera përveç Ferrari dhe Toyota (që ishin akoma në Bahrain).

19 shkurt ekipet kaluan në Barcelonë, kurse testimi përfundimtarë u realizua më 25 shkurt ku morën pjesë tëgjitha ekipet përveç Super Agurit.

Remove ads

Ekipet

4 shkurt të vitit 2006 presidenti i FIA-s, Max Mosley, deklaroi se të gjitha ekipet e interesuara për garim në sezonin e vitit 2008 do të kenë shtatë ditë kohë gjatë së cilës duhet të dorëzojnë një aplikacion për të garuar.[6] Të gjitha ekipet aktuale aplikuan, gjithashtu edhe disa të tjera. Më 28 prill të vitit 2006, FIA shpalli se të gjitha aplikimet e ekipeve për vitin 2008 u pranuan sëbashku me ekipin e ri Prodrive, i krijuar nga ish kryetari i BAR dhe Benetton, David Richards. Në atë kohë u paraqitën 21 aplikime nga të cilat u vërejtën: European Minardi F1 Team Ltd, Jordan Grand Prix, Direxiv dhe Carlin Motorsport. Sidoqoftë edhepse aplikacioni i ekipit Prodrive u pranua, prapë se prapë ekipi deklarioi se nuk do të garojë në sezonin e vitit 2008 për shkak të legalitetit të veturave të konsumatorëve.[7]

Ekipet nënshkruese me FOM

Ekipi sportiv japonez Super Aguri u tërhoq nga kampionati më 6 maj pas 4 garave të zhvilluara me asnjë pikë të arritur dhe me pozitën e 13 si pozitën më të mirë të arritur (nga Sato).

Veturat e reja për sezonin

Më shumë informacion Konstruktorë, Shasia ...

* Ekipet që filluan sezonin me veturat e përmirësuara të vitit 2007.

Ekipet dhe pilotët

Ekipet dhe pilotë pjesmarrës në kampionatin botërorë të vitit 2008[18] :

Më shumë informacion Hyrja, Konstruktorë ...
Remove ads

Orari i garave

Orari i garave të caktuara nga këshilli botërorë i FIA-s për vitin 2008[60]:

Më shumë informacion Nr., Emri zyrtarë ...
Remove ads

Ndryshime

Ndryshimi i rregullave

  • Electronic Control Unit (ECU) furnizuar nga McLaren Electronic Systems (nën shenjën dalluese të Mikrosoftit).[62]
  • Kontrolli i nisjes dhe lëvizjes u larguan, gjithashtu u larguan dhe disa shtesa tjera elektronike duke përfshirë dhe mundësinë e frenimit të motorit.[63]

Motori dhe ndërruesi i shpejtësisë

  • Max Mosley propozoi "ngrirje" të motorit për dhjetë vite. Më vonë të gjithë ekipet u pajtuan për "ngrirje" të motorit për pesë vite.[64]
  • Motorët u kufizuan në 19,000 rpm sipas kodit sportiv 5.1.3.[65]
  • Ndërrimi i parë i pa pritur i motorit nga ana e ekipit nuk do të shpie në 10 vende zhvendosje dënim të zakonshëm.[66]
  • Një motor duhet të zgjasë dy gara, nëse motori është ndërruar para kualifikimeve atëherë piloti dënohet me 10 vende zhvendosje. Nëse motori është ndërruar pas fillimit të kualifikimeve, piloti duhet të fillojë garën si i fundit. Në ushtrimet e së premtes ekipeve u lejohet të përdorin motorë tjerë.[67]
  • Derivati i veturave duhet të ketë sëpaku 5.75% materiale biologjike,[68] ashtu që veturat tu përgjigjen ligjeve evropiane për derivate.
  • Ndërruesi i shpejtësive të zgjasë katër gara, 5 vende zhvendosje dënim për ndërrim të ndërruesit të shpejtësive. Nëse piloti nuk e mbaron garën, i lejohet të ndërrojë ndërruesin e shpejtësive për garën e radhës pa u dënuar.[67]

Veturat

  • Kabina mbrojtëse është përmirësuar.[69]
  • Përdorimi i "veturës shpëtuese" është kufizuar. Çdo ekip nuk lejohet të ketë më shumë se dy vetura për përdorim në çdo kohë. Në këtë kontekst, një veturë konsiderohet nëse një veturë vlerësohet pjesërisht mbijetuese, me motor, pjesët e përparme, me radiatorë, rezervuarin e vajit ose me ngrohës.[67]
  • Krahu i veturës nuk mund të jetë më i lehtë se 605 kg (afërsisht 1,334 lbs.) gjatë garave.[67]

Gomat

  • Asnjë pilot nuk mund të përdorë më shumë se dy palë goma gjatë ushtrimeve të së premtes.[67]
  • Gjatë një gare asnjë pilot nuk lejohet të përdorë më shumë se 14 palë goma.[67]
  • Bridgestone do të jetë furnizues zyrtarë i gomave për sezonet 2008-2010.[70]

Kualifikimet

  • Pjesa e parë e kualifikimeve do të zgjasë 20 minuta dhe pjesa e tretë 10 minuta. Ekipet pjesmarrëse në pjesën e tretë të kualifikimeve nuk kanë të drejtë pas kualifikimeve të mbishin rezervuarët e veturave me derivate.
  • Koha minimale për cdo kualifikim është caktuar posaçërisht për çdo garë.

Testimi

  • Asnjë ekip garues nuk ka të drejta që të bëjë më shumë se 30,000 km (~18,640 mi) testim brenda vitit 2008.[67]
Remove ads

Emetimi medial

  • Në Shtetet e Bashkuara të drejtën e transmetimit e ka Speed Channel, por gjithashtu FOX do të emetojë 4 gara edhe atë të Kanadasë, Francës, Anglisë dhe Gjermanisë. Sidoqoftë vetëm gara në Kanada transmetohet drejt për drejtë, kurse të tjerat transmetohen të xhiruara.
  • Në Britaninë e Madhe të drejtën e transmetimit e ka ITV për herë të fundit pasi që nga viti 2009 merr përsipër transmetimin kanali televiziv BBC.
  • Në Suedi transmetimin e bën TV6, kurse kualifikimet Viasat Sport.
  • Në Kosovë të drejtën e transmetimit e ka TRK.
  • Në Maqedoni të drejtën e transmetimit e ka TVM.
Remove ads

Rezultatet e garimeve

Fituesit e garave

Radhitja e pilotëve në garime

Më shumë informacion Poz., Piloti ...

Radhitja e konstruktorëve në garime

Më shumë informacion Poz., Ekipi ...
‡ - u largua nga garimi.
Remove ads

Statistikat

Statistikat e pilotëve

Më shumë informacion Nr., Piloti ...

Statistikat e konstruktorëve

Më shumë informacion Pozita, Ekipi ...
Remove ads

Referime

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads