Festivali Evropian i Këngës 2009

From Wikipedia, the free encyclopedia

Festivali Evropian i Këngës 2009
Remove ads

Festivali Evropian i Këngës 2009 ose Eurovizioni 2009 ishte edicioni i 54-të me radhë dhe u mbajt me 12 maj (gjysmëfinalja e parë), 14 maj (gjysmëfinalja e dytë)[1] dhe 16 maj të vitit 2009 (finalja) në Moskë, Rusi[2]. Rusia fiton të drejtën për ta drejtuar Festivali Evropian të Këngës 2009 pasi korri fitore edicionin e kaluar që u mbajt në Beograd, Serbi dhe ku Rusia u përfaqësua nga Dima Bilan cili këndojë këngën Belive.[3] Andaj ky edicion i Festivalit Evropian të Këngës për herë të parë mbahet në Rusi.

Për fëmijët shiko Festivali Evropian i Këngës Për Fëmijë 2009
Fakte të shpejta Gjysmëfinalja e parë, Gjysmëfinalja e dytë ...

Nga ndryshimet e fundit është dëgjuar se sistemi votues është ndërruar. Me rastin e një takimi u vendos që juria të jetë pjesëmarrëse në votim. Saj përket konkursit deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 42 shtete, përderisa Republika e Kosovës ka publikuar interesimin për pjesëmarrje në Festivali Evropian të Këngës 2009 dhe nuk është pranuar, Sllovakia është shtet i cili ka shprehur një interesim për rikthim në këtë festival, gjë që e ka arritur. Kurse të tërhequr konsiderohen San Marino dhe Gjeorgjia.

Remove ads

Vendi

Konkursi Evropian u mbajt në Rusi, më saktësisht në arenën: Olympic Indoor Arena në Moskë.

Vladimir Putin , Kryeministër i Rusisë u shpreh se Festivali Evropian i Këngës 2009 do të mbahej në Moskë, gjithashtu European Broadcasting Union (EBU) ka konfirmuar lajmin,[4][4][5][6] por ky u bë edhe një pjesë e propozimit nga ana e televizionit publik Rus - C1R (Channel One Russia) që konkursi të mbahet në Stadiumin Olimpik[4] në Moskë[4][7]

Të premten më 30 janar u hodh shorti se cili shtet i takon cilës gjysmëfinale. Përcaktimi u bë sipas sistemit të vitit të kaluar. Sipas konkursit të kaluar, Festivali Evropian i Këngës 2008, sistemi i shpërndarjes së shteteve nëpër gjysmëfinale është bërë sipas ndarjes së shteteve nëpër 6 grupime në bazë të shtrirjes së shteteve. Kjo është bërë për arsye që të pengoheshin shtetet që votonin njëra-tjetrën. Kështu ndaheshin ato shtete dhe vetëm shtetet pjesëmarrëse kishin të drejtën e votimit. Ndarja e shteteve do bëhet nga ´´Katërshja e Madhe´´ Britania e Madhe, Spanja, Franca, Gjermania, dhe shteti zotërues Rusia.

Remove ads

Pamja vizuale

Në ditën kur u bë ndarja e shteteve, se cili shtet i takoj cilës gjysmëfinale u prezantua edhe Logoja (Stema) e Festivalit Evropian të Këngës 2009. Stema është bazuar në Zogun e Fantazisë e cila përmban të gjitha ngjyrat. Kjo është hera e parë që këtë vit s'kishte këtë parulla qysh nga viti 2001 ku ky Festival u mbajt në Kopenhagë të Danimarkës. John Casey ishte dizajnuesi i skenes së Eurovisionit 2009 në Rusi. Ai shumë herë kishte punua me ruset duke bërë dizajne për skenat Ruse. Ai ishte edhe dizajnuesi i skenes së Eurovisionit 1997 që u mbajt ne Dublin, Irlandë.

Remove ads

Formati

Diskutimi për formatin e Eurovizionit 2009 mori vend në Athinë në qershor të vitit 2008. Aty u propozua që shtetet që deri më tani u konsideruan si Katërshja e madhe apo (Big Four) që përbëjnë: Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Spanjën dhe Francën e të cilat deri më tani posedonin të drejtën automatike të futjes direkt në finale, të humbin të drejtën e kualifikimit për në finalen e Evrovizionit 2009.[8] Sido që të jetë Katërshja e madhe do vazhdon të jetë pjesë automatikale e Finalës 2009.[9]

Votimi

50% Juria dhe 50% Televotuesit. Duke iu përgjigjur disa televizioneve publike EBU konfirmoj që sistemi votues i vitit 2009 do të ndryshonte. Është konfirmuar se në Finale Fituesi do të zgjidhej duke kombinuar 50% të televotuesve dhe 50% të jurisë.[10] Ndryshim ka pësuar edhe votimi i kualifikuesve nga gjysmëfinalistët. Metoda e përzgjedhjes së kualifikuesve nga gjysmëfinalet ishte jetë kryesisht e njëjtë me sistemin e vitit të kaluar. 9 Shtete u zgjodhën në bazë të televotuesve kurse shteti i dhjetë do vijë nga Juria.[11] Gjatë përfundimit të mbrëmjës, shtetet dhanë votat e tyre radhazi në këtë mënyrë:

Remove ads

Ndarja e shteteve sipas shtrirjes

Remove ads

Shtetet pjesëmarrëse

Thumb
Ndarja apo klasifikimi i shteteve sipas shtrirjes u bë kështu; Shtetet dhe flamujtë e Europës të paraqitur në hartë.

Numri i shteteve të cilat e kanë bërë konfirmimin e tyre që do marrin pjesë në Festivalin Europian të Këngës 2009 është 42. Sllovakia është shtet i cili ka konfirmuar rikthimin e saj pas 11 viteve të terhequr, kurse Gjeorgjia pasi një herë ka konstatuar tërheqjen e saj nga Festivali Europian për shkak të konfliktit dhe luftës së Osetisë 2008 në pjesën veriore të Gjeorgjisë në menyre qe te nderpresë të gjitha marrvdheniet politike me ketë shtet ajo u inspirua për rikthim pas fitores së tyre në Festivalin Europian të Këngës për Fëmijë 2008 ku nga Rusia mori 12 pikë (pikët maksimale).Por, pasi që bëri përzgjedhjen e saj me Stefane & 3G with "We Don't Wanna Put In" EBU njoftoj Gjeorgjinë se kënga ishte e papranueshme ngase texti ishte shkruar në atë mënyrë që mund ta ngacmonte kryeministrin Rus Vladimir Putin. Gjeorgjia pati dy rrugë ose të ndryshonte këngën dhe përzgjedhjen ose të mos merrte fare pjesë në Eurovisionin 2009. Gjeorgjia zgjodhi terheqjen e saj. Këto janë shtetet e konfirmuara të cilat duhët të kalojnë nëpër gjysmëfinale.

San Marino konfirmoj tërhiqjen e saj nga Festivali duke u arsyetuar se vitin e kaluar edhe ndonse për herë të parë mirrnin pjesë, në gjysmëfinale mbeten me rezultate mjaftë të këqija duke u renditur në vendin e fundit me vetëm 5 pikë. Kurse më vonë San Marino konstatoj edhe se kushtet financiale mjaftë të dobëta nuk i mundësuan pjesëmarrjen e tyre.

Remove ads

Rezultatet

Gjysmëfinalja e parë

Shtetet në vazhdim i përkasin Gjysmë-Finales së parë. Me 30 janar 2009 u bë ndarja e shteteve nëpër Gjysmë-Finale kurse me 16 mars 2009 u bë radhitja e shteteve nëpër poozicioneve përmes sistemit të shortit.

Gjysmë-Finalja e parë

  • U mbajt më 12 maj 2009.
  • Nëntë shtetet më të votuara fituan të drejtën e hyrjes në Finale.
  • Juria përzgjodhi se cili do të ishte shteti i dhjetë që do të hynte në Finale.
  • Në këtë Gjysmë-Finale nga katërshja e madhe votuan vetëm Britania e Madhe, Gjermania dhe Spanja.
Më shumë informacion Nr., Shteti ...

Gjysmëfinalja e dytë

  • U mbajt me 14 maj 2009.
  • Nëntë shtetet më të votuara fituan të drejtën e hyrjes në Finale.
  • Juria përzgjodhi se cili do të ishte shteti i dhjetë që do të hynte në Finale.
  • Në këtë Gjysmë-Finale votuan vetëm Franca dhe Rusia.
Më shumë informacion Nr., Shteti ...
Remove ads

Finalja

Finalja u mbajt me 16 maj 2009.

  • Katërshja e madhe: Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Spanja u kualifikuan automatikisht ne Finale.
  • Shteti organizues, Rusia.
  • Nëntë shtetet që fituan më së shumti vota në Gjysmë-Finalen e parë.
  • Nëntë shtetet që fituan më së shumti vota në Gjysmë-Finalen e dytë.
  • Përzgjedhja e Jurisë nga të dy Gjysmë-Finalet.
Më shumë informacion Nr., Shteti ...
Remove ads

Kalendari

Këtu është i paraqitur kalendari i cili saktësisht ju informon për datat që patën ndodhi saj perket EBU-së.

dhjetor 2008

  • 19-21 dhjetor - Ditët e përzgjedhjes së përfaqësueses së Shqipërisë.
  • 30-31 dhjetor - Ditët e përzgjedhjes së përfaqësueses së Turqisë.

janar 2009

  • 10-31 janar - Ditët e përzgjedhjes së përfaqësueses së Britanisë së Madhe.
  • 12 janar - Dita e përzgjedhjes së artistit në mënyrë interno në Bosnje dhe Hercegovinë.
  • 17 janar - Dita e përzgjedhjes së artistit në mënyrë interno në Azerbajxhan.
  • 19 janar - Dita e përzgjedhjes së artistit në Zvicër dhe Bjellorusi.
  • 23 janar - Dita e përzgjedhjes së përfaqësueses së Malit të zi.
  • 30 janar - Dita e ndarjes së shteteve nëpër Gjysmë-Finale nga EBU-ja.
  • 31 janar - Dita e përzgjedhjes së përfaqësueses së Rumanisë, Danimarkës, Finlandës dhe Britanisë së Madhe.

shkurt 2009

  • 1 shkurt - Dita e përzgjedhjes së përfaqësueses së Sllovenisë dhe Holandës.
  • 3 shkurt - Dita e përzgjedhjes së përfaqësueses së Hungarisë.
  • 4 shkurt - Dita e përzgjedhjes së përfaqësueses së Andorrës.
  • 7 shkurt - Dita e përzgjedhjes së përfaqësueses së Maltës dhe Qipros.
  • 9 shkurt - Dita e përzgjedhjes së përfaqësueses së Gjermanisë në menyrë interene.
  • 10 shkurt - Kátya Tompos, mohoj të mundesinë për përfaqesim të Hungarisë andaj Hungaria do të zgjedh një artist të ri.
  • 14 shkurt - Dita e përzgjedhjes përfaqësueses së Armenisë, Polonisë, Moldavisë, Islandës dhe Lituanisë.
  • 18 shkurt - Dita e përzgjedhjes së këngës e cila do përfaqeson Greqinë.
  • 20 shkurt - Dita e përzgjedhjes së përfaqësueses këngës së Irlandës.
  • 21 shkurt - Dita e përzgjedhjes së përfaqësueses së Bullgarisë, Maqedonisë, Norvegjisë dhe Gjermanisë.
  • 28 shkurt - Dita e përzgjedhjes përfaqësueses së Portugalisë, Kroacisë dhe Letonisë.

mars

  • 1 mars - Dita e prezantimit të këngës së Bosnje dhe Hercegovinës.
  • 2 mars - Dita e prezantimit të përfaqësueses së Izraelit.
  • 7 mars - Dita e përzgjedhjes së përfaqësueses së Rusisë, Estonisë dhe Spanjës.
  • 8 mars - Dita e përzgjedhjes së përfaqësueses së Serbisë, Sllovakisë dhe Ukrainës.
  • 14 mars - Dita e përzgjedhjes së përfaqësueses së Suedisë.
  • 16-17 - Ditët e takimit mes EBU-së dhe delegacioneve përfaqësueses në Evrovizionin 2009.
  • 21 mars - Dita e prezantimit të përfaqesuesës së Republikës së Çekisë.

prill

  • Të gjitha shtetet pjesëmarrëse do paraqesin numrin e tyre ne radhitje.

maj

  • 2 maj - Qendra për shtyp dhe media hapet ne Moskë.
  • 12 maj - Gjysmëfinalja e parë.
  • 14 maj - Gjysmëfinalja e dytë.
  • 16 maj - Finalja e madhe.
  • 17 maj - Të gjitha shtetet dhe delegacionet kthehen në shtëpi kurse shteti fitues bën turne nëpër Europë.
Remove ads

Referime

Shiko edhe këtë

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads