KFOR
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Forca e Kosovës (KFOR) janë një trupë e armatosur e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas luftës së Kosovës me qëllim të sigurimit të Kosovës.
Formimi i kësaj trupe nën komandën e NATO-s është thirrur nga OKB-ja më 10 qershor 1999 në rezolutën 1244 me qëllim të krijimit të një hapësire sigurie për kthimin e refugjatëve të luftës. Qendra komanduese e trupës gjendet në kryeqytetin e Kosovës.
Në fillim (1999) trupa përbëhej nga kontingjentet e 40 kombeve me një fuqi ushtarake prej 50,000 ushtarakëve. Që prej 30 Nëntorit 2012 në përbërjen e kësaj trupe janë rreth 5,565 ushtarakë nga 31 kombe anëtare të OKB-së.
Remove ads
Objektivat
Sipas mandatit fillestar:[1]
- të pengojë çdo armiqësi dhe kërcënim të krijuar ndaj Kosovës nga forcat Jugosllave dhe Serbe;
- të krijojë dhe të mbajë një ambjent të sigurtë në Kosovë, duke përfshirë sigurinë publike dhe rendin civil;
- të çarmatosë UÇK-në;
- të mbështesë misionet humanitare ndërkombëtare;
- të koordinohet dhe mbështesë popullsinë civile ndëkombëtare në Kosovë;
Detyrat e KFOR-it sot:[2]
- ndihma me kthimin apo zhvendosjen e personave të zhvendosur dhe refugjatëve;
- rindërtim dhe çminim;
- asistencë mjekësore;
- siguria dhe rendi publik;
- siguria e minoriteteve;
- mbrojtja e pasurive kombëtare;
- siguria e kufirit;
- ndalimi i trafikimit të armëve në kufi;
- zbatimi i një programi për armët, armatimin dhe eksplozivët;
- shkatërrimi i armëve;
- mbështetje për themelimin e institucioneve civile, ligjit dhe rendit, sistemit gjyqësor dhe penal, procesit zgjedhor dhe aspekte të tjera të jetës politike, ekonomike dhe shoqërore të shtetit.
Remove ads
Komanda
Rezoluta 1244 |
Kosova |

Trupa e KFOR-it komandohet nga komanda e përgjithshme në krye me një Gjeneral të shkalës së tretë (me tre yje) i cili vije nga radhët e kombeve prijëse të misionit dhe që kanë komandën në njërën nga pesë batalionet e stacionuara në Kosovë. Edhe pse kjo nuk është e kushtëzuar deri në fund vitin 2006 ka qenë kështu.
Deri në vitin 2006 postin e komandantit të përgjithshëm (COMKFOR) e kanë ndërruar 12 Gjeneralë. Duke filluar nga:
- Gjenerali Wesley Clark (SHBA)
- Gjeneral brigade Sir Mike Jackson (Britania e Madhe) (12 qershor 1999 - 8 tetor 1999)
- Gjeneral Dr. Klaus Reinhardt (Gjermania) (8 tetor 1999 - 18 prill 2000)
- Gjeneral brigade Juan Ortuño (Spanja) (19 prill 2000 - 16 tetor 2000)
- Gjeneral brigade Carlo Cabigiosu (Italia) (17 tetor 2000 - 6 prill 2001)
- Gjeneral brigade Thorstein Skiaker (Norvegjia) (7 prill 2001 - 3 tetor 2001)
- Gjeneral brigade Marcel M. Valentin (Franca) (4 tetor 2001 - 4 tetor 2002)
- Gjeneral brigade Fabio Mini (Italia) (5 tetor 2002 - 3 tetor 2003)
- Gjeneral brigade Holger Kammerhoff (Gjermania) (4 tetor 2003 - 31 gusht 2004)
- Gjeneral brigade Yves de Kermabon (Franca) (1 shtator 2004 - 31 gusht 2005)
- Gjeneral brigade Giuseppe Valotto (Italia) (1 shtator 2005 - 31 gusht 2006)
- Gjeneral brigade Roland Kather (Gjermania) (1 shtator 2006 - 31 gusht 2007)
- Gjeneral Xavier Bout de Marnhac (Franca) (1 shtator 2007 - 31 gusht 2008)
- Gjeneral Giuseppe Emilio Gay (Italia) (1 shtator 2008 - 7 shtator 2009)
- Gjeneral Markus J. Bentler (Gjermania) (8 shtator 2009 - 31 gusht 2010)
- Gjeneral Erhard Bühler (Gjermania) (1 shtator 2010 - 8 shtator 2011)
- Gjeneral Erhard Drews (Gjermania) (9 shtator 2011 - 7 shtator 2012)
- Gjeneral major Volker Halbauer (Gjermania) (8 shtator 2012 - në detyrë)
Remove ads
Struktura e trupës
Struktura e Vjetër
Për qëllim të kryerjes së misionit, hapësira e sigurisë është e ndarë në të ashtë quajtura pesë sektorë të cilat komandohen nga pesë kombe të forcave ndërkombëtare (MNTF). Këto zona në terminologjinë e ushtarakëve ndahen sipas orientimit në hapësirë por përdoren edhe emërtime tjera. Kështu në sipas gjendjes më 15 maj 2006:
- Zona jugore: Gjermania, Turqia apo Austria MNTF S
- Zona perëndimore: Italia MNTF W
- Zona veriore: Franca MNTF N
- Zona qendror: Republika Çeke, Finlanda apo Suedia MNTF C
- Zona lindore: SHBA MNTF E
Po ashtu gjendet edhe një batalion rezervë nën komandën e COMKFOR-it, Batalioni Rezervë Taktike-Manovrues (KFOR Tactical Reserve Manoeuvre Battailon [KTM]). Për luftimin e kriminalitetit është Njësia Ndërkombëtare Speciale (KFOR MSU-Multinational Specialized Unit) e udhëhequr nga italianët dhe stacionuar në Prishtinë.
Struktura e Re
Në fazën e dytë të tranzicionit të KFOR dhe me ardhjen e EULEX u ndryshuan dhe strukturat duke filluar nga Tetori 2010.[3]
- HQ MNBG East, ndodhet në Kampin Bondsteel.
- HQ MNBG West, ndodhet në Kampin Villagio Italia.
- JRD N, ndodhet në Kampin Novo Selo.
- JRD C, ndodhet në Kampin Film City.
- JRD S, ndodhet në Kampin e Prizrenit.
- JRD W, ndodhet në Kampin Villagio Italia.
Kombet pjesëmarrëse
Remove ads
Personalitete të KFOR-it
- Eduardo Manuel - Flavio Garello - Darren G. Owens - Per Lodin - Vincenzo Santo - Jean-Jacques Bart - Philippe Sommaire - Giuseppe Valotto
Mirënjohjet
- Medalja e Artë e Lirisë - Kosovë për Komandën e NATO/KFOR-it në Kosovë
Shiko dhe këtu
Lidhje të jashtme
- faqe zyrtare e KFOR-it
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads