Muamer Zukorliq

From Wikipedia, the free encyclopedia

Muamer Zukorliq
Remove ads

Muamer Zukorliq (Serbisht: Муамер Зукорлић; 15 shkurt 1970 – 6 nëntor 2021) ishte një politikan serb dhe teolog mysliman që shërbeu si president dhe kryemyfti i Bashkësisë Islame në Serbi. Një boshnjak etnik me origine shqiptare prej Gucia, ai shërbeu si deputet nga viti 2016 deri në vitin 2020 dhe si nënkryetar i Asamblesë Kombëtare të Serbisë nga tetori 2020 deri në vdekjen e tij.

Fakte të shpejta Zëvendës President i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Presidenti ...
Remove ads

Jeta e hershme

Shkollën fillore e kreu në fshatin Ribariq, mandej medresën "Gazi Husrev-beut" në Sarajevë.[1] Ai studioi shkencat islame në Universitetin Emir AbdelkaderKonstandin, Algjeri, ku u diplomua në vitin 1993.[1][2] Studimet pasuniversitare i kreu në Liban.

Zukorliq është themelues e një numri të institucioneve në Sanxhak. Ai është themeluesi i medias së parë Islame në Sanxhak - "Zërat e Islamit", të cilit ishte redaktor i parë. Ai filloi aktivitetet në fushen e botimeve, krijoi "El Kelimeh" shtëpinë të suksesshme botuese në rajonin e Sanxhakut dhe më gjerë, si dhe maktebin për moshën parashkollore dhe shkollore, në të cilën bashkësia islame u njohu në rajon. Ai hodhi themelet e medreseve "Gazi Isa-beg "dhe është një nga arsyet kryesore për zhvillimin e saj të shpejtë. Dekani i parë i Fakultetit të Studimeve Islame, Presidenti i Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit dhe themeluesit të tij.

Remove ads

Jeta personale

Zukorliq kishte dy gra dhe tetë fëmijë. Nëna e tij vinte nga familja Radonçiq. Ai fliste edhe arabisht. Ai ishte anëtar dhe një nga themeluesit e Akademisë Boshnjake të Shkencave dhe Arteve, dhe ishte një teolog i arsimuar mysliman.

Vdekja

Zukorliq vdiq nga një sulm në zemër në Novi Pazar më 6 nëntor 2021, në moshën 51 vjeçare.[3] Ai ishte planifikuar të mbante një ligjëratë në një universitet atë ditë, por ai u sëmur menjëherë para kësaj. Në Novi Pazar është shpallur ditë zie dhe varrimi i tij është bërë një ditë më vonë.[4]

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads