Kampionati Botëror i Formula Një 2015

From Wikipedia, the free encyclopedia

Kampionati Botëror i Formula Një 2015
Remove ads

Kampionati Botëror i Formula Një 2016 ishte një kampionat garash për makinat e Formula Një dhe edicioni i 67të i Kampionatit Botëror të Formula Një. Formula Një njihet nga organi qeverisës i garave automobilistike, Fédération Internationale de l'Automobile (FIA), si kompeticioni më i rëndësishëm dhe klasi i parë i garit me makina. Njëzetenjë plotë dhe dhketë ekipet garuan në njëzetenjë Çmime të mëdha për titujt kampion të pilotit dhe konstruktorit.[1]

Thumb

Formula 1 2015
Kampion:

Sezoni i kaluar - Sezoni i ardhshëm
Gara kampionale 19
Piloti kampion Lewis Hamilton
Ekipi kampion Mercedes
Koment: Hamilton fitoi titullin e tretë në karrierë.
Përdorimi i stampës
Thumb
Lewis Hamilton, kampioni në fuqi i Kampionatit Botëror për Pilot dhe fituesi i sezonit 2015.
Thumb
Mercedes F1 W06 Hybrid, një makinë e ndërtuar nga Mercedes, kampioni në fuqi i Kampionatit Botëror për Konstruktorë.

Sezoni nisi me Australinë më 15 mars dhe mbaron dhe Abu Dabin më 29 nëntor duke plotësuar kampionatet e pilotëve dhe konstruktorëve.

Lewis Hamilton është kampioni në fuqi i pilotëve pasi siguroi titullin e tij të dytë në 2014 Çmimin e madh të Abu Dabit.[2] Skuadra e tij, Mercedes, e filloi sezonin si kampioni në fuqi i konstruktorëve, duke siguruar titullin e parë në histori në 2014 Çmimim e madh të Rusisë.[3]

Pas dhjetë garash, Hamilton kryeson renditjen e pilotëve me një diferencë 21 pikëshe nga shoku i skuadrës Nico Rosberg, që ndiqen nga vendi i tretë Sebastian Vettel i Ferrarit. Mercedes kryeson renditjen e konstruktorëve duke u ndjekur nga Ferrari and Williams.

Remove ads

Skuadrat dhe pilotët

Skuadrat dhe pilotët e mëposhtëm janë duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Formula Një 2015.[4][5]

Më shumë informacion Skuderia, Konstruktori ...

Shënime: ^‡ Will Stevens dhe Roberto Merhi kishin hyrë për garën e parë në Australi, por pavarësisht se ata dhe Manor ishin prezantuar, ata nuk konkuruan pasi skuadra nuk ishte në gjëndje për të përgatitur makinat në kohë për garën.

Ndryshime në skuadra

Thumb
McLaren rinovoi marrëdhënjen e saj me prodhuesin japonez Honda, njëzetetre vite që nga koha që ata garuan sëbashku. Në foto është McLaren MP4/6, një nga makinat e fundit të ndërtuar nga McLaren me një motorr Honda, duke garuar në 1991 Çmimin i madh të Sheteteve të Bashkuara.
  • Honda u rikthye në Formula Një si një furnizues motorrësh, duke furnizuar McLaren me një motorr V6 dhe paketën "Energy Recovery System", duke i dhënë fund partneritetit 20 vjeçar të skuadrës me Mercedes-Benz.[21] Honda më parë kishte furnizuar McLarenin nga viti 1988 e deri në vitin 1992, ku ata më pas i dhanë fund përfshirjes së tyre në Formula Një. Honda u rikthye në këtë sport në vitin 2000, sërisht si një furnizues motorrësh, duke furnizuar British American Racing dhe Jordan Grand Prix me motorrë deri sa ata u blenë në vitin 2006 dhe gjithashtu konkuruan si kontrustorë deri në vitin 2008.
  • Lotus ndryshoi furnizuesin e saj të motorrave, duke mbyllur shoqërinë e saj me Renault në favor të një marrëveshje me Mercedes.[22] Kjo gjë mbylli një përfshirje 20 vjeçare të Renaultit me skuadrën me seli në Enstone, pasi ishte një furnizues motorrësh i Benetton që nga viti 1995, gjithashtu duke qënë pronar i një makina nga viti 2002 e deri në viti 2010.
  • Pas 2014 Çmimit të madh të Rusisë, Marussia shkoi drejt administrimit, duke humbur tre garat e fundit të sezonit 2014. Në nëntor 2014, administratorët lajmëruan se Marussia nuk do të tregëtoheshe më dhe se do të mbyllej,[23] por skuadra u shpëtua nga falimentimi në shkurt 2015 kur u sigurua një investitor i ri dhe skuadra la administratën pasi arriti një argument me kreditorin.[24] Skuadra ri-hyri si Manor Marussia dhe u ri-regjistrua si një skuadër britanike, jo ruse.
  • Asetet e Caterham F1 u lanë në ankand nga administratorët e kompanisë gjatë raundeve të fillim-sezonit,[25][26][27] duke bërë që skuadra të mos ishte në listën finale të publikuar para garës hapëse.[5]

Nryshimet e pilotëve

Thumb
Sebastian Vettel u largua nga Red Bull Racing – skuadra me të cilën ai fitoi katër Kampionate Botërore për Pilot – në fund të sezonit 2014 për tu bashkuar me Ferrarin.
  • Fernando Alonso zëvëndësoi Kevin Magnussen te McLaren, duke u rikthyer në skuadër pasi garoi për ta për herë të fundit në sezonin 2007.[28][29] Pas një aksidenti gjatë testeve para-sezonale, Alonso u tërhoq nga gara hapëse e sezonit në Çmimin e madh të Australisë, dhe Magnussen u emërua si zëvëndësuesi i tij i përkohshëm.[30]
  • Sebastian Vettel u largua nga Red Bull Racing në fund të sezonit 2014 pas pesëmbëdhjetë vitesh në skuadër për tu bashkuar me Ferrarin në vend të Alonsos.[31] Daniil Kvyat u promovua nga Toro Rosso te Red Bulli për të zënë vendin e lënë bosh nga Vettel.[32]
  • Me Kvyat që ju bashkua Red Bullit dhe Jean-Éric Vergne që u largua nga skuadra për tu bashkuar në kampionatin e sapo-themeluar Formula E dhe duke u bërë dhe një pilot zhvillues i Ferrarit,[33] Toro Rosso riorganizoi formacionin e saj. Skuadra firmosi me kampionin e 2014 Formula Renault 3.5 Series Carlos Sainz Jr.,[34] dhe me vendin e tretë të 2014 European Formula Three Max Verstappen, i cili u bë piloti më i ri që bëri debutimin e tij në Formula Një në moshën 17 vjeçare e 164 ditore kur filloi sezoni.[35]
  • Esteban Gutiérrez dhe Adrian Sutil u lanë të lirë nga Sauber, duke u zëvëndësuar nga ish piloti i Caterham Marcus Ericsson dhe piloti i GP2 Felipe Nasr.[36][37] Gutiérrez dhe Sutil ju bashkuan respektivisht Ferrarit dhe Williamsit si pilotë rezervë.[38][39]
  • Manor Marussia punësoi ish pilotin e Caterham Will Stevens për të garuar në sezonin e tij të parë të plotë në këtë sport,[40] kurse ish piloti testues i Caterhamit Roberto Merhi u ble në një marrëveshje të shkurtur gjatë kohës që ai gjithashtu garonte me kohë të plotë në Formula Renault 3.5 Series.[41] Ish pilotët e Marussias Max Chilton dhe Jules Bianchi hoqën dorë nga vendet e tyre, me Chilton që ju bashkua FIA World Endurance Championship,[42] kurse Bianchi qëndroi në koma si rezultat i dëmtimeve të pësuara në tru pas aksidentit2014 Çmimin e madh të Japonisë. Bianchi ndërroi jatë nga dëmtimet e tij më 17 korrik 2015.[43][44][45]
  • Kamui Kobayashi u largua nga Caterhami për të garuar në seritë Super Formula në Japoni përpara se administratorët të çonin në ankand asetet e skuadrës.[46]
Remove ads

Kalendari i sezonit

Thumb
Vendet që do të mirëpresin një Çmim të madh në sezonin 2015 janë të ngjyrosura me jeshile, kurse vendndodhja e cirkuiteve me të zezë. Ish vendet mikpritëse janë shënuar me ngjyrë gri, kurse ish cirkuitet mikpritëse janë me të bardha.

Nëntëmbëdhjetë Çmimet e mëdha të mëposhtëme janë programuar për tu zhvilluar në vitin 2015.[1]

Më shumë informacion Raundi, Çmimi i madh ...

Ndyshimet në kalendar

Thumb
Thumb
Ndryshimet që kanë ndodhur në Autódromo Hermanos Rodríguez që nga hera e fundit që ka qënë pistë e Formula Një në vitin 1992 (lart), dhe pista e tanishme që do të përdoret që nga 2015 (poshtë).

Garat e rikthyera

  • Çmimi i madh i Meksikës është programuar për tu rikthyer në kalendarin e Formula Një për herë të parë që nga viti 1992. Gara do të zhvillohet në cirkuitin e Autódromo Hermanos Rodríguez me vendndodhje në qëndër të Mexico City, që gjithashtu ka qënë vendndodhje e të gjithë Çmimeve të mëdha Meksikane të zhvilluara.[48] Cirkuiti do të rikonfigurohet në thelb për të akomoduar kthimin e sportit.[49]

Kandidaturat e dështuara

  • Çmimi i madh i Amerikës, fillimisht synonte për një debutim në sezonin 2013Cirkuitin Rrugor Port ImperialNju Xhersi pasi u firmos një kontratë pesëmbëdhjetë vjeçare, u anullua për të tretin vit rresht.[50][51]
  • Çmimi i madh i Gjermanisë ishte gati për një rikthim në Nürburgring, në bashkpunim me marrëveshjen për ndarjen e ngjarjeve të vendosura midis Nürburgring dhe Hockenheimring në vitin 2008.[52] Nürburgring më parë kishte mikpritur garën e sezonit 2013, kështu që ishte programuar që të mikpriste edhe atë të 2015, por pista u la jashtë kalendarit para-sezonal,[53] duke e lënë marrëveshjen në bllokim.[54][55] Të dy pistat ishin gati për të pritur garën,[56][57] por gara aty u anullua përfundimisht, duke e lënë shtetin pa një Çmim të madh për të herë të parë që nga sezoni 1960.[47]
  • Çmimi i madh i Indisë u anullua për vitin e dytë rresht pas mosmarrëveshjeve tatimore ndërmjet FIA-s dhe qeverisë së Uttar Pradesh.[58]
  • Çmimi i madh i Koresë ishte programuar për tu rikthyer në Formula Një pasi u hoq nga kalendari në sezonin 2014,,[1] por plani përfundimisht u anullua.[59]
Remove ads

Ndryshimet në rregullore

Rregullorja teknike

  • Numri i njësive të fuqisë që një pilot mund të përdori gjatë një sezoni u reduktua nga pesë në vitin 2014 në katër në vitin 2015.[60]
    • Pas 2015 Çmimit të madh të Britanisë rregullat u ndryshuan duke i lejuar prodhuesve të njësive të fuqisë të shtonin një një njësi energjie shtesë në sezonin e tyre të parë. Kjo është aplikuar në mënyrë retroaktive te Honda.[61]
  • Rregullat në lidhje me motorrin që u prezantuan në vitin 2014 u ndryshuan, me prodhuesit që kishin lejen për të kryer gjysmën e zhvillimit të lejuar në vitin 2014; zhvillimi do të përgjysmohet sërish në vitin 2016.[62]
  • Pas reagimeve të ashpëra rreth modele "të shëmtuara" të hundës së makinës në vitin 2014, FIA lëvizi për të ndryshuar rregullat për modelin e hundës për sezonin 2015. Hunda tashmë do të ishte më e ulët se e sezonit të kaluar, duke pasur një seksion kryq minimal, por ata duhet të ken një pikë dhe një normë fikse lineare, duke nxjerrë jashtë në mënyrë efektive ligjin e formave të gishtit dramatik të vitit 2014 në favor të një formë më graduale. Për më tepër, modeli i hundës duhet të jetë simetrike dhe në përputhje me vijën qendrore të makinës, duke ndaluar modelet ekzotike, të tilla si "twin-tusk" e përdorur nga Lotus në modelin E22.[63]
  • Pesha minimale e makinave gjatë gjithë kohës së një gare u rrit në 702 kg, duke u rritur 10 kg nga sezoni i kaluar.[1]

Rregullat sportive

Raporti i sezonit

Para sezoni

Kampionati

Raundet e para
Raundet europiane dhe Kanadaja

Rezultatet dhe renditja

Çmimet e mëdha

Më shumë informacion Raundi, Çmimi i madh ...

Renditja e Kampionatit të Pilotëve

Renditja e Kampionatit të Konstruktorëve

Remove ads

Shënime

    Referime

    Lidhje të jashtme

    Loading related searches...

    Wikiwand - on

    Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

    Remove ads