Fernando Torres
futbollist spanjoll / From Wikipedia, the free encyclopedia
Fernando José Torres Sanz (Shqiptimi spanjisht: [ferˈnando ˈtores]; lindur më 20 mars 1984), i njohur si El Niño (Fëmija),[4] është një ish futbollist profesionist spanjoll i cili luajti si sulmues.
Torres me Atlético Madrid në 2017 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Fernando José Torres Sanz[1] | ||
Datëlindja | (1984-03-20) 20 mars 1984 (40 vjeç)[2] | ||
Vendlindja | Fuenlabrada, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.86 m (6 ft 1 in)[3] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1995–2001 | Atlético Madrid | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2001–2007 | Atlético Madrid | 214 | (82) |
2007–2011 | Liverpool | 102 | (65) |
2011–2015 | Chelsea | 110 | (20) |
2014–2015 | → Milan (huazim) | 10 | (1) |
2015–2016 | Milan | 0 | (0) |
2015–2016 | → Atlético Madrid (huazim) | 49 | (14) |
2016–2018 | Atlético Madrid | 58 | (13) |
2018–2019 | Sagan Tosu | 40 | (7) |
Gjithsej | 714 | (255) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2000 | Spanja U15 | 1 | (0) |
2001 | Spanja U16 | 9 | (11) |
2001 | Spanja U17 | 4 | (1) |
2002 | Spanja U18 | 1 | (1) |
2002 | Spanja U19 | 5 | (6) |
2002–2003 | Spanja U21 | 10 | (3) |
2003–2014 | Spanja | 110 | (38) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Torres filloi karrierën e tij me ekipin spanjoll Atlético Madrid, duke përparuar nga të rinjtë te ekipi i parë. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2001 dhe e përfundoi periudhën e tij me klubin duke shënuar 75 gola në 174 ndeshje në La Liga. Para debutimit në La Liga, ai kishte luajtur dy sezone në Segunda División për Atléticon, duke shënuar 7 gola në 40 ndeshje.
Torres u bashkua me Liverpoolin në Premier Ligë në vitin 2007, duke u bërë në kohë transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit. Në sezonin e tij të parë në Anfield, Torres u bë lojtari i parë që nga Robbie Fowler në sezonin 1995–96 që shënon 20 gola në kampionat. Me Liverpoolin, ai shijoi periudhën më prolifike shënuese në karrierë, duke u bërë lojtari më i shpejtë i klubit që shënon 50 gola në kampionat. Ai u emërua në formacionin FIFA World XI në vitet 2008 dhe 2009. Në janar 2011, Torrea u largua nga klubi për t'u bashkuar me Çelsin për 50 milion £, një transferim rekord në futbollin britanik që e bëri atë lojtarin spanjoll më të shtrenjtë në histori. Në sezonin e tij të parë të plotë me klubin londinez, Torres fitoi Kupën FA dhe UEFA Ligën e Kampioneve. Në sezonin e ardhshëm, ai shënoi në finalen e UEFA Ligës së Evropës, duke ndihmuar Çelsin t'a fitonte këtë kompeticion për herë të parë.
Torres ka qënë një lojtar i kombëtares spanjolle për 11 vite, duke debutuar në vitin 2003 kundër Portugalisë. Ai regjistroi 110 ndeshje dhe 38 gola, duke qënë golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave i Spanjës. Me Furinë e kuqe, Torres ka marrë pjesë në gjashtë turnamente madhore: UEFA Euro 2004, FIFA Kupa e Botës 2006, Euro 2008, Kupa e Botës 2010, Euro 2012 dhe Kupa e Botës 2014. Spanja fitoi tre turnamente në vitet 2008–12, me Torres i cili shënoi në finalet e Euro 2008 dhe Euro 2012. Ai shënoi golin e fitores në finalen e vitit 2008, si dhe fitoi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në edicionin e vitit 2012.