TVALB
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
TVALB është platformë shqiptare e transmetimit over-the-top që transmeton kanale televizive shqipfolëse me cak diasporën shqipe në SHBA dhe Kanada.[1] Shërbimi ofron video-on-demand (VOD), televizion live, dhe catch-up TV përmes aplikacioneve të qasshme nëpër pajisje të ndryshme. Pjesë e buqetës TVALB janë kanale nga operatorë të ndryshëm digjitalë si DigitAlb, Tring, Artmotion, Telkos dhe të tjera. Që nga viti 2021, TVALB është e vetmja IPTV shqiptare e licencuar për transmetimin e kanaleve DigitAlb në SHBA dhe Kanada.[2]
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Remove ads
Historia
TVALB është produkt i kompanisë shqiptaro-amerikane të shërbimit IPTV - FTAmarket. Që nga viti 2002, FTAmarket ofron shërbime mediatike për komunitetin shqiptar që jeton në SHBA dhe Kanada. TVALB u themelua në vitin 2006 për të shfaqur përmbajtje televizive shqiptare për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë me shërbimet e sistemit IPTV. Kjo platformë transmeton qindra kanale televizive nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, si dhe transmeton të gjitha ligat elitare të futbollit.
Në vitin 2021 Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork ka vizituar zyren e TVALB për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj shqiptarëve dhe bizneseve të bashkatdhetarëve.[3][4]
Që nga viti 2021 TVALB është e vetmja IPTV shqiptare e licencuar për transmetimin e kanaleve DigitAlb në Amerikë.[nevojitet citimi]
Në qershor 2022, emisioni i njohur televiziv Big Brother VIP Kosova transmetohet për herë të parë në Kosovë dhe është i disponueshëm në platformën televizive kosovare Artmotion si dhe në TVALB për diasporën shqiptare në SHBA dhe Kanada.[5]
Remove ads
Shërbimet
TVALB operohet nga një ekip shqiptarësh në New York City. Platforma ofron shërbime IPTV/OTT si VOD, TV live, Catch-Up TV, 1 abonim në 3 paisje, aplikacion për çdo paisje Smart duke përdorur teknologjitë më të fundit botërore.
Kompania bashkëpunon me DigitAlb, Tring, Artmotion RTSH, RTK, Klan, Top Channel, Klan Kosova dhe media të tjera shqiptare. Në total, platforma ka më shumë se 240 kanale shqiptare. Në platformë janë më shumë se 50 kanale DigitAlb, të gjitha kanalet e Tring dhe Artmotion si dhe kanale me liga evropiane të futbollit, filma dhe seriale të ndryshme.
Përpos aplikacionit ne Smart TV, TVALB ofron edhe dekoder (boks) të pajisur me Wi-Fi. Për më tepër, shërbimi funksionon në iOS, Android (sistemi operativ), SmartTV[6], dhe pajisje të tjera.
Remove ads
Referimet
Linqe të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads