Fatmir Sejdiu

From Wikipedia, the free encyclopedia

Fatmir Sejdiu
Remove ads

Fatmir Sejdiu (i lindur më 23 tetor 1952 në PakashticëPodujevës) është profesor universitar dhe politikan shqiptar nga Kosova. Ai shërbeu si Presidenti i Dytë i Republikës së Kosovës, gjatë viteve 2006–2010 duke e zëvendësuar ish-Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën. Ai ishte kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK-së) nga data 9 Dhjetor 2006 deri më 7 Nëntor 2010.

Fakte të shpejta Presidenti i Dytë i Republikës së Kosovës, Paraprirë nga ...

Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Podujevë. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po në këtë Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratës.

Për studime të thelluara, Prof.Fatmir Sejdiu ka qëndruar në Francë (Universiteti Paris 2) dhe në SHBA (Arizona State University), ndërsa ka pasur qëndrime më të shkurtra studimore edhe në universitete të tjera. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha juridike – historike dhe juridike kushtetuese. Është autor librash të veçantë nga këto fusha.

Dr.Fatmir Sejdiu punoi si profesor në Fakultetin Juridik dhe atë të Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës.

Ai ishte pjesëmarrës i Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 23 dhjetor 1989. Në Kuvendin e Parë Zgjedhor në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më 1992 anëtar i Kryesisë së LDK-së, ndërsa më 1994 Sekretar i Përgjithshëm i LDK së, detyrë të cilën e kryen edhe sot.

Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, mbajtur më 1991. Ka qenë ndër njerëzit kryesorë për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që janë mbajtur më 1992 dhe 1998.

Fatmir Sejdiu është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 1992 dhe më 1998. Po kështu, më 1998 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese.

2001, në zgjedhjet e para demokratike të pasluftës, është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit. Deputet dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit është zgjedhur sërish më 2004. Z. Sejdiu ka qenë gjithashtu anëtar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike.

Më 10 shkurt, 2006, pas rethit të tretë të votimeve në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Sejdiu u zgjodh kryetari i dytë i Kosovës. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, Dr. Fatmir Sejdiu rizgjidhet më 9 janar 2008 për një mandat të dytë pesëvjeçar. Ai kështu u bë presidenti i parë i Republikës së Kosovës së pavarur. Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës më 27 shtator 2010.[1]

Remove ads

Kryetari i Kosovës

Pas marrjes së postit të kryetarit dhe më vonë, në kabinetin e tij presidenti Fatmir Sejdiu këtë ekipë: Isa Mustafa në funksion të këshilltarit për ekonomi; Vjosa Osmani nga 1 gushti i vitit 2006 në funksionin të këshilltarës për Çështje Ligjore dhe Ndërkombëtare ndërsa nga 27 gushti 2009 është zgjedhur edhe shefe e stafit të Presidentit të Republikës; Naim Jerliu nga janari i vitit 2007, në funksion të këshilltarit politik; Shqipe Mjekiqi nga 23 janari i vitit 2008, në funksinon të këshilltarës për Integrim Evropian; Korab R. Sejdiu nga 19 marsi i vitit 2008, në funksion të këshilltarit ligjor; Berim Ramosaj nga nëntori i vitit 2009 në funksion të këshilltarit për ekonomi;[2]

Remove ads

Tituj

Remove ads

Burimi i të dhënave

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads