Turku

qytet në Finlandë From Wikipedia, the free encyclopedia

Turku
Remove ads

Turku (finlandisht:ˈturku; suedisht: Åbo) është një qytet në bregdetin jugperëndimor të Finlandës në grykën e lumit lumit Aura[2][3], në rajonin e Finlandës Jugperëndimore. Turku, si një qytet, u themelua në fund të shekullit të 13-të, kjo e bën atë qytetin më të vjetër në Finlandë. Shumë shpejt bëhet qyteti më i rëndësishëm në Finlandë, një status që e ka mbajtur për qindra vite. Pasi Finlanda u bë pjesë e Perandorisë Ruse (1809) dhe kryeqyteti i Dukës të Madh të Finlandës u zhvendos në Helsinki (1812), Turku vazhdoi të jetë qyteti më i populluar në Finlandë deri në fund të viteve 1840, dhe përsëri mbetet një udhëheqës i rajonit, një biznes i rëndësishëm dhe një qendër kulturore.

Fakte të shpejta Popullsia, • Total ...

Për shkak të historisë të gjatë, Turku ka qenë vendi i shumë ngjarjeve të rëndësishme dhe ka ndikuar gjerësisht në historinë finlandeze. Së bashku me Talin, kryeqytetin e Estonisë, Turku ishte caktuar Kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2011. Në vitin 1996 ai u shpall zyrtarisht Qyteti i Krishtlindjeve në Finlandë [4].

Për shkak të vendndodhjes të tij, Turku është një port detar i njohur si për tregëti ashtu edhe për pasagjerët, me rreth tre milion pasagjerë që udhëtojnë nëpërmjet Portit në Turku çdo vit për në Stockholm dhe Mariehamn [2].

Deri më 30 shtator 2014, popullsia në Turku ishte 183,811[5], duke e bërë atë qytetin e gjashtë më të madh në Finlandë [1]. Deri në datën 31 gusht 2008, në nën-rajonet e Turku-t jetonin rreth 303,492 banorë, duke e ranguar atë si zona e tretë urbane më e madhe në Finlandë pas zonave të Helsinkit dhe Tampere.

Qyteti është zyrtarisht dygjuhësh, dhe se 5.2% e popullsisë identifikohen me Suedishten si gjuhë të amtare [6].

Remove ads

Etimologjia

Emri finlandez Turku vjen nga një fjalë nga Sllavishtja Lindore e Vjetër, tǔrgǔ, që do të thotë "Treg" ose "pazar" [7]. Fjala turku akoma do të thotë "treg" në disa shprehje në Finlandisht. Në suedisht fjala për "treg" është torg, dhe ndoshta është huazuar nga Sllavishtja Lindore e Vjetër, gjithashtu ka qënë prezent edhe në Suedishten e vjetër [8].

Emërimi suedez i qytetit është Åbo dhe mund të jetë thjesht një kombinim i å ("lum; përrua; rrjedhë e madhe") dhe bo ("strehë, vendbanim"). Pasi ky lloj shjegimi nuk paraqitet në asnjë emërim tjetër në suedisht për vendet në Finlandë, etimologët besojnë se ka ndonjë shpjegim tjetër. Njëra teori është se emri vjen nga "Aabo", interpretim finlandez i "Avram" (Abrahamit) Rus, i cili mund të jetë gjithashtu origjina e emrit të lumit Aura [9].

Megjithatë ekziston një term i vjetër ligjor i quajtur "åborätt" (që afërsisht do të thotë "e drejta për të jetuar në të"), e cila i dha qytetarëve (i quajtur "Åbo") të drejtën e trashëgueshme për të jetuar në tokën në pronësi të kurorës [10].

finlandisht, rasa gjinore e Turku është Turun, që do të thotë "i Turku-t". Emrat finlandez të organizatave dhe institucioneve nga Turku shpesh fillojnë më këtë fjalë, si në këtë rast "Turun yliopisto" për Universiteti i Turku-t.

Remove ads

Historia

Turku ka një histori të gjatë si qyteti më i madh i Finlandës dhe herë pas here si qendër administrative e vendit, por në dyqind vitet e fundit ka qenë e tejkaluar nga Helsinki. Identiteti i qytetit vjen nga statusi si qyteti më i vjetër në Finlandë [11] dhe kryeqyteti i parë i vendit.

Referime

Lidhjet e jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads