Open Labs

From Wikipedia, the free encyclopedia

Open Labsmap
Remove ads

41.32134°N 19.82916°E / 41.32134; 19.82916

Thumb
Logo-ja e komuniteti OPEN LABS

Open Labs Albania është qendra e komunitetit shqiptar promovues të teknologjive dhe kulturës 'kod strukture falas' (open source) si dhe dijes së hapur. Në mjediset e Open Labs hackerspace çdo javë organizohen takime midis anëtarëve të projekteve dhe komuniteteve të ndryshme si Wikipedia, Linux, Mozilla, WordPress, Arduino etj. Gjithashtu në mjediset e Open Labs organizohen projeksione dokumentarësh të publikuara në liçensat Creative Commons, biseda, punëtorí të hapura për të gjithë dhe zbatohen projekte që kanë si qëllim rritjen dhe aktivizimin e komunitetit. Gjithashtu anëtarët e Open Labs organizojnë aktivitete e ngjarje dhe në qytete të ndryshme të Ballkanit dhe Europes duke bashkëpunuar me organizata dhe komunitete të ngjashme open source. Open Labs ka qendrën në Tiranë dhe është organizatë jo-fitimprurëse aktive që në verën e vitit 2012.

Thumb
Foto me pjesëmarresit dhe organizatorët e konferencës OSCAL
Remove ads

Misioni

Misioni i tyre është ta bëjnë njohurinë një mjet që sjell përparim dhe hap horizonte të reja për njerëz të të gjitha moshave, organizatave, komuniteteve lokale; njerëzit e zakonshëm.

Ndërsa ideja tyre buron nga dashuria e teknologjisë dhe arsimit, motivimi i tyre kryesor është dëshira për të ndarë përvojat dhe njohuritë e tyre me komunitetin që ata kanë krijuar. Ata duam të ndajnë idetë e tyre ashtu si fëmijët e vegjël ndajnë entuziazmin e tyre.

Thumb
Hyrja e Open Labs Albania hackerspace

Open Labs beson se qasja e lehtë dhe e lirë e njohurive ka qenë gjithmonë një tregues i përparimit për shoqëritë. Ata besojnë në këtë: se në qoftë se komuniteti Open Labs merr qasje të lehtë në njohuri përmes mjeteve që janë në dispozicion sot (kryesisht përmes teknologjisë në dispozicion) mënyrën se si ne e kuptojmë realitetin tonë do të ndryshojë. Ata janë të angazhuar për të përcaktuar burimet dhe energjinë e tyre për këtë qëllim!

Remove ads

Aktivitetet

  • OSCAL - konferenca vjetore rreth teknologjive dhe kulturës me kodburim të lirë dhe të hapur;[1]
  • CryptoParty Tirana;[2]
  • UN 48hr hackathon for UN SDGs;[3]
  • Wiki Weekend.[4]

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads