Leoni XIV

kryetar i Kishës Katolike që nga viti 2025 From Wikipedia, the free encyclopedia

Leoni XIV
Remove ads

Papa Leoni XIV (i lindur Robert Francis Prevost, 14 shtator 1955) është kreu i Kishës Katolike dhe sovrani i Shtetit të Qytetit të Vatikanit që nga 8 maji 2025. Ai shërbeu si prefekt i Dikasterit për Ipeshkvinjtë dhe president i Komisionit Papnor për Amerikën Latine që nga viti 2023.

Fakte të shpejta Papa Leoni XIV, Papa i 267-të i Kishës katolike ...

Ai më parë shërbeu si Peshkop i Çiklajos në Peru nga viti 2015 deri në vitin 2023, dhe ishte epror i përgjithshëm i Urdhrit të Shën Agustinit, nga viti 2001 deri në 2013. Në vitin 2015, Kardinali Prevost u bë shtetas i natyralizuar i Perusë, siç konfirmohet nga Regjistri Kombëtar Civil i Perusë.[1] Më 8 maj 2025, ai u zgjodh Papë, duke zgjedhur emrin papnor Leo XIV, duke u bërë Papa i parë i lindur në Amerikën e Veriut.

I lindur në Çikago, Prevost kaloi pjesën e hershme të karrierës së tij atje duke punuar për Augustinianët. Ai shërbeu në Peru nga viti 1985 deri në vitin 1986 dhe nga viti 1988 deri në vitin 1998 si pastor famullie, zyrtar dioqezan, mësues seminari dhe administrator. Ai u bë kardinal në vitin 2023.

Në vitin 2023, Papa Françesku emëroi Prevostin si Prefekt të Dikasterit për Peshkopët, një rol i shquar që e ngriti profilin e tij si një kandidat potencial për papë.[2][3][4]

Remove ads

Biografia

Familja

Robert Francis Prevost lindi më 14 shtator 1955[5], në spitalin Mercy të Chicago-s, në ShBA. I ati Louis Marius Prevost, lindi më 28 korrik 1920 po në Chicago dhe vdiq më 8 nëntor 1977 në Homewood, ndërsa e ëma Mildred Agnes Martinez, lindi më 30 dhjetor 1911 në Chicago dhe vdiq më 18 qershor 1990. Prindërit e tij u martuan më 29 janar 1949 në Katedralen e Emrit të Shenjtë të Chicago-s

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads