Universiteti i Prizrenit

From Wikipedia, the free encyclopedia

Universiteti i Prizrenit
Remove ads

Universiteti i Prizrenit është universiteti i dytë publik në Kosovë, me seli në Prizren dhe i cilësuar si universitet ndërkombëtar që pranon studentë perveç nga Kosova edhe nga vendet e rajonit.

Fakte të shpejta Lloji, Themelimi ...
Remove ads

Historiku

Historiku i arsimit të lartë në Prizren

Universiteti “Ukshin Hoti” me seli në Prizren, është themeluar me vendimin nr. 01/87 të Qeverisë së Republikës së Kosovës më datën 09.10.2009 si universiteti i dytë publik në Republikën e Kosovës i cili filloi me gjeneratën e parë të studentëve më 01.10.2010.

Kuvendi të Republikës së Kosovës më 30.05.2013 miratoi Statutin e Universitetit “Ukshin Hoti” me seli në Prizren.

Universiteti “Ukshin Hoti” me gjashtë njësitë akademike që ka aktualisht ofron studime në ciklin Baçelor dhe Master ndërsa në bazë të statutit i njëjti mund të organizoj edhe studime doktorale. Përveç Studimeve në gjuhën mësimore shqipe Universiteti ofron studime edhe në gjuhën mësimore turke dhe boshnjake.

Universiteti trashëgon përvojën e ish Shkollës së Lartë Pedagogjike, që funksionon nga tetori i vitit 1961, më vonë si Fakultet i Edukimit dega në Prizren, tani Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren.

Qyteti i Prizrenit, seli e këtij universiteti, me ligjin nr. 06L/-012 neni 4 pika 2 është shpalluar Kryeqyteti historik i Republikës së Kosovës, i cili njihet normalisht përveç për historikun e tij të pasur po ashtu edhe për multi etnicitet dhe trashëgimi e kulturë jo vetën në Republikën e Kosovës por edhe me gjerë.

Qyteti i Prizrenit po ashtu është qyteti i dytë më i madh pas Prishtinës, i cili në bazë të statistikave është qyteti më i vizituar në vend, shtrihet në pjesën jugore të Republikës së Kosovës, duke qenë qyteti më i afërt me Republikën e Shqipërisë për shtetasit e të cilit ky qytet por edhe universiteti “Ukshin Hoti” janë mjaft joshës dhe atraktiv.

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren (UPZ) ka nisur punën në vitin 2010 pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelim. Selia e Universiteti është në Prizren, njëri nga qytetet më të lashta të Kosovës. UPZ-ja është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1.700, ndërsa në vitin 2023 numri i studentëve është rreth 3000 studentë aktiv. Universiteti është i akredituar që nga viti 2010. Momentalisht Universiteti ofron studime në ciklin Baçelor dhe Master.[1]

Remove ads

Misioni dhe Vizioni

Misioni

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, është institucion akademik e konkurrues i orientuar në ofrimin e edukimit cilësor duke zhvilluar kërkime shkencore dhe duke kontribuar në inovacion, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe komunitetit ku vepron në nivel lokal, kombëtar dhe më gjerë.

Vizioni

Universiteti ndërton vizionin duke u mbështetur në parimin e vlerave edukativo-kërkimore, përparësive krahasuese të diversitetit etnik, gjuhësor dhe kulturor, me qëllim të krijimit të një qendre të ekselencës akademike e cila do t’i shërbejë studentëve, hulumtuesve dhe shoqërisë në fushat e TI, agrobiznesit dhe mjedisit, menaxhmentit dhe administrimit të biznesit, drejtësisë, gjuhësisë dhe edukimit.

Remove ads

Fakultetet dhe programet

Më shumë informacion Nr., Fakulteti/Programi i studimit ...

Fakultetet

Fakulteti Ekonomik

Drejtimet:

  1. Administrim Biznesi
  2. Menaxhment Ndërkombëtar

Fakulteti Juridik

Nivelet:

  1. Bachelor
  2. Master

Fakulteti i Shkencave kompjuterike

Drejtimet:

  1. Dizajn i Softuerit dhe
  2. Teknologji e Informacionit dhe Telekomunikimit;

Fakulteti i Edukimit

Programet:

  1. Gjuhë dhe letërsi shqipe
  2. Gjuhë dhe letërsi angleze
  3. Programi parafillor (parashkollor)
    1. Gjuhë shqipe
    2. Gjuhë boshnjake
    3. Gjuhë turke
  4. Programi fillor
    1. Gjuhë shqipe
    2. Gjuhë boshnjake
    3. Gjuhë turke

Fakulteti i Filologjisë

  1. Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
  2. Gjuhë Angleze
  3. Gjuhë Gjermane

Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit

Programet:

  1. Agrobiznes
  2. Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit.[1]
Remove ads

Nivelet e studimit

  1. Bachelor
  2. Master
  3. Doktoraturës - Ph.D. (Planifikohen të organizohen në të ardhmen)

Kampusi universitar

Universiteti i Prizrenit është i angazhuar për të mbështetur të gjithë studentët e tij. Zyra e shërbimeve studentore mbikëqyr shumë prej ngjarjeve si janë: shërbimet, programet dhe iniciativat që zhvillohen në Universitetin e Prizrenit.[2]

Bashkëpunimi ndëruniversitar

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads