futbollist francez From Wikipedia, the free encyclopedia
Marcus Lilian Thuram-Ulien (lindur më 6 gusht 1997)[4] është një futbollist profesionist francez i cili luan si sulmues për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren franceze.
Thuram duke luajtur për Interin në 2023 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Marcus Lilian Thuram-Ulien[1] | ||
Datëlindja | [2] | 6 gusht 1997||
Vendlindja | Parma, Itali | ||
Gjatësia | 1.92 m (6 ft 4 in)[3] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Internazionale | ||
Numri | 9 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2007–2010 | Olympique de Neuilly | ||
2010–2012 | Boulogne-Billancourt | ||
2012–2014 | Sochaux | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2014–2017 | Sochaux II | 38 | (6) |
2015–2017 | Sochaux | 37 | (1) |
2017–2019 | Guingamp | 64 | (12) |
2019–2023 | Mönchengladbach | 111 | (34) |
2023– | Internazionale | 35 | (13) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2014 | Franca U17 | 4 | (1) |
2014–2015 | Franca U18 | 5 | (2) |
2015–2016 | Franca U19 | 15 | (3) |
2016–2017 | Franca U20 | 11 | (3) |
2019 | Franca U21 | 5 | (0) |
2020– | Franca | 22 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 maj 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 21 qershor 2024 |
Thuram e nisi karrierën e tij futbollistike te klubi francez Sochaux, duke qënë fillimisht pjesë e akademisë. Ai debutoi në Ligue 2 më 20 mars 2015 në një ndeshje kundër Châteauroux, duke u aktivizuar në minutën e 83të në vend të Edouard Butin.[5] Thuram luajti gjithsej 43 ndeshje për Sochaux, duke shënuar vetëm një gol, i cili erdhi në humbjen 3–1 kundër Tours më 14 prill 2017.[6]
Më 5 korrik 2017, Thuram u transferua te Guingamp në Ligue 1 për një shumë të pazbuluar.[7] Në gusht 2018, ai u vendos në qëndër të medias pas ndeshjes kundër Paris Saint-Germain, ku ai luajti kundër portierit Gianluigi Buffon, i cili kishte qënë shok skuadre me babain e tij te Parma dhe Juventusi.[8]
Më 9 janar 2019, Thuram shënoi me penallti në ndeshjen ndaj PSG-së në çerek-finalen e Kupës së Ligës, duke i eliminuar kryeqytetasit të cilët ishin kampionët në fuqi të këtij kompeticioni.[9] Njëzetë ditë më pas, Thuram shënoi në ndeshjen gjysëm-finale kundër Monacos, duke i dhënë ekipit një barazim 2–2 gjë që çoi ndeshjen në gjuajtjet e penalltive; penalltia e tij u prit nga Danijel Subašić, por gjithsesi Guingamp u kualifikua në finale.[10]
Më 22 korrik 2019, Borussia Mönchengladbach njoftoi se kishte arritur transferimin e Thuram për 12 milion €, me lojtarin i cili kishte firmosur një kontratë katër-vjeçare.[11] Ai mori fanellën me numrin 10, e cila se fundmi ishte veshur nga Thorgan Hazard, i cili ishte transferuar te Borussia Dortmund.
Thuram debutoi më 9 gusht në ndeshjen e raundit të parë të kupës kundër SV Sandhausen, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes.[12] Ai shënoi golin e parë në Bundesligë në ndeshjen e tij të pestë më 22 shtator kundër Fortuna Düsseldorfit, duke i dhënë ekipit një fitore 2–1 në shtëpi.[13] Më 31 maj 2020, Thuram shënoi dy gola në fitoren 4–1 kundër Union Berlin. Ai e festoi golin e parë duke u ulur në gju si shenjë proteste ndaj vrasjes së George Floyd në Shtetet e Bashkuara.[14]
Më 27 tetor 2020, Thuram shënoi një dopietë në barazimin 2–2 kundër Real Madridit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, duke regjistruar golat e parë në këtë kompeticion.[15] Dy muaj më pas, ai u përjashtua me karton të kuq për shkak se pështyu lojtarin kundërshtar Stefan Posch në humbjen 2–1 kundër Hoffenheimit.[16] Si pasojë e këtij veprimi, ai u pezullua me gjashtë ndeshje dhe u gjobit me 40,000€.[17]
Thuram dështoi të shënonte në 15 ndeshjet e para të kampionatit në sezonin 2021–22.[18] Ai e mbylli sezonin me vetëm tre gola, të cilat erdhën respektivisht në ndeshjet ndaj Wolfsburgut, Stuttgartit dhe Greuther Fürth. Në sezonin 2022–23, Thuram u përmirësua ndjeshëm, duke shënuar 10 gola në 15 ndeshjet e para në kampionat, duke barazuar edhe rekordin e tij personal për nisjen më të mirë të sezonit.[19]
Në prill 2023, drejtori sportiv i klubit Roland Virkus konfirmoi se Thuram do të largohej nga klubi në përfundim të sezonit pasi kishte vendosur të mos e rinovonte kontratën.[20][21]
Më 1 korrik 2023, Thuram u transferua te Interi si lojtari i lirë,[22] duke firmosur një kontratë deri në qershor 2028.[23] Më 3 shtator, ai shënoi golin e parë për klubin në fitoren 4–0 kundër Fiorentinës në ndeshjen e javës së tretë të Serie A.[24] Dy javë më pas, Thuram shënoi një nga golat e fitores 5–1 kundër Milanit në Derby della Madonnina, duke ndihmuar Interin të merrte kreun e renditjes me pikë të plota; kjo ishte hera e parë që Zikaltrit fitonin pesë derbi rresht.[25][26]
Më 3 tetor, Thuram shënoi golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Benficës në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve,[27] duke u bërë francezi i tretë pas Patrick Vieiras dhe Youri Djorkaeff që shënon për Intetin në këtë kompeticion.[28][29]
Thuram ishte pjesë e ekipit nën-19 që fitoi UEFA Kampionatin Evropian 2016. Në nëntor 2020, Thuram u thirr për herë të parë në ekipin e parë për ndeshjet kundër Finlandës, Suedisë dhe Portugalisë.[30] Ai debutoi më 11 nëntor në humbjen 2–0 kundër Finlandës në Stade de France.[31] Në maj 2021, Thuram ishte një nga 26 lojtarët e thirrur nga trajneri Didier Deschamps për të luajtur në Euro 2020.[32]
Më 14 nëntor 2022, Thuram mori një thirrje me vonesë për të marrë pjesë në FIFA Kupën e Botës 2022.[33] Në ndeshjen finale kundër Argjentinës, ai dhe Randal Kolo Muani u aktivizuan si zëvëndësues në minutën e 41të në vend të Ousmane Dembélé dhe Olivier Giroud me Francën që ishte në disavantazh të dy golave. Ai asistoi një nga golat e Kylian Mbappé, i cili e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë; Thuram gjithashtu u ndëshkua me karton të verdhë për simulim brënda zonës kundërshtare. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën me rezultatin e barabartë 3–3, por Franca u mposht nga gjuajtjet e penalltive.[34]
Më 7 shtator 2023, Thuram shënoi golin e parë me Francën në fitoren 2–0 kundër Republikës së Irlandës në Kualifikueset e UEFA Euro 2024.[35]
Marcus është djali i ish futbollistit të Francës Lilian Thuram, si dhe vëllai më i madh i futbollistit tjetër Khéphren Thuram.[36] Ai lindi në qytetin italian të Parmës gjatë kohës që babai i tij luante me klubin e qytetit. Babai i tij j'a vuri emrin Marcus në nder të aktivistit xhamajkjan Marcus Garvey.[8][37] Pavarësisht se babai i tij luajti për Juventusin dhe Barcelonën, Thuram ishte tifoz i Milanit dhe Real Madridit kur ishte fëmijë.[38]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa Kombëtare | Kupa e Ligës | Evropa | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Sochaux II | 2013–14 | CFA | 4 | 0 | — | — | — | 4 | 0 | |||
2014–15 | CFA | 19 | 3 | — | — | — | 19 | 3 | ||||
2015–16 | CFA | 9 | 0 | — | — | — | 9 | 0 | ||||
2016–17 | CFA 2 | 6 | 3 | — | — | — | 6 | 3 | ||||
Gjithsej | 38 | 6 | — | — | — | 38 | 6 | |||||
Sochaux | 2014–15 | Ligue 2 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 1 | 0 | |
2015–16 | Ligue 2 | 15 | 0 | 3 | 0 | 1 | 0 | — | 19 | 0 | ||
2016–17 | Ligue 2 | 21 | 1 | 0 | 0 | 2 | 0 | — | 23 | 1 | ||
Gjithsej | 37 | 1 | 3 | 0 | 3 | 0 | — | 43 | 1 | |||
Guingamp | 2017–18 | Ligue 1 | 32 | 3 | 2 | 1 | 0 | 0 | — | 34 | 4 | |
2018–19 | Ligue 1 | 32 | 9 | 3 | 2 | 3 | 2 | — | 38 | 13 | ||
Gjithsej | 64 | 12 | 5 | 3 | 3 | 2 | — | 72 | 17 | |||
Borussia Mönchengladbach | 2019–20 | Bundesliga | 31 | 10 | 2 | 2 | — | 6[lower-alpha 1] | 2 | 39 | 14 | |
2020–21 | Bundesliga | 29 | 8 | 3 | 1 | — | 8[lower-alpha 2] | 2 | 40 | 11 | ||
2021–22 | Bundesliga | 21 | 3 | 2 | 0 | — | — | 23 | 3 | |||
2022–23 | Bundesliga | 30 | 13 | 2 | 3 | — | — | 32 | 16 | |||
Gjithsej | 111 | 34 | 9 | 6 | — | 14 | 4 | 134 | 44 | |||
Internazionale | 2023–24 | Serie A | 4 | 2 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | 4 | 2 | |
Gjithsej karriera | 254 | 55 | 17 | 9 | 6 | 2 | 14 | 4 | 291 | 70 |
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Franca | 2020 | 3 | 0 |
2021 | 1 | 0 | |
2022 | 5 | 0 | |
2023 | 3 | 1 | |
Gjithsej | 12 | 1 |
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 7 shtator 2023 | Parc des Princes, Paris, Francë | 11 | Irlanda | 2–0 | 2–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2024 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.