Big Brother VIP Albania (sezoni 4)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Big Brother VIP Albania 4, është sezoni i katërt i Big Brother VIP Albania, i moderuar nga Ledion Liço.[1] Sezoni filloi transmetimin në 21 dhjetor 2024 në Top Channel.[2] Gjithë sezoni, drejtpërdrejt nga shtëpia, mundet të shikohet në dy kanale live me pagesë, me emrat Big Brother VIP 1 dhe Big Brother VIP 2, të cilat janë në dispozicion në platformën televizive DigitAlb. Arbër Hajdari u kthye si opinionist në emisionet live të eliminimeve dhe iu bashkua ish-banore e Big Brother 4 Neda Balluku, duke zëvendësuar Ori Nebijajn.[3]
Artikulli mbështetet tepër mbi referime prej burimeve parësore. |
Për herë të parë në historinë e Big Brother Albania, do të kishte civilë që do të jetonin në shtëpi së bashku me të famshmit.[4][5]
Emisioni spin-off i Big Brother VIP – Fans' Club u drejtua këtë sezon, nga ish-konkurrentja VIP e sezonit 3 të Big Brother, Heidi Baci.[6] Emisioni radiofonik 60 minutësh i Big Brother Radio u kthye për sezonin e tretë, me Elona Duro.[7]
Remove ads
Prodhimi
Më 16 qershor 2024, Top Channel rinovoi emisionin për sezonin e katërt.[8]
Në qershor të vitit 2024, moderatori i emisionit, Ledion Liço u pyet në intervistën e tij për emisionin Top Arena në Top Channel se kur do të fillojë Big Brother VIP 4 dhe Liço u përgjigj “Do presim edhe pak”.[9] Në gusht të vitit 2024, producentja ekzekutive Sara Hoxha ka ndarë në rrjetet sociale kafen e mëngjesit, ku shkruhet "Big Brother VIP 4 po vjen".[10] Në tetor 2024, në Instagram u postuan dizajnet nga shtëpia e re.[11] Më 22 tetor 2024, u njoftua se sezoni i katërt do të fillojë të transmetohej në dhjetor 2024.[12] Më 13 nëntor 2024, producenta Sara Hoxha publikoi për herë të parë pamjet, duke treguar se si do të duket shtëpia e Big Brother VIP 4.[13] Më 17 nëntor 2024, u njoftua se Ledion Liço do të rikthehej për sezonin e katërt, si moderator.
Më 26 nëntor 2024, Top Channel njoftoi në një postim tani të fshirë se përveç personazheve të famshëm që morën pjesë në tre sezonet e mëparshme, këtë sezon do të merrnin pjesë edhe njerëz të thjeshtë. Në të njëjtën ditë, aplikimet për shfaqjen ishin të hapura.[14][5]
Më 6 dhjetor 2024, Top Channel paralajmëroi se Arbër Hajdari do të kthehej për sezonin e tij të katërt si opinionist dhe gjithashtu u njoftua se opinionistja e re do të jetë Neda Balluku, e cila ishte konkurrente në sezonin e katërt të Big Brother Albania.[15]
Emisioni premierë u parapri nga një dokumentar special me titullin Në Dhomën e Rrëfimit, që përfshiu intervista me Ledion Liçon dhe pjesëtarë të stafit drejtues të Grande Fratello-s.[16]
Remove ads
Banorët
16 banorë të famshëm hynë në shtëpi gjatë ditës së parë. Në ditën e katërt, gjashtë banorë civilë hynë në shtëpi, ku publiku votoi për dy prej tyre që të hynë në shtëpinë VIP. Në ditën 18 të garës, u fut pa paralajmërim në garë këngëtari kosovar Besart "Gjesti" Kelmendi, që u eliminua nga sezoni i tretë i Big Brother VIP Kosova më pak se një ditë më parë.[17][18] Pas këtij zhvillimi, ai pësoi një rritje prej 157% në rrjetin social Instagram.[19]
Remove ads
Tabela e nominimeve
Formati
Shkëmbimi i banorëve
Në një intervistë për programin Shqipëria Live në Top Channel, Ledion Liço përmend si surprizë për të "shkundur formatin" mundësinë e shkëmbimit të banorëve me homologun italian Grande Fratello, sezoni i 18-të i të cilit po vazhdon njëkohësisht me sezonin e katërt të BBVA-së.[21]
Bileta vajtje-ardhje
Si në sezonet paraprake, banorët do të kishin Biletën Vajtje-Ardhje, që do të lejonte banorët që e rastisin të riktheheshin në shtëpi menjëherë pas eliminimit. Zarfet mund të hapeshin vetëm prej një banori pasi u eliminua. Nëse një banor do ta hapte zarfin e tyre para eliminimit, bileta e tyre do të pezullohej. Ndryshe prej sezonit paraprak, jo të gjithë banorët do të fitonin biletën vajtje-ardhje.
Remove ads
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads