Trikeku

lloj gjitari detar From Wikipedia, the free encyclopedia

Trikeku
Remove ads

Trikeku (Odobenus rosmarus), morsi ose lopa e detit, është një gjitar detar e një ndër fokat më të mëdhaja, që gjendet i shpërndarë rreth Polit të Veriut, në Oqeanit Arktik dhe detrat nënarktikë të hemisferës veriore. Trikeku është lloji i vetëm i gjallë i familjes Odobenidae dhe gjinisë Odobenus. Ky lloj është i ndarë në tdy nënlloje:[2] trikekun e Atlantikut (O. r. rosmarus) dhe trikekun e Paqësorit (O. r. divergens). Ekziston edhe një nënlloj i kontestuar, O. r. laptevi, i cili jeton në Detin Laptev të Oqeanit Arktik.

Fakte të shpejta Trikeku Vargu kohor: Pleistoceni deri më tani, Statusi i ruajtjes ...

Trikekët e rritur dallohen lehtë nga çatajt, mustaqet dhe madhësia e tyre. Meshkujt e rritur në Paqësor mund të peshojnë më shumë se 2,000 kg,[3] dhe mes pinipedëve (këmbëlopatave) tejkalohen në madhësi vetëm nga dy lloje të elefantëve të detit.[4] Trikekët jetojnë kryesisht në ujëra të cekëta, duke shpenzuar sasi të konsiderueshme të jetës së tyre mbi akullin e detit në kërkim të molusqeve bivalvore bentike për të ngrënë. Trikekët janë relativisht jetëgjatë, janë kafshë shoqërore dhe ata konsiderohen si një specie e rëndësishme për mjedisin e rajoneve detare të Arktikut.

Trikekët ka luajtur një rol të rëndësishëm në kulturat e shumë popujve indigjenë të Arktikut, të cilët kanë gjuajtur trikekët për mish, yndyrë, lëkurë, çataj dhe kocka. Gjatë shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, trikekët u gjuajtur dhe u vranë gjerësisht për dhjamë, fildish dhe mish. Popullsia e trikekëve ra me shpejtësi në gjithë rajonin e Arktikut. Popullsia e tyre është rimëkëmbur disi që nga ajo kohë, edhe pse popullsia e trikekëve të Atlantikut dhe Laptevit mbetën të fragmentuar dhe në nivele të ulëta në krahasim me kohën para ndërhyrjes njerëzore.

Remove ads

Shiko dhe

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads