Flaka Surroi

botuese kosovare From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Flaka Surroi (lindur më 1963) është gazetare dhe kolumniste shqiptare nga Kosova, si dhe drejtoreshë e kompanisë mediale Grupi Koha që nga viti 2004.[1] Ajo është e bija e politikanit dhe diplomatit Rexhai Surroi, dhe motra e politikanit Veton Surroi (që themeloi kompaninë e lartpërmendur).[2]

Surroi boton rregullisht opinone në gazetën Koha Ditore dhe ka përkthyer disa libra nga anglisht, spanjolisht dhe serbisht.[1]

Remove ads

Jeta dhe karriera

Surroi lindi në Prishtinë në vitin 1963.[1] Mbaroi shkollën e mesme në Meksikë, ku babai i vet po shërbente si ambasador, ndërsa diplomën universitare e ka arritur në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës.[3] Në vitet e 1990-ta ka punuar në organizata joqeveritare ndërkombëtare. Kur vëllai i saj Vetoni formoi revistën javore KOHA, ajo kontriboi si redaktore e filmit. Pas Luftës së Kosovës, ajo drejtoi Fondin Zhillimor për Komunitete (anglisht: Community Development Fund; CDF), një organizatë humanitare nga Banka Botërore, prej 1999 deri 2004.[1][4] Ajo punoi shkurtimisht si Sekretare e Përgjithshme e Kryeministrit.[5][3]

Pas rihyrjes së vëllait në politikë në 2003, ajo mori në menaxhim shtëpinë botuese e pastaj zotërimin e plotë të Grupit Koha vitin pasues.[6][7] Në 2006 do të merrte formalisht 100% të kompanisë.[3] Grupi Koha përbëhet prej një televizioni, gazetës ditore, një shtëpie botuese, dhe shumë ndërmarrje të tjera.

Gjatë mandatit të saj si drejtoreshë e Kohës Ditore, kompania ka mbajtur pozitën udhëheqëse në tregun e Kosovës.[8]

Remove ads

Avokimi

Në vitin 2013, Surroi përkrahu protestat kundër administratës Thaçi duke e quajtur "hajni" dhe ka avokuar për barazinë gjinore.[9]

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads