Nicklas Bendtner

futbollist danez From Wikipedia, the free encyclopedia

Nicklas Bendtner
Remove ads

Nicklas Bendtner (Danisht: [neɡ̊las ˈb̥ɛnˀd̥nɐ]; lindur më 16 janar 1988) është një futbollist profesionist danez i cili luan me klubin Rosenborg Ballklub dhe me kombëtaren daneze. Pozicioni i tij i preferuar qëndër sulmues, por ai mund të luaj edhe krahun e djathtë të sulmit dhe zotëron një gjuajtje të fuqishme me kokë.[4]

Fakte të shpejta Informacioni personal, Emri i plotë ...

Pasi luajti me skuadrat e të rinjëve të Tårnby Boldklub, Kjøbenhavns Boldklub dhe Arsenalit, Bendtner firmosi kontratën e parë si profesionist me Arsenalin në vitin 2005. Ai bëri debutimin e tij si profesionist në tetor 2005 në Kupën e Ligës, në një ndeshje kundër Sunderlandit. Për sezonin 2006–07, Bentner u huazua te skuadra e Birminghamit që luante një kategori më poshtë, duke luajtur 48 ndeshje. Pas rikthimit të tij te Arsenali, ai u bë lojtar i skuadrës së parë, por iku nga vëmëndja në sezonin 2010–11. Pas kësaj, ai u huazua te SunderlandiPremier League për sezonin 2011–12, ku arriti të luaj në 30 ndeshje. Ai e shpenzoi edhe sezonin 2012–13 si i huazuar te skuadra e Juventusit, ku arriti të luaj 10 ndeshje, duk mos shënuar dot asnjë gol por fitoi titullin e Serie A.

Bendtner ka luajtur për Danimarkën në kombëtaret U16, U17, U19, U21 dhe në kombëtaren e parë. Ai bëri debutimin me kombëtaren e parë më 16 gusht 2006, në një ndeshje miqësore kundër Polonisë, ku Bentner arriti të shënojë edhe golin e parë me kombëtaren. Që nga ajo ditë, ai ka luajtur në 56 ndeshje, dhe ka përfaqësuar DanimarkënKupën e Botës 2010 dhe në UEFA Euro 2012.

Remove ads

Karriera me klube

Vitet e hershme

Në fëmijrinë e tij, Bendtner ka luajtur futboll me skuadrën e Tårnby Boldklub përpara se të bashkohej me Kjøbenhavns Boldklub në vitin 1998. Ai shënoi katër gola në gjashtë ndeshje me skuadrën daneze përpara se në verën e vitit 2004, ai u bashkua me Arsenalin.

Arsenal

Bendtner formoi një dyshe sulmi me Arturo Lupoli në skuadrën e rezervave të Arsenalit. Debutimi i tij me skuadrën e parë erdhi më 25 tetor 2005 në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër SunderlanditStadium of Light, ai hyri si zëvëndësim në minutat e fundit të ndeshjes në vend të Quincy Owusu-Abeyie.[5]

Huazimi te Birmingham City

Bendtner u huazua te Birmingham CityChampionship në gusht 2006, me qëllimin për të fituar më shumë eksperiencë për të luajtur me skuadrën e parë.[6] Bendtner bëri debutimin e tij me Birminghamin më 5 gusht 2006 në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Colchester United, duke hyrë si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të Stephen Clemence dhe në minutën e 79 shënoi gholin e fitores.[7] Ai luajti gjithsej 48 ndeshje në të gjitha kompedicionet duke shënuar edhe 13 gola. Pasi mbaroi huazimin, Bendtner u rikthye te Arsenali.[8]

Sezoni 2007–08

Bendtner firmosi një kontratë të re pesë vjeçare me Arsenalin në maj 2007,[9] dhe u rikthye te klubi për sezonin 2007–08 të Premier Leagues. Pas sezonit impresionues te Birmingham City, sulmuesit të ri j'u shfaqën mundësi për tu huazuar te Olympique Lyonnais ose Milan, por preferoi të qëndronte te Arsenali dhe të luftonte për vendin e titullarit.[10]

Në ndeshjen e parë të tij në Emirates Stadium, një miqësore kundër Paris Saint-Germain për turnamentin para sezonal Emirates Cup, Bendtner shënoi një gol dhe dhuroi pasimin e golit të Mathieu Flamini. Forma e tij e mirë me Gunners vazhdoi pasi sulmuesi shënoi një tjetër gol në fitoren 2–0 kundër Newcastle United më 25 shtator 2007 në raundin e tretë të Kupës së Ligës. Më 23 tetor, Bendtner bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve kundër skuadrës çeke Slavia Prague, duke hyrë në 20 minutat e fundit të ndeshjes dhe duke shënuar golin e shtatë të skuadrës pas një pasimi të Emmanuel Eboué.

Ndeshja e tij e parë si titullar në Premier League erdhi kundër Evertonit më 29 dhjetor 2007, por u largua gjatë ndeshjes sepse mori dy kartona të verdhë.[11] Pas ndëshkimit, Bendtner shënoi golin e parë në FA Cup kundër Burnley në fitoren 0–2 më 6 janar 2008.[12]

Thumb
Bentner duke luajtur një ndeshje me Arsenalin në janar 2008.

Bendtner shënoi golin e parë në Premier League më 22 dhjetor 2007 në fitoren 2–1 kundër rivalëve të Tottenham HotspurEmirates Stadium. Ai e shënoi golin e fitores me kokë pas një krosimi të Cesc Fàbregas vetëm 1.8 sekonda pasi hyri në fushën e lojës në vend të Emmanuel Eboué, duke thyer edhe rekodin e shkuar.[13][14]

Gjatë sezonit, trajneri Arsène Wenger u përpoq që ta vendoste Bendterin sëbashku me Emmanuel Adebayor në sulm, kurse Robin van Persie ishte duke u rikuperuar nga një dëmtim i pësuar. Megjithatë, kjo dyshe sulmi nuk funksoinoi.[15] Kjo gjë u bë e qartë në gjysmë–finalen e Kupës së Ligës kundër Tottenham Hotspur, ata patën një grindje gjatë ndeshjes kur rezultati ishte 4–1 në favor të Tottenhamit, kapiteni William Gallas, gjygjtari Howard Webb dhe shokët e tjerë të skuadrës ndërhynë për ti qetësuar.[16] Adebayor më pas kërkoi falje për veprimin e faqën zyrtare të Arsenalit në internet dhe Shoqata e Futbollit nuk pranoi që të marrë ndonjë masë ndëshkuese për të.[17]

Bendtner shënoi golin e barazimit në minutën e fundit në barazimin 2–2 kundër Aston Villës.[18]

Sezoni 2008–09

Në ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit, Bendtner shënoi plot gjashtë gola, duke përfshirë katër në fitoren 2–10 kundër skuadrës austriake Burgenland më 29 korrik 2008.[19] Ai shënoi golin e parë në Premier League për sezonin 2008–09 në fitoren 1–3 kundër Bolton Wanderers. Përpara se të shënonte golin në minutën e 27, ai dhuroi pasën e golit të Emmanuel Eboué në minutën e 26.[20]

Bendtner kaloi një periudhë të vështirë në muajt tetor dhe nëntor, por më 25 nëntor, ai i dhuroi fitoren 1–0 Arsenalit duke shënuar në minutën e 87 kundër Dynamo Kyiv duke vazhduar progresin në Ligën e Kampioneve. Ai e shënoi golin me këmbën e majtë pas një topi të gjuajtur nga Cesc Fàbregas. Bendtner u ndëshkua me karton të verdhë për shkak se hoqi fanellën kur festoi golin.[21] Në janar, ai shënoi edhe dy gola të tjera si zëvëndësues kundër Boltonit dhe Hull Cityt, të dy golat erdhën nga krosimet e Robin van Persie.[22][23]

Më 24 shkurt, ai humbi disa raste të pastra gol në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Romës.[24] Në javën tjetër, Bendtner shënoi dy gola në fitoren 3–1 kundër West Bromwich Albion në stadiumin The Hawthorns.[25] Tifozët e përkrahën akoma më shumë edhe pse Bendtneri humbi një varg me raste në ndeshjen kundër Blackburn.[26] Arsenali sërisht fitoi me rezultatin 4–0 me autogolin e André Ooijer, golin e Andrei Arshavin dhe dy golat Emmanuel Eboué. Bendtner shënoi një gol në fitoren 3–1 kundër Newcastle United, duke e shënuar golin me kokë pas një krosimi të gjatë.[27]

Thumb
Bendtner duke luajtur kundër Stoke Cityt në maj 2009.

Më 5 maj 2009, Bendtner u pa të dilte nga një klub nate në orët e vona të natës pas humbjes 1–3 në shtëpi kundër rivalëe të Manchester United në gjysmë–finalen e Ligës së Kampioneve.[28]

Bendtner shënoi golin e vetëm në humbjen 1–4 kundër Çelsit në javën e 36të të Premier Ligës.[29] Ai e mbylli sezonin 15 gola të shënuar në 50 ndeshje.

Sezoni 2009–10

Bendtner e filloi sezonin 2009–10 duke ndryshuar numrin e fanellës së tij. "Përpara se sezoni të fillojë, unë dua të ndryshoj numrin 26, që e kam pasur për disa sezone. Unë dua të zgjedh numrin 52 sepse është një numër i rëndësishëm për mua në aspektin personal, unë shpresoj që ky numër të më sjell fat për sezonin e ri".[30]

Bendtner shënoi katër gola në ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit, duke shënuar dy gola kundër SC Columbias dhe Szombathelyi Haladás. Më 16 shtator, Bendtner shënoi golin e parë të sezonit në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Standard Liège. Arsenali fitoi ndeshjen me rezultatin 3–2 në Stade Maurice Dufrasne. Në mëngjesin e datës 27 shtator, ai u përfshi në një aksident rrugor gjatë kohës ku po ngiste makinën e tij A1.[31] Ai ndjeu shkurtime në gjurin e tij dhe dhimbje në shpatull, gjithashtu u detyrua të mos ta ngiste më makinën e tij Aston Martin.[32] Nga ky aksident, Bendtner humbi ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Olympiacos, ku Arsenali fitoi me rezultatin 2–0. Ai u rikthye më 4 tetor 2009 dhe shënoi golin e parë të sezonit në ligë në fitoren 6–2 të Arsenalit kundër Blackburn Rovers. Më 28 tetor, ai shënoi golin e fitores në fitoren 2–1 të Arsenalit kundër Liverpoolit në raundin e katërt të Kupës së Ligës.[33]

Më 10 nëntor, ai u nënshtrua një operacioni në Gjermani për shkak të një dëmtimi në ijë në fitoren 3–0 kundër Tottenham Hotspur më 31 tetor. Pritej se Bendtner do të qëndronte jashtë fushave të lojës për katër javë,[34] por u rikthye më 27 janar në barazimin e Arsenalit 0–0 kundër Aston VillësVilla Park.[35] Më 10 shkurt, ai luajti ndeshjen e parë si titullar pas rikuperimit nga dëmtimi në fitoren 1–0 të Arsenalit kundër Liverpoolit duke kompletuar rikuperimin e tij, duke u zëvëndësuar në minutën e 82 dhe në minutën e 64 kishte marrë karton të verdhë.[36]

Më 9mars, Bendtner shënoi tregolshin e parë në karrierën e tij profesioniste në fitoren 5–0 kundër Portos në ndeshjen e kthimit të raundit të parë me eleminim në Ligën e Kampioneve duke kualifikuar Arsenalin, ata kishin humbur ndeshjen e parë me rezultatin 2–1.[37] Më 6 prill, Bendtner shënoi golin e vetëm në humbjen 4–1 kundër Barcelonës në ndeshjen e kthimit të çerek–finales së Ligës së Kampioneve.[38] Në fillim të muajit prill, Bendtner u cilësua si "Lojtari i muajit" për Arsenalin pasi kishte marrë 33% të votave.[39]

Ai e mbylli sezonin 12 gola të shënuar në 31 ndeshje në të gjitha kompedicionet.

Sezoni 2010–11

Thumb
Bendtner duke u bërë gati me Arsenalin për një ndeshje në vitin 2010

Pas një dëmtimi të pësuar në Kupën e Botës 2010, Bendtner do të qëndronte jashtë fushave për katër muaj. Ai u rikthye që të luante ndeshjen e parë të sezonit për Arsenalin më 16 tetor në fitoren 2–1 kundër Birmingham Cityt.[40] Më 24 tetor, ai shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 3–0 jashtë fushe kundër Manchester Cityt.[41] Tre ditë më vonë, Bendtner shënoi sërisht në fitoren 0–4 kundër Newcastle United në raundin e katërt të Kupës së Ligës në stadiumin St James' Park.[42] Ai shënoi edhe në raundin e pestë në fitoren 2–0 kundër Wigan Athletic. Ai më pas shënoi golin e parë për vitin 2011 më 25 janar kundër Ipswich Town në gjysmë–finalen e dytë të Kupës së Ligës.[43] Goli i tij kundër Ipswich u quajt edhe "Goli i muajit" për muajin janar.[44] Më 2 Mars 2011, Bendtner shënoi një tregolësh në fitoren 5–0 kundër Leyton Orient në raundin e pestë të FA Cup; ky ishte tregolshi i tij i parë pas gati më shumë se një viti dhe i pari tregolësh i shënuar nga një lojtar i Arsenalit në FA Cup që nga viti 1993. Lojtari i fundit që kishte shënuar tregolësh ishte Ian Wright kundër Yeovil Town.[45]. Ai e mbylli sezonin me 9 gola të shënuar në 32 ndeshje.

Huazimi tek Sunderland

Në ditën e fundit të merkatos verore të muajit gusht 2011, klubi i Premier Ligës Sunderland kompletoi huazimin një vjeçar të Bendtnerit, me sulmuesin i cili u vendos në formacionin e parë nën drejtimin e trajnerit Steve Bruce.[46] Bendtner tha se pas transferimit se ai nuk do të luante kurrë më për Arsenalin për shkak të mundësive të pakta që j'u ofruan që pas aksidentit me makinë.[47] Më 10 shtator 2011, në debutimin e tij, ai dhuroi një asist për Ji Dong-Won në humbjen 1–2 kundër Çelsit,[48] kurse goli i tij i parë erdhi më 1 tetor në barazimin 2–2 kundër West Bromwich Albion në minutën e 24 të ndeshjes.[49] Ai gjithashtu në të njëjtën ndeshje dhuroi asistin e golit të Ahmed Elmohamady.[50][51]

Goli i dyti i Bendterit erdhi në kohën shtesë në fitoren 0–2 kundër Bolton Wanderers më 22 tetor.[52] Ai shënoi edhe golin e tretë në fitoren 3–2 kundër Queens Park Rangers.[53] Më 21 janar 2012, Bendtner pësoi një dëmtim në hundë në fitoren e Sunderlandit 2–0 kundër Swansea City, që nga ai moment, ai vendosi një maskë dhe më pas u zëvendësua. Bendtner shënoi sërisht në Derbin Tyne-Wear kundër Newcastle United më 4 Mars, ai shënoi me penallti në minutën e 24 për ti dhënë avantazhin momental 1–0 Sunderlandit, në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 1–1. Më 10 Mars, Bendtner shënoi golin e fitores kundër Liverpoolit. Ai vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar edhe në fitoren 3–1 kundër Queens Park Rangers, ai e shënoi golin me kokë nga 10 metra largësi. Ai vazhdoi formën magjike në muajin Mars duke shënuar edhe në barazimin 3–3 kundër Manchester Cityt.

Ai shënoi Golin e fundit të sezonit më 28 prill 2012 në barazimin 2–2 në shtëpi kundër Bolton Wanderers. Ai e mbylli sezonin me 8 Gola në 30 ndeshje në të gjitha kompedicionet duke u shpallur golashënuesi më i mirë i klubit sëbashku me Sebastian Larsson dhe Stéphane Sessègnon

Huazimi te Juventus

Në ditën e fundit të merkatos verore të muajit gusht 2011, Bendtner u bashkua me klubin e Serie A Juventus në formë huazimi për një sezon.[54] Më 22 shtator, Bendtner bëri debutimin e tij për Juventusin në fitoren 2–0 kundër Chievo VeronësJuventus Stadium, duke hyrë në fushë si zëvëndësim në pjesën e dytë në vend të Fabio Quagliarellës. Ai luajti ndeshjen e tij të parë si startues më 28 tetor në fitoren 1–0 kundër CataniasStadio Angelo Massimino. Ai filloi ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Cagliarit si titullar në dhjetor, gjatë ndeshjes ai përsoi një dëmtim në kofshë që kërkonte operacion, nga ky dëmtim, Bendtner qëndroi jashtë fushave të lojës për dy muaj.[55] Bendtner fitoi kampionatin Serie A me klubin, por dështoi të shënonte gol për klubin.[56] Juventus nuk bëri ndonjë lëvizje për të vazhduar kontratën e huazimit me Bendtnerin dhe pas përfundimit të sezonit 2012–13, duke bërë që ai të rikthehej te Arsenali.

Sezoni 2013–14

Më 22 shtator 2013, Bendtner ishte një zëvëndësues i papërdorur në ndeshjen kundër Stoke City.[57] Më 25 shtator, Bendtner bëri rikthimin e tij me Arsenalin në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër West Bromwich Albion. Ndeshja përfundoi me rezultatain 1–1, ku ai dhuroi assistin e golit të Thomas Eisfeld, që më pas u anullua. Më pas ndeshja shkoi deri në kohën shtesë e deri te penalltitë, Bendtner luajti 120 minuta dhe shënoi penalltinë e parë, Arsenali fitoi 4–3 me penallti.[58] Më 4 dhjetor, në një ndeshje kundër Hull Cityt, Bendtner shënoi golin e parë të Arsenalit që nga Marsi i vitit 2011 me kokë në minutën e dytë.[59] Më 1 janar 2014, Bendtner shënoi golin e parë për vitin 2014 në fitoren 2–0 kundër Cardiff City.[60] Ai e shënoi golin në minutën e 88 duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, më pas ai u zëvendësua në minutën e 90 pasi gjatë shënimit të golit u dëmtua.[61]

Remove ads

Karriera ndërkombëtare

Thumb
Bendtner duke u stërvitur në prag të një ndeshje kundër Sllovakisë në vitin 2012.

Bendtner filloi karrierën e tij me kombëtaren duke shënuar tre gola në tre ndeshje me kombëtaren daneze U16 në shkurt 2004.[62] Ai më pas shënoi 6 gola në 15 ndeshje për kombëtaren daneze U17,[63] dhe në vitin 2004 u emërua si Lojtari danez nën-17 i vitit.

Bendtner ishte lojtari më i ri që luante me kombëtaren daneze nën-21; ai u thirr për tu luajtur në UEFA Euro nën-21 2006. Ai zëvëndësoi Morten Rasmussen në formacionin e parë dhe bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 më 17 maj 2006 në moshën 18 vjeçare, ku ai shënoi të dy golat në fitoren 2–0 kundër Spanjës në një ndeshje miqësore.[64] Kur Bendtner u zëvendësua me Rasmussen në ndeshjen kundër Hollandës, Bendtner tregoi në shtyp se e gjeti Rasmussen si një lojtar të dobët. Bendtner u qortua nga ky veprim, por nuk u dënua dhe luajti në pjesën tjetër të turnamentit.[65]

Më 16 gusht 2006, Bendtner bëri debutimin e tij me Danimarkën, ende në moshën 18 vjeçare, duke u bërë lojtari i shtatë më i ri që debuton me kombëtaren.[66]. Ai ishte në formacionin e parë në ndeshjen miqësore kundër Polonisë, duke shënuar golin e parë pas 30 minutash duke ndihmuar Danimarkën të fitoj ndeshjen me rezultatin 2–0.[67] Më 1 shtator 2006, ai luajti edhe ndeshjen e dytë me kombëtaren, ai luajti si zëvëndësues në ndeshjen kundër Portugalisë. Ai shënoi golin e katërt në fitoren 4–2 të Danimarkës.[68] Ndëkohë, ai ende mund të luante për kombëtaren U–21. Bendtner e fitoi vendin e titullarit shpejtë duke arritur të shënojë dy gola në kualifikueset e UEFA Euro 2008.

Në kualifikueset e Kupës së Botës 2010, Bendtner shënoi golin e barazimit në fitoren 3–2 kundër Portugalisë.[69] Ai shënoi sërisht kundër Portugalisë në ndeshjen e kthimit që përfundoi me rezultatin 1–1.[70] Ai më pas shënoi 4 ditë më pas në barazimin 1–1 kundër ShqipërisëStadiumin Qemal Stafa. Ai dhuroi edhe assistin e golin të Jakob Poulsen në fitoren 1–0 kundër Suedisë, duke i dhuruar skuadrës së tij kualifikimin direkt për në Kupën e Botës 2010. Ai i mbylli kualifikueset me tre gola dhe për kontributin e dhuruar, ai u votua si Lojtari danez i vitit dhe goli i tij kundër Portugalisë fitoi çmimin "Goli i vitit".[71][72] Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, përzgjodhi Bendtnerin në skuadrën që do të luante në Kupën e Botës 2010 që u zhvillua në Afrikën e Jugut.[73] Bendtner shënoi një gol në ndeshjen e parë të fazës së kundër Kamerunit në fitoren 2–1.[74]

Më 12 maj 2011, Bendtner e hodhi poshtë mundësinë për të përfaqsuar kombëtaren U–21 në Kampionatin Evropian, ai mungoi për arsye familjare.

Ai shënoi dy gola në fitoren 2–0 kundër Norvegjisë më 6 shtator 2011. Më 7 tetor, Bendtner dështoi të gjente rrugën e golit në fitoren 4–1 kundër Qipros pas shumë rasteve të mira. Por katër ditë më vonë, ai shënoi në minutën e 63 kundër Portugalisë për të kualifikuar DanimarkënUEFA Euro 2012. Më 11 nëntor, ai shënoi kundër rivalëve të Suedisë në një ndeshje miqësore që përfundoi me fitoren e danezëve me rezultatin 2–0. Katër ditë më vonë, ai shënoi edhe kundër Finlandës në një ndeshje miqësore që përfundoi me një tjetër fitore të danezëve.

Bendtner ishte një nga lojtarët që u zgjodh për të luajtur me DanimarkënUEFA Euro 2012. Pas një vrojtimi të revistës Sports Illustrated, ata e përfshkruan Bendtnerin si: "i gjatë dhe i fortë, i aftë për të vepruar dhe për të shënuar, gjithashtu ka dhe një dhuratë teknike dhe është i aftë për të luajtur në krahë".[75] Më 13 qershor 2012, Bendtner shënoi dy gola në humbjen 2–3 kundër Portugalisë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve. Në golin e dytë, Bendtner tregoi logon e Paddy Power të të brëndëshve të tij. Për këtë veprim, UEFA e përjashtoi atë nga kualifikueset e Kupës së Botës 2014 dhe e gjobiti me 100,000 . Më pas, kompania Paddy Power i dhuroi para Bendterit për të paguar gjobën e vënë nga UEFA, kjo ishte një pagesë e veçantë nga paratë që u paguan fillimisht.[76][77] Më 12 tetor 2012, Bendtner shënoi golin e barazimit në ndeshjen kundër Bullgarisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2014

Në mars 2013, Federata Daneze e Futbollit e përjashtoi Bendtnerin nga kombëtarja për gjashtë muaj pasi ky i fundit ishte arrestuar për shkak se i kishte dhënë makinës në gjëndje të dehur. Sipas deklaratës së tyre: "FDF ka kërkuar që Bendtner të përjashtohet për gjashtë muaj në mënyrë që të mendoj për të ardhmen. FDF respekton të gjitha të drejtat e lojtarëve që kanë në jetën private, por ne gjithashtu kemi disa rregulla që lojtarët duhen ti zbatojnë në sjelljen e tyre publike".[78]

Remove ads

Jeta personale

Bendtner ka lindur në Kopenhagen.

Në nëntor 2009, u raportua se Bendtner ishte parë në Parkun Hyde me Baroneshën Caroline luel-Brockdorff, një e shquar dhe mikeshë e ngushtë e Familjes Mbretërore Daneze.[79] Pas 13 vitesh marrëdhënje, në vitin 2008, ai u divorcua me bankieren Rory Fleming, nipin e shkrimtarit të James Bond, Ian Fleming. Bendtner me Rory kishin dy fëmijë.[80]

Çifti u takua ku Luel-Brockdorff ishte filmuar gjatë rinovimit të shtëpisë së saj familjare Valdemars Castle në një reality show. Bendtner ishte i ftuar dhe ata bënë një fotografi sëbashku për të promovuar paraqitjen e tyre. Në korrik 2010, Bendtner zbuloi nëpërmjet faqes së tij zyrtare se ai do të bëhet baba.[81] Më 16 dhjetor 2010, Luel-Brockdorff lindi me prerje cezariane në spitalin PortlandLondrës një djalë.[82]

Statistikat e karrierës

Klube

Përditësuar më 4 dhjetor 2013[83][84][85][86]
Më shumë informacion Divizioni, Klubi ...

Kombëtarja

Përditësuar më 27 mars 2018[87]
Më shumë informacion Kombëtarja daneze, Viti ...

Golat me kombëtaren

Rezultatet dhe golat me kombëtaren daneze.
Më shumë informacion Nr., Data ...
Remove ads

Trofe

Klube

Juventus
Arsenal

Personale

  • Lojtari Danez U–17 i Vitit: 2004
  • Talenti Danez i Vitit: 2007
  • Lojtari Danez i Vitit: 2009

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads