Kafshët e zhdukura në Ballkan
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Kjo është një listë që pëshkruan faunën e zhdukur në shtetet e Ballkanit : Shqipëra, Bosnje dhe Hercegovina,Bullgaria,Greqia,Kosova,Kroacia,Mali i Zi,Maqedonia e Veriut,Serbia dhe Sllovenia .Kjo listë përbëhet nga tre klasa: gjitarët,shpendët dhe peshqit halorë. Përfshin fosilet e gjetura në epokën e Pleistocenit dhe Holocenit , kafshë që janë zhdukur në rang global dhe në rang lokal.

Remove ads
Pëshkrimi
Ballkani ose Gadishulli i Ballkanit ose Ballkanik, është një rajon gjeopolitik dhe kulturor i Evropës juglindore. Rajoni merr emrin nga malet e Ballkanit, që shtrihen përmes qendrë tegs së Bullgarisë në Serbinë lindore.Laget nga Deti Adriatik, Deti Jon, Deti Egje dhe Deti i Zi. Kushtet natyrore të gadishullit Ballkanik ofrojnë lidhje të mirë me Evropën dhe Azinë .
Gjeografia
Relievi
Relievi i gadishullit është mjaft karakteristik ku dominon relievi malor ndaj atij fushor. Dallojmë dy sisteme malore Malet Rodope bëjnë pjesë në malet e vjetra dhe shtrihen në mes të Dinarideve, Alpeve Shqiptare, Sharrit dhe Pindeve, në perëndim dhe maleve Karpato-Ballkanike, në lindje. Me lëvizje të reja tektonike malet Rodope janë coptuar dhe janë krijuar shumë fushëgropa tektonike dhe ultësira.Malet e reja Dinaridet, Alpet Shqiptare, Malet e Sharrit dhe Pindet shtrihen në perëndim, ndërsa malet Karpate, malet Ballkan në lindje.
Prej fushave më të mëdha dallohen ato që shtrihen në mes të malit Ballkan dhe Danubit në Bullgari, ultësira Perëndimore e Shqipërisë fusha e Selanikut, e Thrakisë, Dobruxhës, ndërsa fusha ndërmalore ka më shumë si: fusha e Dukagjinit,fusha e Kosovës, e Shkupit, e Pollogut, Pellaginisë, e Korçes, Thesalisë, Maricës etj.
Vija bregdetare është e gjatë, e përthyer me shumë ishuj, gadishuj, gjire etj.
Klima
Ndër faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në formimin e klimë së Gadishullit Ballkanik janë gjerësia gjeografike dhe afërsia (largësia) e masave ujore (deteve). Masat ajrore nga Mesdheu vështirë depërtojnë në brendësi të gadishullit për shkak se është i rrethuar me vargmale të larta. Gjithashtu edhe këto male pengojnë edhe depërtimin e masave të ftohta nga veriu dhe verilindja në bregdet.
Hidrografia
Gadishulli Ballkanik bënë pjesë në viset me pasuri të mëdha ujore. Lumejt e Gadishullit Ballkanik u takojnë pellgjeve të deteve përreth. Pellgu më i madh është ai i Detit të Zi, në të cilin derdhet lumi Danub me degët e tij që për nga prurja prej 60000m³/s është i dyti në Evropë pas lumit Vollga.
Në Detin Adriatik derdhen lumenjtë e Shqipërisë siç janë Drini, Buna, Vjosa, Shkumbini, Semani, etj, të Bosnjës dhe Hercegovinës – Neretva, të Kroacisë: Cetina, Kërka, Zërmanja, Rasha, në detin Egje: Vardari, Marica, Struma kurse në Detin Jon derdhen disa lumenjtë vegjël siç janë: Araktas, Kallomos, Bistrica Aspropotomos etj.
Gadishulli ka disa liqene, me prejardhje tektonike i Liqeni i Ohrit, Liqeni i Prespës, i Janinës, i Kosturit, tektonik dhe karstik i Shkodrës, akullnajor i Liqeni i Plavës dhe shum liqene të vogla në malet e larta, liqene lumore e artificiale.
Bimësia
Bota bimore e Gadishullit Ballkanik është e llojllojshme. Në Gadishullin Ballkanik gjendet afër 70% e të gjitha llojeve të bimësisë së kontinentit që numron përafërsisht 7.000 lloje. Flora e Ballkanit paraqet një përzierje në mes të asaj evropiane dhe aziatike. Bimësia dhe fauna e Gadishullit Ballkanik ndahet në dy formacione: mesdhetare dhe Evropës Qendrore.Ralievi i ndryshem ka ndikuar ne zhvillimin e kateve bimore: kati i shkurreve mesdhetare, i dushkut, i ahut, i halorëve dhe i kullotave malore. Në bimësinë mesdhetare bëjnë pjes që shkurret me gjelbërim të përhershëm-makijet me këto lloje bimësh: mareja, shqopa, xina, mërsina, gjineshtra etj., pastaj disa drunj të lartë si selvia, valanidhi, pisha e butë dhe pisha e egër etj. Në brendi të gadishullit ndryshon klima e me këtë edhe bota bimore. Bimësia e e brendësisë së Ballkanit karakterizohet me pyje gjetherënëse siç janë: bungu, qarri, shparthi, panja, mëlleza, frashëri i bardhë, ahu, shkoza etj., dhe mbi to pyjet gjethembajtës - halorët si: pisha e zezë, bredhi, rrobulli etj. Mbi këto pyje shtrihen kullotat alpine.
Remove ads
Kafshët e zhdukura në epokën Pleistocen-Holocen
Rendi Primates
Familja Homonidae
Familja Homonidae është një familje që ka 8 lloje si gorilla,orangutangët,shimpazet dhe njerzit .Sot të vetmit homonid në Ballkan janë njerzit.
Familja Cerkopitekidae
Familja Cerkopitekidae është familja më e pasur e primatëve duke përfshirë babuinët,makakët,langurët etj.Sot Ballkani nuk ka asnjë lloji të majmunve të Botës së Vjetër,por dikur jetoni kryesisht majmun të gjinis Macaca.
Rendi Proboshidae
Familja Deinotheridae
Familja Deinotheridae është një familje e zhdukur proboshidësh të cilët jetonin në Evrazi dhe Afrikë.Familja përmbate tre gjini:Deinotherium,Prodeinotherium dhe Chilgatherium.
Familja Mamutidae
Familja Mamutidae është një familje e zhdukur proboshidësh që jetonin në Evroazi,Afrikë dhe Amerika.Familja përmbante pesë gjini:Eozygodon,Losodokodn,Mammut,Sinomammut dhe Zygolophodon.
Familja Anakidae
Familja Anakidae është një familje e zhdukur proboshidësh që banonin në Evroazi,Afrikë dhe Amerikën Veriore.
Familja Elefantidae
Familja elefantidae është një familje dikurë shumë e përhapur,por sot e kufizuar vetëm në Afrikën nënsahariane dhe Azinë Jugore me tre lloje të gjalla:elefanti i shkurreve afrikane,elefanti i pyjeve afrikane dhe elefantin aziatik.Ballkan dikur përmbante 3 lloje mamuthësh dhe një loji elefandi evroaziatik.
Rendi Lagomorfa
Familja Okonotidae
Familja Orkonotidae është një familje lagomorfësh të cilët përmban pikat,të përhapura në Evroazi dhe Amerikën Veriore. Prolagus është e vetmja gjini pikash që banonin në Ballkan.
Rendi Eulipotifla
Familja Erinakeidae
Familja Erinakeidae është një familje eulipotifësh që përmban të shpërndarë në Evroazi dhe Afrikë.Në Ballkan sot jeton vetëm iriqi gjoks-bardh verior.
Rendi Perisodaktila
Familja Equidae
Familja Equidae është një familje dythundrakë të përhapur dikur gjërësisht,por sot të kufizuar në Azi dhe Afrikë duke përfshirë kuajt,gomerët dhe zebrat.Sot Ballkani ka vetëm kuaj gjysëm të egër .
Familja Rinocerontidae
Familja Rinocerontidae është një familje dythundrakësh të përhapur dikur në Evroazi,Afrikë dhe Amerika,por sot janë të kufizuar në Afikë dhe Azinë Jugore e Juglindore me vetëm pesë lloje.Në Ballkan rinocerontët mbijetuan deri në fund të Epokës së Akullnajave.
Rendi Artiodaktila
Familja Hipopotamidae
Familja hipopotamidae është një familje dythundrakësh të përhapur dikur në Evroazi dhe Afrikë,por sot të kufizuar në Afrik vetëm me një lloji.Ballkani dikur kisht dy lloje hipopotamësh:hipopotamin e zakonshëm dhe hipopotamin evropian.
Familja Cervidae
Familja cervidae është një familje dythundrakësh të shpërndarë kryesisht në Evroazi,Afrikë dhe Amerika.Ballkani ka tre lloje drerësh vendas: kaprolli,dreri lopatar dhe dreri i rëndomt.
Familja Bovidae
Familja Bovidae është një familje dythundrakësh,me lloje të shumta të shpërndara në Evroazi,Afrikë dhe Amerikën e Veriut.Llojet e vetme që jetojnë sot në Ballkan janë dhia e egër evropiane dhe mufloni.
Rendi Karnivora
Familja Ursidae
Familja Ursidae përmbët nga llojet e arijnve.Nga 8 lloje arijnsh vetëm ariu i murrmë jeton sot në Ballkan:
Familja Kanidae
Familja Kanidae është një familje me origjin nga Amerika Veriore,por e përhapur globalisht duke përfshirë ujkun,çakallin,dhelprat,qenin-rakun,dhelprat e Amerikës Jugore etj.Sot Ballkani ka tre lloje kanidësh:Ujkun gri,çakallin e artë dhe dhelprën e kuqe.
Familja Hienadae
Familja Hienadae është një familje më një përhapje të madhe të dikurshme dhe me një shumëllojshmëri të llojeve,por sot vetëm katër lloje janë të gjalla.Në Ballkan hienat u zhdukën në fund të Epokës së Akullnajave.
Familja Felidae
Familja Felidae është një nga familjet me shumllojshmërin më të madhe të llojeve të gjalla,por dhe të zhdukura.Sot macet e vetme që jetojnë në Ballkan janë macja e egër evropiane dhe rrëqebulli evroaziatik me dy nënlloje:rrëqebullin e Karpateve në Serbi,Slloveni,Kroaci dhe Bullgari dhe rrëqebulli ballkanik i përqëndruar në Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut,me një numër të vogël individësh në Malin e Zi dhe Kosovë dhe ndoshta Greqi.
Remove ads
Kafshët e zhdukura në kohët historike
Klasa e Gjitarëve
Më poshtë janë gjitarë të zhdukur rajonalisht ose të zhduk në kohët historike.
Rendi Lagomorfa
Familja Leproidae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht lagomorfësh në Ballkan.
Rendi Rondetia
Familja Muridae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht mijnsh në Ballkan.
Familja Skiuride
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht ketri në Ballkan.
Familja Kastoridae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht kastorësh në Ballkan.
Rendi Kiroptera
Familja Rhinolofidae
Ekzistojnë dy lloje të zhdukura rajonalisht lakuriqësh nate në Ballkan.
Rendi Artiodaktila
Familja Cervidae
Ekzistojnë dy lloje të zhdukur rajonalisht drerësh në Ballkan.
Familja Bovidae
Ekzistojnë tre lloje ë zhdukura rajonalisht dhe një lloji globalisht bovidësh në Ballkan.
Rendi Karnivora
Familja Fokidae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht foke në Ballkan.
Familja Felidae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht felidi në Ballkan.
Familja Mustelidae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht mustelidi në Ballkan.
Klasa e Shpendëve
Rendi Anseriformes
Familja Anatidae
Ekzistojnë dy lloje të zhdukura rajonalisht rosash në Ballkan.
Rendi Çardiformes
Familja Buhinidae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht buhinidi në Ballkan.
Familja Skolopakidae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht skolopikidi në Ballkan.
Rendi Galliformes
Familja Fasianidae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht galliformi në Ballkan.
Rendi Otidiformes
Familja Otididae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht skllopi në Ballkan.
Rendi Pelekaniformes
Familja Plekanidae
Ekzistojnë dy lloje të zhdukura rajonalisht pelikanësh në Ballkan.
Rendi Acipitriformes
Familja Acipitridae
Ekzistojnë katër lloje të zhdukura rajonalisht shqiponjash në Ballkan.
Rendi Falkoniformes
Familja Falkonidae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht skifteri në Ballkan.
Rendi Paseriformes
Familja Korvidae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht korbi në Ballkan.
Familja Akrokefalidae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht bilbithi në Ballkan.
Familja Sylvidae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht sylvidi në Ballkan.
Familja Paseridae
Ekziston vetëm një lloji i zhdukur rajonalisht harabeli në Ballkan.
Klasa e Actinopterygii
Rendi Cypriniformes
Familja Cryprinidae
Ka një lloji të vetëm krapi të zhdukur në Ballkan i cili është njëkohësisht i zhdukur gobalisht.
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads