Arkadi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Arkadi (Ἀρκάδιος Arkadios; Flavius Arcadius; rr. 377 - 1 maj 408) ishte perandor romak nga viti 383 deri në vitin 408. Ai ishte djali i madh i augustit Teodosi I (mb.v. 379–395) dhe gruas së tij të parë, Aelia Flacila, dhe vëllai i Honorit (mb.v. 393–423). Arkadi drejtoi gjysmën lindore të perandorisë nga viti 395, kur babai i tyre vdiq, ndërsa Honori sundoi Perëndimin. Në kohën e tij ai shihej si një sundimtar i dobët, i dominuar nga një sërë ministrash të fuqishëm dhe nga gruaja e tij, Aelia Eudoksia.[4]
Remove ads
Jeta e hershme
Arkadi lindi në vitin 377 në Hispania, djali i madh i Teodosit të I dhe Aelia Flacilës, si dhe vëllai i Honorit, i cili do të bëhej perandor romak perëndimor. Më 19 janar 383, [5] babai i tij e shpalli Arkadin pesë-vjeçar një august dhe bashkë-sundimtar për gjysmën lindore të perandorisë.[6] Dhjetë vjetë më vonë një deklaratë korresponduese e bëri Honorin august të gjysmës perëndimore. Arkadi i kaloi vitet e para nën tutelën e oratorit Themistius dhe Arsenius Zonaras, një murg.
Remove ads
Mbretërimi
Mbretërimi i hershëm

Si perandorë, të dy bijtë e Teodosit u treguan të papërvojë, të prirur për t'u dominuar nga vartësit ambiciozë.[8] Në vitin 394 Arkadi ushtroi për pak kohë pushtet të pavarur me ndihmën e këshilltarëve të tij në Konstandinopojë, kur babai i tij Teodosi shkoi në perëndim për të luftuar Arbogastesin dhe Eugjenin.[9] Teodosi vdiq më 17 janar 395 dhe Arkadi, ende vetëm 17 vjeç, ra nën ndikimin e prefektit pretorian të Lindjes, Rufinus. Honori, 10 vjeç, u dorëzua në kujdestarinë e magister militum Stilikon.[8][10] Rufinusi në mënyrë ambicioze kërkoi ta martonte vajzën e tij me Arcadin dhe kështu të fitonte prestigjin e të qenit vjehrri i perandorit.[11] Sidoqoftë, kur prefekti u thirr për biznes në Antioki (ku sipas Zosimosit, Rufinusi fshikulloi për vdekje me kamzhik të ngarkuar me plumb Lucianin, comes orientis),[10][12] Arkadit iu shfaq një pikturë e Aelia Eudoksias, vajza magister militum per orientem i vdekur frank, Bauto. Duke parë interesin e perandorit të ri për Eudoksian, Eutropi, eunuku praepositus sacri cubiculi, organizoi një takim të të dyve. Arkadi ra në dashuri dhe shpejtë u rregullua një martesë, me ceremoninë e zhvilluar më 27 prill 395.[12] Sipas Zosimosit, Rufinusi supozonte se vajza e tij do të ishte prapë nusja, vetëm duke zbuluar ndryshe kur procesioni martesor shkoi në rezidencën e Eudoksias, sesa në shtëpinë e tij.[13] Ngritja e Eudoksias, e lehtësuar nga një gjeneral që ishte rival i Rufinusit, tregon zhvendosjen e qendrave të pushtetit në oborrin lindor.[14][15] Një rivalitet i tillë për ndikim mbi perandorin e lakueshëm do të ishte një tipar i përsëritur i mbretërimit të Arkadit.[16][8]

Revolta e Alarikut
Kriza e parë me të cilën u përball Arkadi i ri ishte rebelimi i visigotëve në vitin 395, nën komandën e Alarikut I (mb.v. 395–410), të cilët u përpoqën të përfitonin nga pranimi i dy perandorëve romakë pa përvojë.[17] Ndërsa Alariku marshonte drejt Kostandinopojës, duke plaçkitur Maqedoninë dhe Trakinë, oborri lindor nuk mund të ofronte asnjë përgjigje, pasi shumica e ushtrisë së saj kishte shkuar në Itali me Teodosin dhe tani ishte në duart e Stilikonit.[18] Ndoshta duke ndjerë një mundësi për të ushtruar pushtet edhe në gjysmën lindore të perandorisë, Stilikoni deklaroi se Teodosi e kishte bërë kujdestar të të dy djemve të tij. Ai udhëtoi drejtë lindjes, gjoja për t'u përballur me Alarikun, duke udhëhequr si forcat e tij ashtu edhe mercenarët gotikë të cilët Teodosi i kishte marrë në perëndim në luftën civile me Eugjenin. Arkadi dhe Rufinusi ndiheshin më të kërcënuar nga Stilikoni sesa nga Alariku;[19] me zbarkimin në Thesali, Stilikoni mori një urdhër perandorak për tu dërguar përgjatë regjimenteve lindore, por ai nuk vazhdoi më tej. Stilikoni u bind, duke u kthyer përsëri në Salona ndërsa Gainas udhëhoqi mercenarët në Kostandinopojë.[20][18] Arkadi dhe shoqëruesit e tij e pritën Gainasin në Campus Martius, një terren paradash ngjitur me qytetin, më 27 nëntor 395. Aty papritmas Rufinusi u vra nga gotët, me urdhër të Stilikonit dhe ndoshta me mbështetjen e Eutropit.[21][22][23] Vrasja sigurisht që krijoi një mundësi për Eutropin dhe gruan e Arkadit, Eudoksian, e cila zuri vendin e Rufinusit si këshilltare dhe rojet e perandorit.[18][24]
Ndërsa Eutropi konsolidoi pushtetin e tij në kryeqytet, qeveria e shpërqendruar ende nuk arrinte të reagonte ndaj pranisë së Alarikut në Greqi.[25][18] Në fillim Eutropi mund të jetë bashkërenduar me Stilikonin rreth mbrojtjes së Ilirikut; në vitin 397, kur Stilikoni udhëhoqi personalisht një bllokadë që e detyroi Alarikun të tërhiqej në Epir, atmosfera e oborrit lindor kishte ndryshuar.[15] Meqenëse as Arkadi dhe as Eutropi nuk dëshironin që Stilikoni të ndërhynte në punët e perandorisë lindore, ata nuk dhanë më ndihma ushtarake për Stilikonin, i cili më pas e braktisi bllokadën e visigotëve.[18][26] Me nxitjen e Eutropit, Arkadi e shpalli Stilikonin si një hostis publicus dhe arriti në një marrëveshje me Alarikun, duke e bërë atë magister militum Ilirikum.[18][15] Pothuajse në të njëjtën kohë, oborri lindor e bindi Gildon, magister militum utriusque per Africam, ta kalonte besnikërinë e tij nga Honori te Arkadi, duke bërë që marrëdhëniet midis dy oborreve perandorake të përkeqësoheshin më tej.[27]
Ndikimi i Eutropit zgjati katër vjet, kohë gjatë së cilës ai kërkoi të margjinalizonte ushtrinë dhe të promovonte postet civile brenda burokracisë. Ai solli në oborr dy oficerë të shquar ushtarakë, Timasiusin dhe Abundantiusin.[28] Ai gjithashtu bëri që Arkadi të prezantonte dy risi administrative: drejtimi i cursus publicus (posti i mjeshtrit të përgjithshëm të postave dhe shërbimit të transportit) dhe posti në ngarkim të prodhimit të pajisjeve ushtarake u transferua nga prefektët pretorianë te magister officiorum (mjeshtri i zyrave). Së dyti, roli që mbajti Eutropi, praepositus sacri cubiculi (çamberlen i madh) iu dha rangu i ilustris dhe në këtë mënyrë i barabartë në rang me prefektët pretorianë.[29] Në vjeshtën e vitit 397 ai nxori një ligj në emër të Arkadit, që shënjestronte ushtrinë romake, ku çdo komplot që përfshinte ushtarë ose regjimente barbare kundër personave që mbanin rangun e ilustris u konsiderua si tradhti, me komplotistët që do të dënoheshin me vdekje dhe pasardhësit e tyre do të privoheshin nga shtetësia.[30]
Në vitin 398, Eutropi udhëhoqi një fushatë të suksesshme kundër hunëve në Armeninë Romake. Vitin pasues ai e bindi Arkadin për t'i dhënë atij konsullën për vitin 399, duke shkaktuar protesta në të gjithë perandorinë. Për tradicionalistët, dhënia e konsullatës për një eunuk dhe ish skllav ishte një fyerje për sistemin romak dhe romakët e tjerë bashkëkohës dhe oborri perëndimor refuzoi ta njihte atë si konsull.[27][31] Kriza u përshkallëzua kur ostrogotët, që ishin vendosur në Azinë e Vogël nga Teodosi I, të udhëhequr nga Tribigildi, u rrebeluan, duke kërkuar largimin e Eutropit.
Revolta gote e Tribigildit
Perandori dërgoi dy forca për t'u marrë me udhëheqësin e rrebelimit, Tribigildin; e para nën drejtimin e një oficeri të quajtur Leon u mund. E dyta, e komanduar nga Gainasi, rivali i Eutropit në oborrin Lindor. Ai u kthye te Arkadi dhe argumentoi se ostrogotët nuk mund të mposhteshin dhe se do të ishte e arsyeshme të pajtoheshim me kërkesën e tyre.[32][33][34] Megjithëse Arkadi ende dëshironte të mbështeste Eutropin, ishte ndërhyrja e gruas së tij Eudoksia që më në fund e çoi Arkadin në marrjen e vendimit kundër vullnetit të tij, i cili pa një mundësi për të hequr qafe rivalin e fuqishëm dhe për ta zëvendësuar atë si figurë kryesore me ndikim mbi Arkadin.[34][35] Prandaj Arkadi e largoi Eutropin dhe e dërgoi në internim (17 gusht 399), para se ta thirrte atë për t'u përballur me gjyqin dhe ekzekutimin gjatë vjeshtës së vitit 399.[34] Edikti perandorak i nxier nga Arkadi që detajonte dëbimin e Eutropit mbijeton:
«Perandorët Arkad dhe Honori, augustë, Aurelianit, prefektit pretorian. Ne kemi shtuar në thesarin tonë të gjithë pasurinë e Eutropit, i cili ishte më parë praepositus sacri cubiculi, duke e zhveshur atë nga shkëlqimi i tij dhe e kishte njollosur konsullatën gjatë mandatit të tij, dhe nga kujtimi i emrit të tij dhe baza e ndyrësisë së tij; në mënyrë që, të gjitha aktet e tij të shfuqizohen, të gjitha kohërat të mund të jenë memece për të; dhe që njolla e epokës sonë të mos shfaqet me përmendjen e tij; dhe që ata që me trimërinë dhe plagët e tyre i shtrijnë kufijtë romakë ose i ruajnë ata me paanësi në ruajtjen e ligjit, nuk mund të rënkojnë për faktin se shpërblimi hyjnor i konsullatës është mashtruar dhe ndotur nga një përbindësh i ndyrë. Le ta mësojë ai se është privuar nga rangu i patricit dhe të gjitha dinjitetet më të ulta që i ka njollosur me perversitetin e karakterit të tij. Që të gjitha statujat, të gjitha imazhet - qoftë prej bronzi, mermeri, ose të pikturuar me ngjyra, ose të ndonjë materiali tjetër të përdorur në art - ne urdhërojmë që të shfuqizohen në të gjitha qytetet, qytezat, vendet private dhe publike, që të mos munden të ndotin, si një markë turpi e epokës tonë, vështrimin e shikuesve. Prandaj, nën shoqërimin e rojeve besnike, le ta marrin atë në ishullin e Qipros, ku le ta mësoi madhështia juaj se ai është dëbuar; kështu që aty i ruajtur me kujdesin më të madh, që të jetë i paaftë të shaktoi ngatërresa me planet e tij të çmendura.»[36]

Sundimi i mëvonshëm
Me rënien e Eutropit nga pushteti, Gainasi u përpoq të përfitonte nga gjendja e atëhershme e Arkadit.[38] Ai u bashkua me ostrogotët rrebelë dhe, në një takim ballë për ballë me Arkadin, e detyroi perandorin ta bënte atë magister militum praesentalis dhe ta emëronte konsull për vitin 401.[39][40] Arkadi pranoi gjithashtu kur Gainasi i kërkoi shkarkimin e zyrtarëve të tjerë, të tillë si prefekti urban Aureliani, si dhe një vend për vendosje për trupat e tij në Traki.[41][42] Megjithatë, Arkadi refuzoi të pranonte kërkesën e Gainasit për një Kishë Ariane në Kostandinopojë për mercenarë e tij gotë, duke ndjekur këshillën e Joan Gojartit, Kryepeshkopit të Konstandinopojës.[43][40][39][44]
Deri në korrik 400, veprimet e Gainasit e kishin irrituar një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kostandinopojës, deri në pikën shpërtheu që një trazirë e përgjithshme në kryeqytet.[45][46] Megjithëse Gainasi i kishte vendosur trupat e tij jashtë mureve të kryeqytetit, ai ose nuk ishte në gjendje ose nuk dëshironte t'i sillte në kryeqytet kur shumë gotë në qytet u gjuajtën dhe u sulmuan.[47] Deri në 7,000 gotë u vranë në trazira; ata që u strehuan në një kishë u vranë me gurë dhe u dogjën për vdekje, pasi morën lejen e perandorit dhe as që u dënuan nga Kryepeshkopi i Kostandinopojës, Joan Krisostomi.[48][46][49][41]
Megjithëse fillimisht duke e mbajtur dorën e tij (ndoshta përmes ndërhyrjes së prefektit të ri pretorian të lindor, Çezariusit),[50] Gainasi në vijim u tërhoq me mercenarët e tij gotë në Traki, ku u rrebelua kundër Arkadit. Ai u përpoq ti çonte forcat e tij përgjatë Hellespontin në Azi, por u bllokua dhe u mund nga Fravita, një tjetër got, i cili mbante pozicionin e magister militum praesentalis. Pas disfatës së tij, Gainasi u largua në Danub me ndekësit e tij të mbetur, por u mund përfundimisht dhe u vra nga Uldini hun në Traki.[49][51][41]
Me rënien e Gainasit, konflikti tjetër u shfaq midis Eudoksias dhe Joan Krisostomit. Kryepeshkopi ishte një individ i ashpër, asketik, i cili ishte një kritik i zëshëm i të gjitha shfaqjeve të pasurisë ekstravagante. Por zemërimi i tij ishte i prirur të përqendrohej veçanërisht tek gratë e pasura, dhe përdorimi i tyre i veshjeve, stolive dhe grimit si të kota dhe joserioze.[52][53] Eudoksia supozoi se denoncimet e Krisostomit për ekstravagancën në veshjen femërore drejtoheshin kundër saj.[54] Ndërsa tensionet midis të dyve u përshkallëzuan, Gojarti, i cili mendonte se Eudoksia kishte përdorur lidhjet e saj perandorake për të marrë zotërimet e gruas së një senatori të dënuar, në vitin 401 bëri një predikim në të cilin Eudoksia quhej haptas Jezebel, gruaja famëkeqe e mbretit izraelit Ahab.[55] Eudoksia u hakmorr duke mbështetur peshkopin Severian të Gabalës në konfliktin e tij me Gojartin. Ndërsa Gojarti ishte shumë popullor në kryeqytet, trazirat shpërthyen në favor të kryepeshkopit, duke i detyruar Arkadin dhe Eudoksian të tërhiqeshin publikisht dhe t'i luteshin Gojartit të shfuqizonte shkishërimin e Severianit.[55][56]
Pastaj në vitin 403, Eudoksia pa një tjetër shans për të goditur kundër kryepeshkopit, kur ajo i dha mbështetjen e saj Theofilit të Aleksandrisë i cili kryesoi një sinod në vitin 403 (Sinodi i Lisit) që e akuzoi Gojartin për herezi. Megjithëse Arkadi fillimisht mbështeti Gojartin, vendimi i kryepeshkopit për të mos marrë pjesë, bëri që Arkadi të ndryshonte mendim dhe të mbështeste Theofilin, duke rezultuar në shkarkimin dhe dëbimin e Gojartit.[57] Ai u thirr përsëri nga Arkadi pothuajse menjëherë, ndërsa njerëzit filluan trazirat për largimin e tij, madje duke kërcënuar se do të digjnin pallatin perandorak.[58] Natën e arrestimit të tij pati një tërmet, të cilin Eudoksia e konsideroi një shenjë të zemërimit të Perëndisë, duke bërë atë ti kërkonte Arkadit rivendosjen e Gojartit.[59]
Paqja ishte jetëshkurtër. Në shtator të vitit 403, një statujë argjendi e Eudoksias u ngrit në Augustaion, pranë kishës Magna Ecclesia. Joan Gojarti, i cili po zhvillonte një meshë në atë kohë, i denoncoi ceremonitë e zhurmshme të dedikimit si pagane dhe foli kundër perandoreshës me fjalë të ashpra: "Përsëri Herodiada trondit; përsëri ajo është e shqetësuar; ajo kërcen përsëri; dhe përsëri dëshiron të marrë kokën e Gjonit në një në ngarkim",[60] një aludim për ngjarjet rreth vdekjes së Gjon Pagëzorit. Këtë herë Arkadi nuk ishte i gatshëm të harronte fyerjen ndaj gruas së tij; një sinod i ri u thirr në fillim të vitit 404, ku Gojarti u dënua.
Arkadi hezitoi deri për Pashkë për ta zbatuar dënimin, por Gojarti refuzoi të shkonte edhe pasi Arkadi dërgoi një skuadër ushtarësh për ta shoqëruar atë në internim. Arkadi e shtyti, por deri në 20 qershor 404, perandori më në fund arriti ta bënte kryepeshkopin të nënshtrohej dhe ai u dërgua në vendin e tij të dëbimit, këtë herë në Abkazi në Kaukaz.[61] Eudoksia nuk e shijoi fitoren e saj për shumë kohë, pasi vdiq më vonë po atë vit.[62]
Remove ads
Vdekja
Me vdekjen e Eudoksisë, Arkadi ra edhe një herë nën sundimin e një anëtari të oborrit të tij, kësaj radhe Anthemit, prefektit pretorian. Ai do të sundonte në emër të Arkadit për katër vitet e fundit të mbretërimit të tij. Ai u përpoq ti shëronte ndarjet e dekadës së kaluar, duke u përpjekur të bënte paqe me Stlikonin dhe Perëndimin. Sidoqoftë, Stilikoni e kishte humbur durimin me oborrin lindor dhe në vitin 407 inkurajoi Alarikun dhe visigotët të kapnin prefekturën pretoriane të Ilirikut dhe t'ia dorëzonin Perandorisë Perëndimore.[62] Plani i Stilikonit dështoi dhe më vonë së shpejti, më 1 maj 408, Arkadi vdiq.[63] Ai u pasua nga djali i tij i ri, Teodosi.[64]
Ashtu si Kostandini i Madh dhe disa nga pasardhësit e tij, ai u varros në Kishën e Apostujve të Shenjtë, në një sarkofag porfiri që u përshkrua në shekullin e X-të nga Kostandini VII Porfirogjenit te De Cerimoniis.[65]
Karakteri dhe arritjet

Duke vlerësimin e karakterit të Arkadit, historiani John Bagnell Bury e përshkruan atë dhe aftësitë e tij kështu: «Ai ishte me shtat të shkurtër, me lëkurë të errët, i hollë dhe inaktiv, dhe zgjuarsisë e tij tradhtohej nga e folura dhe dhe sytë e tij të përgjumur, të varur. Mangësia e tij mendore dhe dobësia e karakterit të tij e bënë të pashmangshme që ai të drejtohet nga personalitetet e forta të oborrit të tij.»[66]
Interpretimet tradicionale të mbretërimit të Arkadit janë vërtitur rreth dobësisë së tij si perandor dhe formulimit të politikës nga individë të shquar (dhe partitë e oborrit që u formuan dhe rigrupuan rreth tyre) drejtë kufizimit të ndikimit në rritje të barbarëve në ushtri, të cilët në këtë periudhë në Kostandinopojë nënkuptonin gotët. Studiues të tillë si historiani John B. Bury folën për një grup në oborrin e Arcadius me interesa gjermanike dhe, kundër tyre, për një fraksion romak.[67] Kështu, kur interpretohet revolta e Gainasit dhe masakra e gotëve në Kostandinopojë në vitin 400, episodi është interpretuar tradicionalisht nga studiues të tillë si Otto Seeck si një reagim i dhunshëm anti-barbar që shërbeu për të stabilizuar Lindjen dhe për të parandaluar ngritjen e të gjithë-pushtetshmëve prijës ushtarakë barbarë të romanizuar si Stilikoni në Perëndim – në atë që është cilësuar si fitorja e anti-gjermanizmit në Perandorinë Romake Lindore.[68][69]
Burimi kryesor i këtij interpretimi kanë qenë veprat Sineziusit të Kirenës, konkretisht Aegyptus sive de providentia dhe De regno. Të dyja veprat janë interpretuar tradicionalisht për të mbështetur tezën se kishte grupe anti-barbare dhe pro-barbare, me prefektin pretorian Aurelian që ishte udhëheqësi i fraksionit anti-barbar.[70] Kërkimet e fundit studimore e kanë rishikuar këtë interpretim dhe në vend të kësaj kanë favorizuar ndërveprimin e ambicieve personale dhe armiqësive midis pjesëmarrësve kryesorë si shkakun kryesor për intrigat e oborrit gjatë gjithë mbretërimit të Arkadit.[4] Rënia graduale e përdorimit të mercenarëve gotë në ushtritë e Perandorisë Lindore që filloi në mbretërimin e Arkadit u nxit nga problemet e rekrutimit, pasi rajonet përtej Danubit u bënë të paarritshme nga hunët, duke e detyruar perandorinë të kërkonte rekrutime në Azinë e Vogël.[71] Konsensusi aktual mund të përmblidhet nga historiani Thomas S. Burns: «Pavarësisht shumë mosbesimi qytetar dhe urrejtjes së drejtpërdrejtë të ushtrisë dhe barbarëve brenda saj, në oborr nuk kishte parti anti-barbare ose pro-barbare".[72]
