Lista e vendeve sipas sipërfaqes

artikull-listë e Wikimedias From Wikipedia, the free encyclopedia

Lista e vendeve sipas sipërfaqes
Remove ads

Kjo është një listë e shteteve dhe territoreve, e renditur sipas sipërfaqes gjithsej, duke përfshirë sipërfaqen tokësore dhe ujore.

Thumb
Një hartë Dimaxion e botës me 30 shtetet dhe territoret më të mëdha për nga sipërfaqja

Kjo listë përfshin hyrjet që nuk kufizohen tek ato në standardin ISO 3166-1, që përmban shtetet sovrane dhe territoret e varura. Të gjitha 193 shteteve të Kombeve të Bashkuara (OKB) plus dy shteteve vëzhguese i jipen një numër rendor. Shtetet gjerësisht jo të njohura që nuk gjenden në ISO 3166-1 përfshihen në listë në renditje. Sipërfaqet e këtyre shteteve jo të njohura gjerësisht përfshihen në shumë raste në sipërfaqet e shteteve më të mëdhaja e më të njohura gjerësisht që deklarojnë të njëjtin territor si pjesë të tyre; shihni seksionin e shënimeve për qartësim të secilit shtet.

Jo të përfshira në këtë listë janë deklarimet e veçanta shtetërore të pjesëve të Antarktidës apo qeniet si Bashkimi Evropian[a] që kanë një gradë të caktuar pavarësie por nuk konsiderohen shtete sovrane apo territore të varura.

Kjo listë përfshin tre matje të sipërfaqes:

  • Sipërfaqja totale: shuma e sipërfaqeve tokësore dhe ujore brenda kufijve dhe brigjeve ndërkombëtare.
  • Sipërfaqja tokësore: përmbledhja e të gjitha tokave brenda kufijve dhe brigjeve ndërkombëtare, pa përfshirë sipërfaqen ujore.
  • Sipërfaqja ujore: shuma e sipërfaqeve të të gjitha trupave ujorë (liqenet, lumenjtë, dhe rezervuaret) brenda kufijve dhe brigjeve ndërkombëtare.[2] Ujërat e brendshme bregdetare mund të përfshihen. Detet territoriale nuk përfshihen përveç nëse ceket. Zonat e puthitura dhe zonat ekskluzive ekonomike nuk përfshihen.

Sipërfaqja e plotë merret nga Njësia Statistikore e Kombeve të Bashkuara përveç nëse ceket ndryshe.[3] Matjet e tokës dhe ujit burojnë nga Organizata e Ushqimit dhe Agrokulturës përveç nëse ceket ndryshe.[4] World Factbook nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA merret si burim më së shumti kur repartet e ndryshme të OKB-së nuk pajtohen. Burimet e tjera dhe detajet për secilën hyrje mund të ceken në fusnotën përkatëse.

Thumb
Shtetet e botës sipas sipërfaqes
Remove ads

Shtetet dhe territoret sipas sipërfaqes

Më shumë informacion Renditja, Vendi ...
Remove ads

Shiko edhe

Shënime

  1. Bashkimi Evropian është një bashkim unik suprakombëtar. Ai mbulon një sipërfaqe të gjithsej 4,236,351 km2,[1] dhe do të renditej i shtati po të përfshihej në listë (3.0% të sipërfaqes së botës).
  2. Shteti më i madh në botë
  3. 98% e tokës e mbuluar nga akulli.
  4. Shteti më i madh në Amerikën e Veriut.
  5. Shteti më i madh i vendosur totalisht në Azi.
  6. Shteti i 2-të më i madh në Amerikën e Veriut.
  7. Shteti më i madh në Amerikën e Jugut dhe në Hemisferën e jugut.
  8. Shteti më i madh në Oqeani dhe shteti më i madh pa kufij tokësorë.
  9. Shteti më i madh në Afrikë.
  10. Pjesë e Mbrëtërisë së Danimarkës. Ishulli më i madh i cili nuk është kontinent.
  11. Përfshin rajonet përtej detit, por përjashton territoret përtej detit që jepen veçmas në tabelë.
  12. Shteti më i madh i vendosur plotësisht në Europë.
  13. Territor i diskutuar.
  14. Përveç dominioneve përtej deteve.
  15. Shteti më i vogël në Amerikën Jugore.
  16. Vetëm territori europian, pa Groenlandën dhe ishujt Faroe.
  17. Përfshin Holandën e Karaibeve, por përjashton shtetet e tiera në Mbretërinë e Holandës.
  18. Pjesë e Somalisë.
  19. Shteti më i vogël në Amerikën e Veriut.
  20. Shteti më i vogël në Afrikën kontinentale.
  21. Shteti më i vogël në Azi.
  22. Shteti më i vogël në Afrikë.
  23. Shteti më i vogël në Azi.
  24. Shteti më i vogël në Amerikë dhe në Hemisferën perëndimore.
  25. Vendi ishullor më i vogël.
  26. Vendi më i vogël në botë.

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads