Energjia e qëndrueshme
From Wikipedia, the free encyclopedia
Energjia e qëndrueshme është forma e fitimit të energjisë nga burime të pashterueshme, ashtu që furnizimi i kësaj forme të energjisë shërben nevojat e së tashmes pa cenuar mundësitë që gjeneratat e ardhshme të plotësojnë kërkesat e tyre me ato burime.[1]
Teknologjitë që nxisin energjinë e qëndrueshme përfshijnë burimet e energjisë së ripërtëritshme, siç janë hidroelektriciteti, energjia diellore, energjia e erës, energjia nga dallgët, energjia gjeotermike, bioenergjia, energjia nga baticat gjithashtu edhe teknologjitë e projektuara për të përmirësuar efikasitetin e energjisë.