Leuven
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Leuven (Frëngjisht: Louvain, Gjermanisht: Löwen) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i provincës së Brabantit Flamand në Rajonin Flaman të Belgjikës. Ndodhet rreth 25 kilometra në lindje të Brukselit. Vetë bashkia përfshin qytetin historik dhe qytezat përreth të Heverlee, Kessel-Lo, një pjesë të Korbeek-Lo, Wilsele dhe Wijgmaal.
Sipas stastikave në 1 janar 2024, Leuven regjistroi një popullsi prej 103,868 banorësh [1]. Sipërfaqja e saj arrin në 56,63 km2 dhe dendësia e popullsisë 1,834.2 banorë për km2. Qyteti është shtëpia e Anheuser-Busch InBev.
KU Leuven, universiteti më i madh i Belgjikës, ka kampusin e tij kryesor në Leuven, i cili ka qenë një qytet universitar që nga viti 1425. Kjo e bën atë qytetin më të vjetër universitar në Vendet e Ulëta. Qyteti është shtëpia e selisë së Anheuser-Busch InBev, kompania më e madhe në botë e birrës[2] dhe e gjashta më e madhe të mallrave të konsumit me lëvizje të shpejtë.[3]
Remove ads
Historia
Leuven përmendet për herë të parë në 891 si "Loven", kur një ushtri vikinge u mund nga perandori gjerman Arnulf. Sipas legjendës së qytetit, re bardha e kuqe përshkruan brigjet e lumit Dejl të lyera me gjak pas kësaj beteje. E vendosur në brijget e këtij lumi dhe afër kështjellës së Dukës së Brabantit, Leuven u bë qendra më e rëndësishme tregtare midis shekujve 11 dhe 14. Një tregues i rëndësisë së tij të mëparshme si qendër për prodhimin e veshjeve pasqyrohet në pëlhurat karakteristike prej liri të Leuven-it, të famshme në tekstet e shekujve 14 dhe 15 si lewyn.
Në shekullin e 15-të filloi një epokë e re e artë me themelimin e universitetit më të madh dhe më të vjetër në Vendet e Ulëta, Universitetin Katolik të Leuven (Katholieke Universiteit Leuven ose shkurt KU Leuven) në 1425.
Në shekullin e 18-të, Leuven u bë më i rëndësishëm falë fabrikës së saj të birrës, e njohur më vonë si Interbrew (tani InBev), e cila është kompania më e madhe e prodhimit të birrës në botë. Në fakt, fabrika e birrës InBev dhe selia e birrës Stella Artois dominojnë të gjithë pjesën verilindore të qytetit, midis stacionit të trenit dhe kanalit për në Mechelen.

Gjatë shekullit të 20-të, të dy luftërat botërore i shkaktuan qytetit dëme të konsiderueshme, duke shkatërruar dy herë bibliotekën e universitetit. Bota u trondit nga kjo dhe biblioteka u rindërtua plotësisht pas Luftës së Parë Botërore me para nga ndihmat amerikane dhe dëmshpërblimet gjermane të luftës. Pas Luftës së Dytë Botërore, ndërtesa e djegur duhej të restaurohet. Sot ajo qëndron ende si një simbol i kujtimit të luftërave të tmerrshme.
Një seri protestash studentore për përdorimin e gjuhës frënge në Universitetin Katolik çuan në ndarjen ligjore të institucionit në universitete të veçanta flamande dhe frëngjisht-folëse në vitin 1970. Gjatë dekadës së ardhshme, universiteti frëngjisht-folës u zhvendos në afërsi ku rishtazi krijoi qytetin e Louvain-la-Neuve[4].
Remove ads
Kulturë
Leuven është i njohur për festivalin veror rock Marktrock.
Binjakëzimet
Leuven është e binjakëzuar me:
's-Hertogenbosch, Holandë
Kraków, Poloni[5]
Lüdenscheid, Gjermani
Rennes, Francë
Ottignies-Louvain-la-Neuve, Belgjikë
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads