Mats Hummels

futbollist gjerman From Wikipedia, the free encyclopedia

Mats Hummels
Remove ads

Mats Julian Hummels (Gjermanisht: [ˈmats ˈhʊməls]; lindur më 16 dhjetor 1988) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si mbrojtës për klubin italian Roma dhe kombëtaren gjermane.

Fakte të shpejta Informacioni personal, Emri i plotë ...

Ai ka ardhur nga akademia e Bayern München përpara se të bashkohej me klubin e tij momental Borussia Dortmund në janar 2008, dhe zyrtarisht të firmoste me ta në shkurt 2009 për 4 milion . Sukseset e tij me klubin janë fitimi i dy titujve të Bundesligës dhe arritja si finalist në Ligën e Kampioneve 2012–13.

Ai është lojtar i rregullt i kombëtares gjermane që nga 2010, duke e përfaqsuar atë në UEFA Euro 2012 dhe FIFA Kupën e Botës 2014.

Remove ads

Karriera me klube

Vitet e hershme

Hummels është produkt i akademisëBayern Munich, duke i'u bashkuar klubit që në moshën 6 vjeçare. Ai firmosi kontratën e parë si profesionist më 19 dhjetor 2006, deri në 2010. Më 19 maj 2007, në ndeshjen e fundit të sezonit, ai luajti ndeshjen e parë në Bundesligë me skuadrën e parë në fitoren 5–2 në shtëpi kundër Mainz 05, ai hyri në fushën e lojës në minutën e 52 në vend të Martín Demichelis.

Borussia Dortmund

Më 3 janar 2008, në moshën 19 vjeçare, Hummels u bashkua me Borussia Dortmund në formën e huazimit.[3] Ai bëri debutimin e tij për skuadrën e re më 29 janar në ndeshjen e raundit të dytë të kupës kundër SV Werder Bremen.

Gjatë sezonit 2008–09, Hummels fitoi vendin e titullarit duke formuar një dyshe në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Neven Subotić, i cili gjithashtu kishte mbërritur në verë. Më 18 shtator, ai debutoi në Kupën UEFA në humbjen 2–0 në shtëpi kundër Udineses. Në shkurt 2009, Dortmundi aktvizioi klauzolën e blerjes së lojtarit për 4 milion €.[4][5]

Hummels ishte një nga lojtarët më të dalluar të Dortmundit në sezonin 2010–11, duke u dalluar për ndërhyrjet e sakta, pozicionimin dhe pasimet. Dortmundi e mbylli sezonin si fitues i kampionatit dhe si ekipi me më pak gola të pësuar. Gjatë këtij sezoni, ai shënoi gjashtë gola në 42 ndeshje si dhe mori ftesën e parë në kombëtaren gjermane.

Hummels vazhdoi me performancat pozitive në sezonin 2011–12, duke konsoliduar vendin e tij si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë. Dortmundi e fitoi sërisht kampionatin duke arritur një numër rekord pikësh, plot 81. Më 12 maj 2012, ai shënoi në fitoren e madhe 5–2 kundër ekipit rival Bayern München në finalen e kupës.[6][7] Pas përfundimit të sezonit, Hummels firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare.[8]

Më 25 maj 2013, Hummels luajti si titullar në finalen e UEFA Ligës së Kampioneve kundër Bayern München, me Dortmundin që u mposht 2–1 në Wembley Stadium.[9] Dy muaj më pas, ai ishte titullar në fitoren 4–2 kundër Bayernit në superkupë. Hummels u largua nga klubi në përfundim të sezonit 2015–16, në të cilën ai luajti 50 ndeshje dhe shënoi tre gola.[10]

Bayern München

Më 10 maj 2016, u konfirmua se Hummels do të bëhej pjesë e Bayern Munich duke nisur nga 1 korriku 2019, duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare.[11] Ai mori fanellën me numrin 5 dhe debutoi më 14 gusht në ndeshjen e DFL-Supercup 2016 kundër ish klubit të tij, në një fitore 2–0 në Signal Iduna Park.[12] Gjashtë ditë më pas, Hummels shënoi golin e parë me klubin në fitoren 5–0 kundër Carl Zeiss Jena në kupë.[13] Më 26 nëntor, ai shënoi golin e parë në kampionat në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Bayer Leverkusen.[14]

Më 9 prill 2017, Hummels humbi ndeshjen e parë çerek-finale të Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit për shkak të një dëmimi.[15] Ai nuk u rikuperua plotësisht për ndeshjen e kthimit por u detyra të luajë për shkak të pezullimit të Javi Martínez; Bayerni u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 6–3.[16][17] Hummels e mbylli sezonin 2016–17 me 42 ndeshje, tre gola dhe dy asiste në të gjitha kompeticionet, me Bayernin që triumfoi në Bundesligë.[18]

Hummels e nisi sezonin e ri 2017–18 më 5 gusht duke fituar superkupën kundër ish ekipit të Dortmund.[19] Një javë më pas ai shënoi golin e parë të sezonit në fitoren komode 5–0 kundër Chemnitzer në kupë.[20] Më 18 tetor, Hummels shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve si lojtar i Bayernit në suksesin 3–0 kundër Celtic në fazën e grupeve.[21] Më 31 mars 2018, ai luajti ndeshjen e 50të në Bundesligë për Bayernin në fitoren tenistike 6–0 kundër Dortmundit.[22] Ai e mbylli sezonin me tre gola dhe një asist në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet,[23][24] duke fituar titullin e Bundesligës sërisht.[25]

Hummels e nisi sezonin e ri duke fituar superkupën e tretë rresht, me Bayernin që fitoi 5–0 kundër Eintracht Frankfurt.[26] Pavarësisht një nisje pozitive, ai e humbi vendin e titullarit pas një serie performancash nën nivel, përfshirë edhe në humbjen 3–2 kundër Dortmundit më 10 nëntor, ndeshje në të cilën ai u zëvëndësua edhe pse më pas deklaroi se kishte luajtur i sëmurë.[27] Më 18 maj 2019, Hummels fitoi titullin e 5të të Bundesligës në karrierë,[28] kurse një javë më pas ishte tituar për 90 minuta në finalen e kupës, të cilën Bayerni e fitoi 3–0 kundër RB Leipzig.[29] Ai e mbylli sezonin me dy gola në 33 ndeshje.

Rikthimi te Borussia Dortmund

Më 19 qershor 2019, Dortmund arriti një marrëveshje me Bayern Munich për blerjen e Hummels për 37 milion €, duke e rikthyer mbrojtësin pas tre vitesh.[30] Në maj 2021, ai fitoi kupën pas fitores së Dortmundit 4–1 në finale kundër RB Leipzig, duke arritur suksesin e parë me klubin pas rikthimit.[31] Më 19 shkurt 2023, Hummels luajti ndeshjen e tij të 454të me klubin në fitoren 4–1 kundër Hertha BSC, duke kaluar Roman Weidenfeller si lojtari i dytë me më shumë ndeshje në historinë e klubit.[32] Tre muaj më vonë, ai e rinovoi kontratën me klubin deri në qershor 2024.[33]

Më 10 prill 2024, Hummels luajti ndeshjen e 500të me klubin në çerek-finalen e Ligës së Kampioneve kundër Atlético Madrid.[34] Një muaj më vonë, më 7 maj, ai shënoi golin e vetëm me kokë në fitoren 1–0 kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit gjysëm-finale, me Dortmundin që u kualifikua në finale për herë të parë që nga viti 2013.[35]

Roma

Më 4 shtator 2024, Hummels firmosi një kontratë një-vjeçare me klubin italian Roma si lojtar i lirë.[36]

Remove ads

Karriera ndërkombëtare

Thumb
Hummels në aksion me Gjermaninë

Hummels u thirr nga kombëtarja nën-21 për të luajtur në Kampionatin Evropian 2009; pasi luajti vetëm disa minuta në katër ndeshjet e para, ai startoi si titullar (bëri performancë të mirë) në finale, në fitoren 4–0 kundër Anglisë.[37][38]

Hummels u thirr për herë të parë në kombëtarren e parë nga trajneri Joachim Löw dhe bëri debutimin e tij më 13 maj 2010 në miqësoren e fituar me rezultatin 3–0 në Aachen kundër modestëve të Maltës. Ai hyri në minutën e 46të në vend të Serdar Tascit dhe kontriboi në fitoren 3–0 në New Tivoli.[39]

Pavarësisht se bëri debutimin e tij, ai nuk u tirr në Kupën e Botës 2010 që u zhvillua në Afrikën e Jugut. Ai luajti ndeshjen e parë pas mbarimit të Kupës së Botës më 17 nëntor 2010 në miqësoren kundër Suedisë.[40] Ai luajti edhe tre ndeshje miqësore para fillimit të UEFA Euro 2012. Goli i tij i parë me ekipin kombëtar erdhi në humbjen 5–3 kundër Zvicrës.

Hummels ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri Löw për të luajtur në Euro 2012 që u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë. Ai ishte në formacionin titullar në ndeshjen debutuese të Gjermanisë kundër Portugalisë që u mbyll me fitoren e gjermanëve 1–0. Ai luajti në të gjitha ndeshjet gjatë turnamentit, duke koleksionuar 450 minuta sëbashku me shokët e skuadrës Philipp Lahm, Sami Khedira, Bastian Schweinsteiger, Holger Badstuber, dhe Manuel Neuer.

Pas performancave të mira me klubin, ai u vendosi veten titullar sëbashku me Per Mertesacker në qëndrën e mbrojtjes së Gjermanisë. Ai shënoi edhe golin e dytë me kombëtaren në miqësoren kundër ItalisëSan Siro që u mbyll në barazimin 1–1.[41]

Hummels ishte në listën paraprake të 30 lojtarëve të thirrur nga Löw për të luajtur në Kupën e Botës 2014[42] si dhe në listën përfundimtare me 23 lojtarë që do të udhëtonin në Brazil për të përfaqsuar Gjermaninë.[43]

Gjermania e nisi turnamentin me një fitore të madhe 4–0 kundër Portugalisë, me Hummels i cili shënoi në pjesën e parë. Ai u zëvëndësua në minutën e 73të nga Shkodran Mustafi për shkak të një dëmtimi të vogël.[44] Pasi humbi ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Algjerisë, Hummels u rikthye për ndeshjen çerek-finale kundër Francës, duke shënuar golin e vetëm të takimit.[45] Ai gjithashtu luajti 90 minuta në fitoren historike 7–1 kundër Brazilit, e cila shihej si favore për të fituar turnamentin.[46] Më 13 korrik, Gjermania fitoi finalen e madhe kundër Argjentinës, me Hummels i cili luajti 120 minuta.[47]

Remove ads

Profili i lojtarit

Hummels konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.[48] Ai është një lojtar me fizik të madh i cili dallohet për ndërhyrjet e fuqishme,[49] forcën në duelet ajërore dhe pozicionimin.[50][51] Pavarësisht se nuk është i shpejtë, Hummels është i aftë të lexojë lojën dhe të kryej ndërhyrje të sakta në kohën e duhur.[52] Përveç pozicionit të tij natyral si qëndër-mbrojtës, Hummels mund të luaj si mesfushor-mbrojtës ose si mbrojtës i lirë.[48][53][54] Talenti i tij, pozicionimi, eleganca, mbajtja dhe kontrolli i topit kanë bërë që ai të krahasohet me mbrojtësin legjendar Franz Beckenbauer.[54][55][56] Hummels mund të luaj në mbrojtjen me tre dhe katër.[57][58] Përveç aftësive si futbollist, ai shquhet edhe për liderishipin e tij, duke qënë kapiteni i Dortmundit për shumë vite.[51][59] Pavarësish kësaj, karriera e Hummels në disa raste është kufizuar nga dëmtime të shumta.[60]

Jeta personale

Hummels ka lindur në Bergisch Gladbach, North Rhine-Westphalia. Babai i tij, Hermann Hummels, ka qënë futbollist profesionist dhe trajner. Ai punonte si kordinator i të rinjëve te Bayerni deri kur u zëvendësua nga Stephan Beckenbauer, djali i Franz Beckenbauer, më 30 mars 2012.[61] Vëllai i tij i vogël Jonas është gjithashtu një futbollist, i cili aktualisht luan me SpVgg Unterhaching.

E dashura e tij, Cathy Fischer, u shpall si femra më e bukur gjermane e vitit 2013.[62] Çifti u martua në qershor 2015 dhe sëbashku kanë një fëmijë, një djal i lindur më 11 janar 2018.[63] Në nëntor 2022, Cathy njoftoi se ajo ishte divorcuar.[64]

Remove ads

Statistikat e karrierës

Klubet

Përditësuar më 7 maj 2024[65][66]
Më shumë informacion Klubi, Sezoni ...
  1. Të gjitha ndeshjet në DFL-Ligapokal
  2. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  3. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  4. Ndeshje në DFL-Supercup
  5. Pesë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në UEFA Ligën e Evropës

Kombëtarja

Përditësuar më 21 nëntor 2023[67]
Më shumë informacion Ekipi kombëtar, Viti ...

Golat me kombëtaren

Përditësuar më 7 prill 2023
Rezultatet e Gjermanisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Hummels.[67]
Më shumë informacion Nr., Data ...
Remove ads

Trofe

Thumb
Hummels (i dyti djathtas) duke festuar fitimin e titullit të Bundesligës me shokët e Borussia Dortmund2011

Klube

Borussia Dortmund[68]
Bayern München[68]
  • Bundesliga: 2016–17, 2017–18, 2018–19
  • DFB-Pokal: 2018–19
  • DFL-Supercup: 2016, 2017, 2018

Kombëtarja

Gjermania nën-21[68]
  • UEFA Kampionati Europian nën-21: 2009
Gjermania[68]

Personale

ESM Skuadra e Vitit: 2010–11, 2011–12

Remove ads

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads