YouTube
platformë amerikane e ndarjes së videove në pronësi të Google From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
YouTube është një platformë në internet që merret me shpërndarjen e videove, e themeluar nga Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim më 14 shkurt 2005. Në nëntor 2005 ata fituan kapital nga Sequoia Capital kështu që në muajin dhjetor përfundimisht u lëshua për përdorim.
Nga kjo kohë Chad Hurley dhe Steve Chen mbeten si anëtarë të parë të bordit të udhëheqjes së kësaj korporate, pra njohur si CEO (shefë ekzekutivë).
Më 13 nëntor 2006, YouTube iu është shitur kompanisë Google LLC për 1.65 miliardë dollarë amerikanë.
Nga të dhënat e vitit 2022, YouTube ka mbi 800 milionë video në mesin e 37 milionë kanaleve në platformë. Pjesa më e madhe e videove ngarkohet në YouTube nga përdorues të ndryshëm individë dhe pjesa tjetër nga kompanitë multimediale si CBS, BBC, VEVO etj, të cilat i ofrojnë materialet e tyre në këtë platformë.
Remove ads
Historia
Themelimi dhe rritja fillore (2005–2006)
YouTube u themelua nga Steve Chen, Chad Hurley, dhe Jawed Karim. Të tre ishin punëtorë të hershëm të PayPal-it, që i la të pasuruar pasi kompania u ble nga eBay. Hurley studioi dizajnin në Universitetin e Indianës së Pensilvanisë, dhe Chen e Karim studiuan shkencën kompjuterike së bashku në Universitetin e Illinoit Urbana-Champaign.[1]
Sipas rrëfimit të përsëritur shpesh në media, Hurley dhe Cheni e zhvilluan idenë për YouTube gjatë muajve të hershëm të 2005-tës, pasi patën probleme me ndarjen e videove të xhiruara të një ahengu në banesën e Chenit në San Francisko. Karimi nuk mori pjesë në atë aheng dhe mohoi që ka ndodhur ngjarja, mirëpo Cheni komentoi që ideja e themelimit të YouTube-it pas një ahengu darke "me shumë gjasa u përforcua nga idetë e marketingut rreth krijimit të një rrëfimi të ëmbël".[2]
Karimi tha që frymëzimi për YouTube-in erdhi nga polemika e Super Bowl 38-shit, kur Justin Timberlake ia shpalosi shkurtimisht gjoksin këngëtares Janet Jackson në shfaqjen meskohore. Karimi nuk mund të gjente video klipe të atij incidenti si dhe cunamit të Oqeanit Indian të vitit 2004 në internet, që çoi në idenë e një faqe për ndarjen e videove.[3][4] Hurley dhe Cheni thanë që ideja origjinale për YouTube-in ishte një variant video të një shërbimi të takimeve në internet, dhe u ndikua nga faqja Hot or Not.[2][5] Ata krijuan postime në Craigslist duke i kërkuar grave tërheqëse që të postojnë nga një video për vetveten në YouTube për një shpërblim 100 dollarësh.[6] Vështirësia e gjetjes së videove për takim ia ndërroi planet treshes, duke pranuar eventualisht që të marrin çdo lloj videoje.[7]
YouTube filloi si një startup teknologjik i financuar nga sipërmarrjet me kapital. Mes nëntorit 2005 dhe prillit 2006, kompania mbledhi të holla nga investuesit e ndryshëm, dy më të mëdhenjtë duke qenë Sequoia Capital dhe Artis Capital Management.[8][9] Selia e hershme e YouTube-it ishte mbi një piceri dhe një restorant japonez në San Mateo, Kaliforni.[10] Në shkurt 2005, kompania aktivizoi adresën www.youtube.com.[11] Videoja e saj e parë u postua më 23 prill 2005. E titulluar "Me at the zoo" (Unë te kopshti zoologjik), ajo shfaq bashkëthemeluesin Jawed Karim në Kopshtin Zoologjik të San Diegos dhe akoma mund të shihet në këtë faqe.[12][13] Po atë ditë, kompania lansoi një beta publike dhe kur erdhi nëntori, një reklame e kompansë së këpucëve Nike-t me Ronaldinhon u bë videoja e parë që arriti gjithsej një milionë shikime.[14][15] Lansimi zyrtar i faqes ishte më 15 dhjetor 2005, deri kur po fitonte 8 milionë shikime në ditë.[16][17] Pati një kufi prej 100 megabajtave për videot, që dilte jo më shumë se 30 sekonda.[18]
YouTube s'ishte faqja e parë për ndarjen e videove; Vimeo u lansua në nëntor 2004, mirëpo ajo faqe qëndroi një projekt anësor i zhvilluesve të platformës komedike CollegeHumor.[19] Javën e lansimit të YouTube-it, emisioni nga NBCUniversal Saturday Night Live postoi aty një skeç me titullin "Lazy Sunday" (E Diela Dembele) nga treshja The Lonely Island. Përveç se ndihmoi në shikueshmërinë afatgjate në televizion dhe internet, statusi i "Lazy Sunday"-t si video virale e hershme e përforcoi rolin e YouTube-it si faqe e rëndësishme.[20] Postimet jozyrtare të skeçit në YouTube sollën më shumë se pesë milionë shikime gjithsej deri në shkurt 2006, para se u hoqën nga NBCUniversal dy muaj më vonë sipas shqetësimeve të të drejtës së autorit.[21] Edhe pse u fshinë eventualisht, këto postime kopje ndihmuan të zgjerojnë shtrirjen e YouTube-it dhe rezultoi në postimin e më shumë përmbajtjeve të palës së tretë.[22][23] Faqja u rrit shumë shpejt; në korrik 2006, kompania kumtoi se më shumë se 65,000 video të reja po postoheshin çdo ditë dhe se po merrte 100 milionë shikime çdo ditë.[24]
Zgjedhja e emrit youtube.com e shporri në probleme për një faqe të emërtuar ngjashëm, utube.com(që shqiptohej njëjtë). Pronari i asaj faqeje, Universal Tube & Rollform Equipment, paditi YouTube-in në nëntor 2006, pasi po ngarkohej shumë prej njerëzve që kërkonin YouTube-in. Si pasojë, Universal Tube e ndërroi uebfaqen e vet në utubeonline.com.[25][26]
Remove ads
Shiko edhe
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads