Hermionë Grenxhër
From Wikipedia, the free encyclopedia
Hermionë Xhin Granxher është një personazh në serinë Harry Potter të Joanne K. Rowling. Ajo së pari shfaqet në Harry Potter dhe Guri Filozofal, si një nxënëse e re në rrugën e saj për në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts. Pasi Harri dhe Roni e shpëtojnë atë nga një përbindesh mali në banjën e vajzave, ajo bëhet shoqe e ngushtë me ta dhe shpesh përdor zgjuarsinë, shkathtësinë e kujtesës dhe njohuritë e saj të shumta për të ndihmuar në situata të rrezikshme. Rowling është shprehur se Hermiona i ngjan asaj, me pasigurinë dhe me frikën e dështimit që e karakterizonte atë vetë kur ishte e re.[1]
Hermionë Grenxhër | |
---|---|
Personazh nga Harry Potter | |
Krijuar nga | J. K. Rowling |
Luajtur nga | Emma Watson |
Informacione | |
Bashkshortja(et) | Ron Uezli |
Fëmijët | Roza Grenxhër-Uezli (bija) Hugo Grenxhër-Uezli (biri) |
Personazhi ka pasur një popullaritet të jashtëzakonshëm. Hermiona, e cila portretizohet nga Emma Watson në të tetë filmat e Harri Poterit,që nga Harry Potter dhe Guri Filozofal më 2001 deri te Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë, në vitin 2011, u votua si personazhi më i mirë femër i filmave të gjitha kohërave në një sondazh të kryer nga profesionistët e Hollivudit The Hollywood Reporter më 2016.[2]