Sergio Busquets
futbollist spanjoll / From Wikipedia, the free encyclopedia
Sergio Busquets Burgos (Katalonisht: [busˈkɛts], Spanjisht: [ˈseɾxjo βusˈkets]; lindur më 16 korrik 1988) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mesfushor mbrojtës për klubin amerikan Inter Miami.
Busquets duke luajtur për Barcelonën në 2015 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Sergio Busquets Burgos[1] | ||
Datëlindja | (1988-07-16) 16 korrik 1988 (35 vjeç)[2] | ||
Vendlindja | Sabadell, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in)[2] | ||
Pozicioni | Mesfushor mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Inter Miami | ||
Numri | 5 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1995–1996 | Badia | ||
1996–1999 | Barberà Andalucía | ||
1999–2003 | Lleida | ||
2003–2005 | Jàbac Terrassa | ||
2005–2007 | Barcelona | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2007–2008 | Barcelona B | 25 | (2) |
2008–2023 | Barcelona | 481 | (11) |
2023– | Inter Miami | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008–2009 | Spanja U21 | 3 | (1) |
2009–2022 | Spanja | 143 | (2) |
2008– | Katalonia | 8 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 mars 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 28 nëntor 2019 |
Busquets u bë pjesë e ekipit e parë të Barcelonës në korrik 2008, dhe shpejt u bë një lojtar i rëndësishëm i ekipit. Në sezonin e tij të parë, Busquets ndihmoi Barcelonën të fitonte tripletën, një arritje të cilën e përsëriti edhe në sezonin 2014–15.
Ai e ka shpenzuar të gjithë karrierën me Katalanasit, duke luajtur mbi 500 ndeshje zyrtare. Ai u bë lojtar i Spanjës në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar më shumë se 100 paraqitje.
Busquets ndihmoi Spanjën të fitonte Kupën e Botës 2010 dhe UEFA Euro 2012. Ai ka përfaqsuar kombin e tij edhe në dy edicione të Kupës së Botës dhe në UEFA Euro 2016.