![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a8/Diego_Milito_-_Inter_Mailand_%25283%2529.jpg/640px-Diego_Milito_-_Inter_Mailand_%25283%2529.jpg&w=640&q=50)
Diego Milito
futbollist argjentinas / From Wikipedia, the free encyclopedia
Diego Alberto Milito (lindur më 12 qershor 1979) është një ish-futbollist profesionist argjentinas i cili luante si sulmues.
Ky artikull është propozuar për tu shpallur artikull i përkryer. Një artikull i përkryer duhet të ketë një shtjellim shterrues të temës me paanësi, pa u zgjatur më shumë seç duhet e pa u bërë monotonë, burime të formatuara mirë për të mbështetur çdo informacion që përfshihet në to dhe një formatim të drejtë të tekstit e detajeve teknike si kategoritë, lidhjet e materialet multimediale. Ju lutemi, ndihuni të lirë dhe komentoni.
![]() Milito me Interin në 2009 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Diego Alberto Milito | ||
Datëlindja | (1979-06-12) 12 qershor 1979 (45 vjeç) | ||
Vendlindja | Bernal, Argjentinë | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1987–1999 | Racing Club | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1999–2003 | Racing Club | 137 | (34) |
2003–2005 | Genoa | 59 | (33) |
2005–2008 | Zaragoza | 108 | (53) |
2008–2009 | Genoa | 31 | (24) |
2009–2014 | Internazionale | 128 | (62) |
2014–2016 | Racing Club | 50 | (18) |
Gjithsej | 513 | (224) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2003–2011 | Argjentina | 25 | (4) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Milito e nisi karrierën e tij si profesionist në vitin 1999 në Primera División me Racing. Në vitin 2003, ai u transferua në Itali te Genoa, ku ai luajti për dy sezone. Në verën e vitit 2005, pasi Genoa ra në Serie C, Milito u transferua te klubi elitar Zaragoza, ku shkëlqeu për tre sezonet e ardhshme. Ai shfaqi aftësi shënimi të shkëlqyera në Spanjë, duke bërë që në verën e vitit 2008 të rikthehej sërisht te Genoa, këtë herë në Serie A, elita e futbollit italian.
Pas një sezoni si protagonist te Genoa, Milito u transferua te klubi kampion në fuqi Inter. Ai ishte lojtari më i rëndësishëm i ekipit në sezonin 2009–10, ku Interi arriti një Tripletë historike, duke shënuar 32 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë dy në finalen e Ligës së Kampioneve. Ai u rikthye në Argjentinë te Racing në vitin 2014, ku dhe fitoi kampionatin. Dy vite më pas, Milito i dha fund futbollit të luajtur, duke mbyllur një karrierë 17 vjeçare.[1] Ai është konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij.[2]
Në nivel ndërkombëtar, Milito luajti 25 ndeshje me kombëtaren argjentinase, duke shënuar 4 gola. Ai ka marrë pjesë në dy edicione të Copa Américas, duke arritur finalen në vitin 2007, si dhe ka luajtur në Kupën e Botës 2010. Ai ka pseudonimin "El Príncipe" ("Princi" në shqip) për shkak të ngjashmërisë fizike me lojtarin uruguajan Enzo Francescoli, që gjithashtu kishte këtë pseudonim.[3]