![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/6c/Dialektet_e_gjuh%25C3%25ABs_shqipe.svg/langsq-640px-Dialektet_e_gjuh%25C3%25ABs_shqipe.svg.png&w=640&q=50)
Gjuha shqipe
gjuhë indoevropiane / From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjuha shqipe (ose thjesht shqipja, historikisht gjuha arbëreshe, arbërishtja ose gjuha arbërore) është gjuhë dhe degë e veçantë e familjes indo-evropiane që flitet nga rreth 15-25 milionë njerëz në botë,[1]
Keto gjuhe kryesisht perdoret në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe në zona të tjera të Evropës Juglindore ku ka një popullsi shqiptare, duke përfshirë Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Shqipja është gjuha zyrtare e Shqipërisë dhe Kosovës, gjuhë bashkë-zyrtare e Maqedonisë së Veriut si dhe një nga gjuhët zyrtare e Malit të Zi.
Komunitetet shekullore që flasin dialektet shqiptare mund të gjenden të shpërndara në Kroaci (Arbëreshët në Zarë), Greqi (Arbëreshët në Greqi, Çamëri dhe disa komunitete në rajonet e Maqedonisë Perëndimore dhe Trakës Perëndimore)[2], Itali (Arbëreshët në Italinë Jugore,[3] Sicili dhe Kalabri) si dhe në Rumani dhe Ukrainë[4]. Ekziston poashtu edhe një diasporë e madhe shqiptare.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d4/Idioma_alban%C3%A9s.png/250px-Idioma_alban%C3%A9s.png)
Shqipja, si gjuhë moderne, përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indo-evropiane. Shkruhet me shkronja latine. Gjuha shqipe përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në vitin 1972 në Tiranë, dhe të gjitha dialektet, nëndialektet e të folurat që fliten nga shqiptarët. Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore: gegërishten, toskërishten, dhe një kronolekt: arbërishten. Fjalori i shqipes ka huazime nga greqishtja e lashtë, si dhe një numër shumë të lartë nga latinishtja; huazimet pastaj vazhdojnë nga gjuhët sllavo-jugore, greqishtja dhe osmanishtja, si dhe nga italishtja e frëngjishtja dhe gjuhët tjera. Aktualisht gjithnjë vijnë duke u shtuar huazimet nga anglishtja.