Në lidhje me vetë Arkadin, pasi perandori ishte më i interesuar të shfaqej si një i krishterë i devotshëm sesa me çështjet politike ose ushtarake. Duke mos qenë një udhëheqës ushtarak, ai filloi të promovonte një lloj të ri të fitores perandorake përmes imazheve, jo përmes arritjeve tradicionale ushtarake, por duke u përqëndruar në devotshmërinë e tij.[73] Mbretërimi i Arkadit pa shtytjen në rritje drejtë shfuqizimit të plotë të paganizmit.[74] Më 13 korrik 399, Arkadi nxori një dekret që urdhëronte që të gjithë tempujt e tjerë jo-të krishterë të shkatërroheshin menjëherë.
Për sa i përket ndërtesave dhe monumenteve, një forum i ri u ndërtua në emër të Arkadit, në kodrën e shtatë të Kostandinopojës, Xērolophos, në të cilën filloi një kolonë për të përkujtuar "'fitoren'" e tij ndaj Gainasit (edhe pse kolona u kompletua vetëm pasi vdekjes së Arkadit nga Teodosi II). Koka e portretit prej mermeri pentelik të Arkadit (tani në Muzeun Arkeologjik të Stambollit) u zbulua në Stamboll afër Forumit Tauri, në qershor 1949, në gërmimin e themeleve për ndërtesat e reja të Universitetit në Bejazit.[75] Qafa ishte projektuar për tu futur në një bust, por nuk u gjet asnjë statujë, bazë ose mbishkrim. Diadema është një gjerdan me radhë perlash përgjatë skajeve të saj dhe një gur drejtkëndor i vendosur me perla mbi ballin e perandorit të ri.
Një vlerësim më i nuancuar i mbretërimit të Arkadit ofrohet nga Warren Treadgold: «Duke dështuar në mbretërim, Arkadi kishte lejuar një masë të madhe keqadministrimi. Por duke vazhduar të mbretërojë - aq shumë i padëmshëm sa askush nuk e merte mundimin për ta rrëzuar - ai kishte mbajtur vazhdimësinë ligjore gjatë një kohe të trazuar.»[76]
Arkadi kishte katër fëmijë me Eudoksinë: tre vajza, Pulçeria, Arkadia dhe Marina dhe një djalë, Teodosin, perandori i ardhshëm Teodosi II.
Remove ads
Shiko edhe
- Lista e Perandorëve Romakë
- Lista e Perandorëve Bizantinë
- Perandoria Romake Perëndimore
- Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore
- Perandoria Romake
- Perandoria Bizantine
- Eugjeni
- Graciani
- Teodosi I
- Konstanc Klori
- Kostandini i Madh
- Dinastia e Konstandinit
- Teodosi II
- Kodeksi i Theodosit
- Valentiniani III
- Justini I
- Justiniani i Madh
- Dinastia e Justinianit
- Kodeksi i Justinianit
- Juliani
- Joviani
- Valentiniani I
- Valentiniani II
- Valensi
- Antemiusi
- Anastasi I
- Marciani
- Gotët
- Ostrogotët
- Vandalët
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Teodosi III
- Flavio Fokasi
- Herakleosi
- Leoni VI i Dituri
- Kostandini VII Purpurogjeniti
- De Administrando Imperio
- Joan Gojarti
- Theodoreti
- Zosimosi
- Joan Malala
- Joan Zonara
- Herodiada
- Magister militum Ilirikum
- Prefektura e Ilirikut
- Lista e perandorëve ilirë
- Perandorët ilirë
- Lista e personaliteteve ilire
Remove ads
Referime
Bibliografia
Linqe të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads