Geoffrey Hinton
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Geoffrey Hinton (shqip Xhefri Hinton) (lindur më 6 dhjetor 1947) është një psikolog kognitiv dhe shkencëtar kompjuterësh britaniko-kanadez. Ai njihet për punën e tij në fushën e inteligjencës artificiale (IA), madje është quajtur edhe "si kumbari i Inteligjencës Artificiale". Nga viti 2013 deri në 2023, punoi për Google (Google Brain) dhe Universitetin e Torontos. Në maj të vitit 2023 ai dha dorëheqjen nga Google, për të patur mundësinë të fliste "lirisht" mbi rreziqet e inteligjencës artificiale.
Hinton-i mori Çmimin Turing në vitin 2018 për punën e tij mbi të mësuarit e thelluar.[1] Në vitin 2024, ai u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë, duke e ndarë atë me John Hopfield-in.[2][3]
Remove ads
Jeta e hershme
Hinton-i lindi në Wimbledon, Londër. Ai studioi në Clifton College në Bristol dhe në King's College, Kembrixh. Fillimisht studioi shkenca natyrore, historinë arti dhe filozofi, por u diplomua në vitin 1970 me Bachelor of Arts në psikologjinë eksperimentale. Studimet i vijoi në Universitetin e Edinburgut, ku mbrojti doktoraturën në Inteligjencë Artificiale në vitin 1978.
Karriera profesionale
Në vitin 1986, Hinton-i bashkë-shkroi një artikull të rëndësishëm që e bëri algoritmin e "paspërhapjes (backpropagation)" të njohur për trajnimet e rrjeteve nervore shumështresorë. Kërkimet e tij fokusohen në përdorimin e rrjeteve nervore në të mësuarit makinerik, kujtesën, përkapjen dhe përpunimin e simboleve. Ai ka shkruar ose bashkë-shkruar mbi 200 publikime me rishikim kolegial. Në vitin 1985, Hinton-i bashkë-shpiku makinat Boltzmann me David Ackley dhe Terry Sejnowski.
Në maj të vitit 2023, Hinton njoftoi dorëheqjen nga Google për të mundur të fliste lirisht mbi rreziqet e inteligjencës artificiale.[4] Ai ka shprehur shqetësime mbi keqpërdorimet e qëllimshme nga aktorë me qëllime të këqija, papunësinë teknologjike dhe rrezikun ekzistencial nga inteligjenca artificiale e përgjithshme. Ai theksoi se vendosja e udhëzimeve të sigurisë do të kërkojë bashkëpunim midis konkurrentëve në këtë fushë për të shmangur pasoja të këqija.
Remove ads
Jeta personale
Ai u zhvendos nga Shtetet e Bashkuara në Kanada pasi nuk pëlqente politikën dhe financimin ushtarak të inteligjencës artificiale gjatë epokës së Ronald Reagan-it.
Shiko edhe
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads