Valensi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Valensi[d].[10] (greqisht: Ουάλης Ouálēs Ouálēs; 328 – 9 gusht 378) ishte perandor romak nga viti 364 deri në vitin 378. Pas një karriere ushtarake kryesisht të pashënuar, ai u emërua bashkë-perandor nga vëllai i tij i madh Valentiniani I, i cili i dha atij gjysmën lindore të Perandorisë Romake për të sunduar. Në vitin 378, Valensi u mund dhe u vra në Betejën e Adrianopojës kundër gotëve pushtues, gjë që i tronditi bashkëkohësit dhe shënoi fillimin e pushtimit barbar në territorin romak.
Remove ads
Jeta e hershme dhe karriera ushtarake

Valensi dhe vëllai i tij Valentiniani lindën përkatësisht në vitin 328 dhe 321, në një familje ilire banuese në Cibalae (Vinkovci) në Pannonia Secunda.[11][12] Babai i tyre Gracian Funarius, një vendas nga Cibalae, kishte shërbyer si oficer i lartë në ushtrinë romake dhe si comes Africae.[13] Vëllezërit u rritën në pronat e blera nga Gratianus në Afrikë dhe Britani.[14] Të dy ishin të krishterë, por favorizonin sekte të ndryshme: Valentiniani ishte një i krishterë nikenas,[13] ndërsa Valensi ishte një i krishterë arian (një "homoean").[12] Në moshën madhore, Valensi shërbeu në te protectores domestici nën perandorët Julian (mb.v. 361–363) dhe Jovian (mb.v. 363-364). Sipas historianit grek të shekullit të V-të, Sokrates Skolastiku, Valensi e refuzoi trysninë për të ofruar flijime pagane gjatë mbretërimit të perandorit politeist Julian.[12]
Vëllai i madh i Valensit, Valentiniani, gjithashtu u bashkua me protectores, duke u ngritur në tribunus në vitin 357; ai shërbeu në Gali dhe në Mesopotami gjatë mbretërimit të Konstancit II (mb.v. 337-361).[13] Sipas Kronikës së Jeronimit dhe Kronikon Paskale, nipi më i madh i Valensit, Graciani, lindi në vitin 359 në Sirmium (Sremska Mitrovica e tanishme) nga gruaja e Valentinianit, Marina Severa.[15] [16]
Juliani u vra në betejë kundër persëve në qershor 363 dhe pasuesi i tij, Joviani do të vdiste shkurtin e vitit tjetër, ndërsa udhëtonte për tu kthyer në Kostandinopojë.[17] Historiani latin Amian Marcelini rrëfen se Valentiniani u thirr në Nike nga një këshill zyrtarësh ushtarakë dhe civilë, të cilët e shpallën atë augustus më 25 shkurt 364.[18][19]

Valentiniani e caktoi vëllain e tij, Valensin tribunus stabulorum (ose stabuli) më 1 mars 364.[20] Ishte opinion i përgjithshëm se Valentiniani kishte nevojë për ndihmë për të menaxhuar administratën civile dhe ushtarake të perandorisë dhe më 28 mars, me kërkesën e shprehur të ushtarëve për një augustus të dytë, ai zgjodhi Valensin si bashkë-perandor në Hebdomon, para Mureve të Kostandinit.[20][18][21]
Remove ads
Mbretërimi
Të dy perandorët ishin për një kohë të shkurtër të sëmurë, duke i vonuar ata në Kostandinopojë.[18][22][23] Sapo u rekuperuan, dy augustët udhëtuan bashkë përmes Adrianopojës dhe Nishit për në Mediana, ku ndanë territoret e tyre. Valensi mori gjysmën lindore: Greqinë, Ballkanin, Egjiptin, Anatolinë dhe Levantin deri në kufirin me Perandorinë Sasanide. Valentiniani mori gjysmën perëndimore, ku luftërat alemane kërkonin vëmendje të menjëhershme.[24][25] Vëllezërit i filluan konsullaritë në kryeqytetet e tyre përkatëse, Kostandinopoja dhe Mediolanum.[26][27]
Në verën e vitit 365 tërmeti i Kretës dhe cunami pasues shkaktuan shkatërrim përreth Mesdheut Lindor.[28] Perandoria ishte tërhequr së fundmi nga shumica e zotërimeve të saj në Mesopotami dhe Armeni, për shkak të traktatit që Joviani kishte bërë me Shapurin e II të Perandorisë Sasanide. Përparësia kryesore e Valensit pas dimrit të vitit 365 ishte të zhvendosej në lindje duke shpresuar në përmirësimin e situatës.[29]

Si perandor, Valens përballej vazhdimisht me kërcënime të brendshme dhe të jashtme. Rritja e fundit e taksave[30] dhe largimin i ministrit popullor të Valensit, Salutius, kontribuoi në një pakënaqësi të përgjithshme dhe mundësinë e një rrebelimi.[31] Me mungesën e perandorit në kryeqytet, Prokopi, një kushëri nga mamaja i Julianit, e shpalli veten august më 28 shtator 365.[32][33] Prokopi kishte punuar si zyrtar i lartë me Konstancin II dhe Julianin[34] dhe përflitej se kishte qenë paracaktuar si pasues i Julianit,[32] megjithëse se ai kishte vdekur pa emëruar një pasues.[35] Joviani, përveç se e privoi atë nga komanda e tij, nuk mori masa të tjera kundër këtij rivali potencial, por Valentiniani e shikonte Prokopin me armiqësi.[36]
Prokopi u përballë me rrezik nga perandorët e rinj me dëshirën e tij për pushtet, duke theksuar lidhjen e tij me Dinastinë e nderuar Kostandiniane: gjatë shfaqjeve të tij publike ai shoqërohej gjithmonë nga Konstantia, vajza postume e Konstancit II dhe nëna e saj, Faustina, perandorja e ve.[37]
Lajmi i revoltës e arriti Valensin në Çezare në Kapadokia,[38] pasi shumica e trupave të tij tashmë i kishin kapërcyer Portat Kiliciane në Siri. Reagimi i tij i parë ishte dëshpërimi dhe po mendonte abdikimin dhe ndoshta edhe vetvrasjen.[39] Prokopi shpejtë mori kontrollin e provincave të Azisë dhe Bitinisë, duke fituar mbështetje në rritje për rrebelimin e tij. Valensi i rekuperoi nervat e tij dhe dërgoi një ushtri në Kostandinopojë; sipas Amian Marcelinit, ushtarët kaluan me Prokopin, përdorimi nga i cili i pengjeve kostandianiane kishte gjetur njëfarë suksesi.[30][37]
Duke e ricaktuar Salutiusin, Valensi shpërndau më shumë trupa nën gjeneralët veteranë, Arintheun dhe Arbition, për të marshuar kundër Prokopit.[40] Sipas Amian Marcelinit dhe historianit të mëpasëm grek Sokrates Skolastiku dhe Sozomenit, forcat e Valensit në vijim do të fitonin pas tetë muajsh, duke e mundur Prokopin në betejat në Thiatira dhe Nakoleia.[41][30] Në të dyja rastet, Prokopi u braktis nga mbështetësit e tij nga druajtja e komandantëve të frikshëm të kundërshtarit të tyre. I nxjerë në gjyq nga anëtarët e vetë shpurës së tij, Prokopi u ekzekutua më 27 maj 366.[42] Amian Marcelini rrëfen se i afërmi i Prokopit, Marceli u shpallë perandor në vendin e tij, por sipas Zosimos ai u kap dhe u ekzekutua me shpejtësi.[41] Valensi mund ta kthente vëmendjen e tij nga armiqtë e jashtëm, Perandoria Sasanide dhe gotët.[12]
Lufta e parë gotike: 367–369

Gjatë rrebelimit të Prokopit, mbreti got Ermanariku, i cili sundonte një mbretëri të fuqishme në veri të Danubit nga Deti Euksin deri në atë Balltik,[43] ishte angazhuar për ta furnizuar atë me trupa për përplasjen kundër Valensit. Ushtria gotike, thuhet se numëronte 30,000 veta, mbërriti shumë vonë për ta ndihmuar Prokopin, por gjithësesi pushtuan Trakinë dhe filluan të plaçkisnin fermat dhe vreshtat e provincës. Valensi, pas mundjes së Prokopit në vitin 366, duke marshuar në veri i rrethoi ata me një forcë superiore dhe i detyroi të dorëzoheshin. Ermanariku protestoi, dhe kur Valensi, i inkurajuar nga Valentiniani, refuzoi të bënte ndonjë tërheqje për gotët për këtë sjellje, u shpallë lufta.[44]
Në pranverën e vitit 367 Valensi kapërceu Danubin dhe sulmoi visigotët nën Athanarikun, tributar i Ermanarikut. Gotët u larguan në malet Karpate dhe fushata përfundoi pa ndonjë përfundim vendimtar. Pranverën pasuese, një vërshim i Danubit e pengoi Valensin ta kapërcente; në vend të kësaj perandori me trupat e tij u mor me ndërtimin e fortifikimeve. Në vitin 369, Valensi e kapërceu prapë Danubin nga Noviodunumi dhe duke shkatërruar vendin e detyroi Athanarikun të bënte betejë. Valensi qe fitimtar dhe mori titullin Gothicus Maximus në kohë për kremtimin e pesëvjeçarit të tij.[41] Athanariku dhe forcat e tij mundën të tërhiqeshin në mënyrë të organizuar dhe bëri thirrje për paqe.
Fatmirësisht për gotët, Valensi priste një luftë të re me Perandorinë Sasanide në Lindjen e Mesme dhe në këtë mënyrë dëshironte një marrëveshje. Në villim të vitit 370, Valensi dhe Athanariku u takuan në mesin e Danubit dhe ranë dakord për një traktat që ti jepte fund luftës. [12][45] Traktati duket se i kufizoi gjerësisht marrëdhëniet ndërmjet gotëve dhe romakëve, duke e kufizuar tregtinë dhe shkëmbimin e trupave për tribute.[46]

Lufta Perse: 373
Në vitet në vijim, Valensi u përqendrua në kufirin lindor, ku u përballë me kërcënimin e vazhdueshëm të pers, veçanërisht në Armeni, si dhe me konflikte shtesë me saraçenët dhe izaurianët. Joviani kishte hequr dorë nga shumë interesa të Romës për kontrollin e Armenisë në vitin 363 dhe Shapuri II ishte i etur për të përfituar nga kjo mundësi e re. Perandori pers filloi ti joshte zotërit armenë të kalonin në krahun e tij dhe në vijim do të detyronte kalimin e mbretit Arsacid armen, Arshaku II, të cilin ai e arrestoi dhe burgosi menjëherë. Fisnikëria armene u përgjigj duke i kërkuar Valensit të rikthente djalin e Arshakut, Papin. Valensi pranoi dhe e dërgoi Papin prapë në Armeni, por, ndërsa ndodhnin këto ngjarje, ai ishte i angazhuar në luftë me gotët, kështu që nuk mund ta mbështeste atë ushtarakisht.[47]
Në përgjigje të kthimit të Papit, Shapuri drejtoi personalisht një forcë pushtuese për të marë kontrollin e Armenisë. Papi dhe ndjekësit e tij u strehuan në male, ndërsa Artaxata, kryeqyteti armen dhe qyteti i Artogerasës bashkë me mjaft fortesa dhe kështjella u shkatërruan.[48] Shapuri dërgoi një forcë të dytë pushtuese në Iberinë Kaukaziane për të larguar mbretin pro-romak Sauromaces II dhe për të vendosur të caktuarin e tij, ungjin e Sauromaces, Aspacuresin e II në fron.

Në verë, duke pasuar paqen me gotët, Valensi dërgoi magister peditum (mjeshtri apo komandanti i këmbësorisë) Arintheusin për të mbështetur Papin.[49] Pranverën pasuese dymbëdhjetë legjone u dërguan nën Terencin për të rimarë Iberinë dhe për të garnizuar Armeninë afër malit Npat. Kur Shapuri kundërsulmoi në Armeni në vitin 371, forcat e tij u mundën nga gjeneralët e Valensit, Traiani dhe Vadomari si dhe sparapeti armen (gjenerali) Mushegh Mamikonian në Bagavan dhe Gandzak.[50] Valensi e kishte tejkaluar traktatin e vitit 363 dhe e kishte mbrojtur me sukses agresionin e tij. Pas fitores së vitit 371 u vendos një armëpushim si gati një paqe për pesë vitet në vijim, ndërsa Shapuri u detyrua të përballej me pushtimin Kushan në kufirin e tij lindor.
Ndërkohë, shpërthyen telashet me djaloshin-mbret, Papin, i cili thuhet se vrau patriarkun armen Nerses dhe kërkonte kontrollin e një numri qytetesh romake, duke përfshirë Edesën. Mosmarrëveshjet gjithashtu u shfaqën edhe pë caktimin e një patriarku të ri të Armenisë, me Papin që caktoi një kandidat pa miratimin tradicional nga Çezarea. I shtytur nga gjeneralët e tij dhe duke u druajtur se Papi do të kalonte nga persët, Valensi bëri një përpjekje të pasuksesshme për të kapur princin dhe më vonë e ekzekutoi atë brenda Armenisë. Në vend të tij, Valensi imponoi një tjetër Arsacid, Varazdatin, i cili sundoi nën regjencën e sparapetit Mushegh Mamikonian, një mik i Romës.
Asnjë nga këto ndërhyrje nuk u pëlqyen persëve, të cilët filluan të ankoheshin prapë për përputhjen me traktanin e vitit 363. Pasi kufiri lindor u nxeh në vitin 375, Valensi filloi përgatitjet për një ekspeditë të madhe. Ndërkohë, telashet po zienin diku tjetër. Në Izauria, rajoni malor i Kilikisë, një revoltë e madhe shpërtheu në vitin 375, që i devijoi trupat më para të stancionuara në Lindje. Për më tepër, nga viti 377, saraçenët nën mbretëreshën Mavia kishin shpërthyer në rrebelim dhe shkatërruan një pjesë të territorit që shtrihej nga Fenicia dhe Palestina deri në Sinai. Megjithëse Valensi i vuri të dyja kryengritjet nën kontroll, mundësitë e veprimit në kufirin lindor ishin të kufizuara nga këto përleshje brenda territorit.

Mbretërimi i vonë: 373–376
Valensi u bë august i vjetër më 17 nëntor 375, pasi vëllai i tij më i vjetër, Valentiniani I vdiq papritur në Brigetio, ndërsa ndodhej në fushatë kundër Kuadëve në Panoni.[15][51] Në perëndim, Valentiniani u pasua nga djali i tij i madh, Graciani, bashkë-perandor që nga viti 367,[52][53] dhe vëllai i tij më i vogël, Valentiniani II, të cilin ushtria në Danub e shpalli august pa u konsultuar me Gracianin ose Valensin.[51][54]
Lufta e dytë gotike: 376–378

Fushata lindore e Valensit kërkoi një plan ambicioz, të programuar për të mbushur zbrazëtitë e lëna në forcat e tij të lëvizshme, kur trupat u zhvendosën në Perandorinë Perëndimore në vitin 374. Ndërkohë, mërgimet e hunëve filluan ti zhvendosnin gotët, të cilët kërkuan mbrojtjen romake.[12] Refugjatët nga ish mbretëria e Ermanarikut, të paaftë për të mbajtur Lumenjtë e Dniestrit dhe Prutit kundër pushtuesve hunë, u tërhoqën drejtë jugut në një emigrim masiv, duke kërkuar toka më të mbrojtëshme në anën romake të Danubit dhe dërguan kërkesa për azil te Valensi në Antioki.[55]
Valensi u dha leje për kapërcimin e Danubit Fritigernit dhe ndjekësve të tij,[12] i cili ishte lidhur me romakët në fushatën e viteve 370, kundër përndjekjes së Athanarikut të të krishterëve gotë dhe, shpresohej, tani mund të rekrutoheshin për të fuqizuar ushtrinë lindore. Trupat gote do të duhet të paguheshin në arë ose argjend, por prania e tyre do ta zvogëlonte varësinë e Valensit në rekritimet nga provincat – duke rritur në këtë mënyrë të ardhurat nga taksa e rekrutimit. Megjithëse një numër grupesh gote kërkuan të hynin në territor, Valensi u dha leje vetëm njerëzve të Fritigernit. Të tjerët, megjithatë do ti ndiqnin së shpejti.[56]

Forcat e lëvizshme të Valensit ishin të lidhura në kufirin pers, ku perandori po përpiqej të tërhiqej nga kushtet e ashpra të imponuara nga Shapuri dhe po haste ca rezistencë nga ana e këtij të fundit. Kjo nënkuptonte se vetëm njësitë limitanei ishin të pranishme për të mbikëqyrur mbërritjen e Fritigernit dhe gotëve të tij, me një numër prej 200,000 luftëtarësh dhe një milionë veta në tërësi. Trupat e shpërndara perandorake nuk mund ta ndalonin kapërcimin e Danubit nga grupet e ostrogotëve, hunëve dhe alanëve, asnjë prej të cilëve nuk ishte përfshirë në marrëveshjen origjinale. Zhvendosja e kontrolluar, e parashikuar nga qeveria kërcënoi të kthehej në një pushtim të madh dhe situata u përkeqësua nga korrupsioni në administratën vendore romake. Gjeneralët e Valensit pranuan rryshfete në vend që ti privonin gotët nga armët e tyre siç kishte vendosur Valensi, patas refugjatët e zemëruar nga vendosja e çmimeve tepër të larta për ushqimet.[57] Në fillim të vitit 377, gotët u rrebeluan pas një përplasjeje me banorët e Marcianopolit dhe e mundën guvernatorin e korruptuar romak, Lupicinus afër qytetit në Betejën e Marcianopolit.[58]
Pas bashkimit të forcave me ostrogotët nën Alateun dhe Safraksin, të cilët e kishin kapërcyer Danubin pa lejen e Valensit, grupi i bashkuar barbar u përhap duke shkatërruar vendin para se të bashkoheshin për tu përballur forcat romake nën Trajanin dhe Rikomeresin. Në një Betejë të përgjakshme në Ad Salices, gotët u bllokuan përkohësisht[59] dhe Saturnini, tani zëvendësi i Valensit në provincë, ndërmori një strategji për ti rrethuar ata midis Danubit të poshtëm dhe Detit Eksin, duke shpresuar ti vdisnin ata urie për ti detyruar të dorëzoheshin. Megjithatë, Fritigerni e detyroi atë të tërhiqej duke ftuar disa nga hunët që të kapërcenin lumin në pjesën e mbrapme të mbrojtjes së Saturninit. Romakët pastaj u tërhoqën, të pa aftë për ta përmbajtur depërtimin, megjithëse me një forcë elitare të ushtarëve më të mirë, gjenerali Sebastian mund të sulmonte dhe të shkatërronte mjaft banda më të vogla grabitqare.[60]

Valensi kërkoi ndihmë në Traki nga nipi i tij dhe bashkë-perandori Gracian, por në fund vendosi të sulmonte para se Graciani mund ti bashkohej atij.[12][12] Duke lënë mbrapa një forcë skeletore – disa prej tyre gotë – ushtria lindore u tërhoq nga kufiri, duke mbërritur në Kostandinopojë me 30 maj 378. Këshilltari perandorak, comes Rikomeres, gjeneralët Frigerid dhe Viktor si dhe letrat nga Graciani, të gjitha e paralajmëronin Valensin të priste për mbërritjen e ushtrisë perëndimore, por popullsia e Kostandinopojës u bë e paduruar nga vonesa. Opinioni publik e kritikonte Valensin për dështimin për të kontrolluar gotët pasi i ftoi ata në territorin e tij dhe e krahasonin atë në mënyrë ulëse me Gracianin si një komandant ushtarak.[61] Valensi vendosi të përparonte menjëherë dhe të arrinte një fitore i vetëm.[62]
Sipas historianit latin Amian Marcelini dhe Paul Orosit, më 9 gusht 378, Valensi dhe shumica e ushtrisë së tij u vranë në luftim me gotët afër Hadrianopolis në Traki (Edreneja).[12][15] Aminiani është burimi parësor për betejën.[63]
Valensi e nisi fushatën me organizime që synonin të ndërtonin fuqinë e trupës së tij dhe marrjen e një baze në Traki, pastaj u zhvendos për në Adrianopojë, nga ku marshoi kundër ushtrisë së konfederatës barbare. Megjithëse u tentuan bisedime, ato dështuan kur një njësi romake nxitoi të përparonte dhe i barti të dy krahët në betejë. Valensi kishte lënë një rojë të rëndësishme me bagazhet dhe thesarin e tij, duke e pakësuar forcën e tij. Kalorësia e tij e djathtë mbërriti në kampin gotik pak para se krahu i majtë të mbërrinte. Ajo ishte një ditë shumë e nxehtë dhe kalorësia romake u angazhua pa mbështetje strategjike, duke i shpërdoruar përpjekjet e saj dhe duke vuajtur nga vapa.
Ndërkohë, Fritigerni dërgoi prapë një emisar për paqe në manipulimin e tij të vazhdueshëm të situatës. Vonesa rezultuese nënkuptonte se romakët e pranishëm në fushë filluan binin nga vapa. Burimet e ushtrisë u pakësuan më tej, kur një sulm i pa bashkërenduar në kohë nga harkëtarët romakë bëri të nevojshme thirrjen e emisarit të Valensit, comes Rikomeres. Harkëtarët u goditën dhe u tërhoqën të poshtëruar. Duke u kthyer nga kërkimi për tu angazhuar në betejë të hapur, kalorësia gotike nën komandën e Alatheut dhe Safraksit tani goditi dhe, në atë që me gjasa qe ngjarja më vendimtare e betejës, kalorësia romake u largua.
Nga këtu, Amiani jep dy rrëfime për rënien e Valensit. Në rrëfimin e parë, ai pohon se Valensi u plagos për vdekje nga një shigjetë dhe menjëherë dha frymën e tij të fundit. Trupi i tij nuk u gjet kurrë ose nuk iu bë një varrim i mirëfilltë. Në rrëfimin e dytë, Amiani pohon se këmbësoria romake u braktis, e rrethuar dhe u copëtua. Valensi u plagos dhe i bartur në një kasolle të vogël druri. Ai vdiq kur gotët, qartas të paditur rreth çmimit brenda, i vunë zjarrin kasolles.
Një rrëfim i tretë, apokrif, pohon se Valensi u godit në fytyrë nga një shigjetë gote dhe pastaj u shua duke udhëhequr një sulm. Ai nuk mbante helmetë, në mënyrë që të inkurajonte njerëzit e tij. Ky aksion ktheu fatin e betejës, e cila rezultoi në një fitore taktike, por në një humbje strategjike. Historiani kishtar Sokrates, ngjashmërisht jep dy rrëfime për vdekjen e Valensit:
«Disa kanë pohuar se ai u dogj për vdekje në një fshat, ku ishte tërhequr, të cilin barbarët e sulmuan dhe i vunë flakën. Por të tjerët pohojnë se duke hequr veshjen perandorake i u sul në mes të trupit kryesor të këmbësorisë; dhe se kur kalorësia u revoltua dhe refuzoi të angazhohej, këmbësoria u rrethua nga barbarët dhe u shkatërrua tërësisht. Mes këtyre thuhet se ra dhe perandori, po nuk mund të dallohej, si pasojë e mos mbajtjes së rrobave perandorake.[64]

Kur beteja kishte mbaruar, dy të tretat e ushtrisë lindore gjendeshin të vdekur. Shumë nga oficerët e saj më të mirë gjithashtu u shuan. Ajo që kishte mbetur nga ushtria e Valensit ishte drejtuar nga fusha nën mbulimin e natës nga comes Rikomeres dhe gjeneral Viktori.
Për Romën, beteja pamundësoi qeverisjen. Perandori Gracian, nëntëmbëdhjetë vjeç, ishte i paaftë të përballej me katastrofën, deri sa caktoi Teodosin e I. Humbja tërësore i kushtoi administratës burime të rëndësishme metalesh, pasi lingotat ishin përqëndruar me oborrin perandorak.[12] Valensi u hynizua nga consecratio në latinisht: Divus Valens, d.m.th. Valensi Hyjnor.[41]
Remove ads
Trashëgimia
Brenda vendit, ai inauguroi Ujësjellësin e Valensit në Kostandinopojë, i cili ishte më i gjatë se të gjithë ujësjellësit e Romës. Megjithëse Valensi përshkruhet si i pavendosur, mbresëlënës, një gjeneral mediokër dhe në përgjithësi "krejtësisht i padallueshëm", ai ishte megjithatë një administrator i ndërgjegjshëm dhe i aftë,[65] dhe një arritje e tij e dukshme ishte lehtësimi i ndjeshëm i barrës së taksave mbi popullsinë.[66] Në të njëjtën kohë, prirja e tij e dyshimtë dhe e frikshme dhe shqetësimi i tepruar për sigurinë personale, rezultuan në gjyqe dhe ekzekutime të shumta për tradhti, të cilat ndotën rëndë reputacionin e tij.[67]
Valensit i atribuohet edhe porositja e një historie të shkurtër të Shtetit Romak. Kjo vepër, e prodhuar nga sekretari i Valensit, Eutropi dhe e njohur me titullin Breviarium ab Urbe condita, tregon historinë e Romës që nga themelimi i saj. Sipas disa historianëve, Valensi ishte i motivuar nga nevoja e mësimit të historisë romake, që ai, familja perandorake dhe të caktuarit e tyre mund të përziheshin më mirë me klasën senatoriale romake.[68]
Gjatë mbretërimit të tij, Valensi duhet të përballej me larminë teologjike që po fillonte të krijonte ndarje në perandori. Juliani (361–363), ishte përpjekur të ripërtërinte besimet pagane. Përpjekja e tij reaksionare përfitoi nga mosmarrëveshjet mes fraksioneve të ndryshme të krishtera dhe një elitë e gjerë pagane. Megjithatë, pavarësisht mbështetjes së gjerë, veprimet e tij shpesh u panë si teprime dhe para se ai të vdiste në një fushatë kundër persëve, ai trajtohej shpesh me mospërfillje. Vdekja e tij u konsiderua si një shenjë nga Zoti i krishter.
Valensi ishte pagëzuar nga një peshkop arian i Kostandinopojës para se ai të zhvillonte luftën e parë kundër gotëve.[69] Në çështjet fetare, Valensi favorizoi një kompromis midis krishterimit nicean dhe sekteve të ndryshme të krishtera jo-trinitare dhe ndërhyri pak në punët e paganëve.[70][66][71] Ndërsa shkrimtarët e krishterë nikenas të kohës së tij e identifikojnë Valensin me sektin arian dhe e akuzojnë atë për përndjekje të të krishterëve nikenas, historianët modernë i kanë përshkruar të dy vëllezërit, Valensin dhe Valentinin I si kryesisht të interesuar në ruajtjen e rendit shoqëror dhe i kanë minimizuar problemet e tyre teologjike.[72] Megjithëse Athanasi nën sundimin e tij u ndalua, duke u fshehur përkohësisht, Valensi ruajti një varësi nga vëllai i tij Valentini dhe e kërcënoi butësisht [[Vasili i Kajserit|Shën Vasilin, të cilët mbështesin pozicionin nikenas.[73]
Jo gjatë pasi Valensi vdiq, kauza e Arianizmit në Perandorinë Lindore do të përfundonte. Pasuesi i tij, Teodosi I e bëri Krishtërimin Nikenas fenë shtetërore të Perandorisë Romake dhe i ndaloi arianët.
Remove ads
Shih edhe
- Lista e Perandorëve Romakë
- Lista e perandorëve ilirë
- Perandorët ilirë
- Lista e personaliteteve ilire
- Orosius
- Eutropi
- Sozomeni
- Panonia
- Prefektura e Ilirikut
- Mbretëria e Iberisë
- Gracian Funariu
- Akacianët
- Jeronimi
- Graciani
- Arkadi
- Teodosi I
- Konstanc Klori
- Kostandini i Madh
- Dinastia e Konstandinit
- Konstantini II
- Konstansi II
- Juliani
- Joviani
- Valentiniani I
- Valentiniani II
- Antemiusi
- Teodosi II
- Anastasi I
- Marciani
- Valentiniani III
- Justiniani i Madh
- Dinastia e Justinianit
- Athanasi i Aleksandrisë
- Arianizmi
- Luftërat romako-perse
- Luftërat romako-parthiane
- Perandoria Sasanide
- Vasili i Kajserit
- Amian Marcelini
- Zosimosi
- Perandoria Romake
- Perandoria Romake Perëndimore
- Lista e Perandorëve Bizantinë
- Perandoria Bizantine
Remove ads
Shënime
- Nga shekulli IV e në vijim, perandorët dhe njerëzit e tjerë të rangut të lartë bartnin emrin "Flavius", nomen i adoptuar nga Dinastia Kostandiniane. Ai u përdor vetëm si një tregues i statusit, por shpesh përfshihej si pjesë e emrave të perandorëve të vonë.
- Emri i tij i plotë ndonjëherë jepet si "Flavius Julius Valens". Ky emër dëshmohet vetëm në një mbishkrim nga L'Année Épigraphique, e cila i referohet gjithashtu Valentinianit si "Flavius Julius Valentinianus". Prosopography of Late Roman Empire e përmend këtë në hyrjen e Valensit, por jo te Teodosi.
- "Një gjysmë-arian Homoian"
Remove ads
Referime
Bibliografia
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads
